web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Ekonomia në kolaps”/ Paralajmëron Kryemadhi: Nuk do të ketë para për pensione

30 Tetor 2019, 22:20, Politikë CNA

?Ekonomia shqiptare është në kolaps dhe mbi 600 mijë pensionistë nuk do të kenë mundësi të marrin pensionet.? Kështu u shpreh kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ftuar mbrëmjen e sotme në ?Byro Politike?.

Sipas Kryemadhit  borxhi i jashtëm nuk është më 62% por më i madh për shkak të PPP-ve dhe borxheve të tjera të qeverisë.

?Sot ekonomia shqiptare është buzë greminës që do të thotë që mbi 600 000 pensionistë nuk do të kenë mundësi për të marrë paratë e tyre. Borxhi i jashtëm nuk është më 62% për shkak të PPP-ve, por shumë më shumë. Deri në fund të muajit Shtator doganat dhe tatimet shqiptare kanë qenë me -80 milion dollarë dhe deri në fund të vitit do të shkojnë -100 milion.

Sot kuptojmë se çfarë ka ndodhur realisht me ligjin e dividendit, të cilin e kaluan në mënyrë korruptive dhe mafioze në Parlament ku një ligj i dividendit që unë të të krijoj mundësinë ty që dividendi që ti nuk e ke paguar ndër vite ku ka qenë me 15% do ta paguash tani me 8% edhe për vitet e kaluara dhe me këtë deal në buxhetin e shtetit ke futur 120 milionë euro, të cilat mund të ishin 200 milion euro.

Pra sot buxheti i shtetit është më 200 milion euro mangët dhe është dhe TVSH -25% që do të thotë që ose shqiptarët nuk ushqehen më me 3 vakte në ditë.?/CNA.al





Lajmet e fundit nga