Hijet e Erion Veliajt në protestë
Veliaj përmes Arta Dades refuzon “antimiti...
Veliaj përmes Arta Dades refuzon “antimiti...
Bizneset e Shqipërisë dhe të Serbisë kanë barrën më të lartë të taksave në rajon. Sipas të dhënave të raportit ?Doing Business 2020?, të publikuar nga Banka Botërore, sipërmarrjet e Shqipërisë dhe Serbisë paguajnë nga 36.6% të fitimeve si taksa totale dhe kontribute. Barrën më të ulët e ka Maqedonia me 13%, e ndjekur nga Mali i Zi me 22.2% dhe Bosnja me 23.7%.
Shqipëria dhe Serbia kanë normën e fitimit më të lartë në rajon, nga 15%, ndërsa Mali i Zi e ka 9%, ndërsa Maqedonia dhe Bosnja e kanë 10%.
Për bizneset shqiptare, tatim fitimi rëndon 14.3% të fitimeve, ndërsa për serbët 13%.
Kontributet e sigurimeve shoqërore që paguhen nga punëdhënësi janë taksa që rëndon më shumë bizneset në Shqipëri dhe Serbi. Në Shqipëri, bizneset paguajë për sigurimet e punonjësve të tyre 15% të pagës bruto (9.8% paguhet nga individët). Në Serbi bizneset paguajnë 17.9% të pagës bruto për sigurimet e punonjësve të tyre. Sigurimet e punonjësve u rëndojnë bizneseve shqiptare sa gati 17% e fitimeve. Duke shtuar dhe kontributet e sigurimeve shëndetësore (gjysma e saj prej 1.7% paguhet nga punëdhënësi), kontributet në total rëndojnë në 19% të totalit të fitimeve
Maqedonia e ka kaluar të gjithë barrën e sigurimeve te të punësuarit, të cilët paguajnë 27% të pagës. Ky është faktori kryesor që e nxjerr Maqedoninë me taksat e kontributet më të ulëta në rajon, në raport me fitimet. Në Mal të Zi bizneset paguajnë sigurim pensioni dhe kontribute për sigurimet shoqërore, por që nuk shkojnë më shumë se 10% të totalit të fitimeve.
Shqipëria dhe Serbia dhe Mali i Zi kanë dhe TVSH-në më të lartë në rajon me 20 dhe 21%, ndonëse kjo taksë nuk llogaritet në barrën ndaj bizneseve pasi ajo paguhet nga konsumatori.
Shqipëria mban rekord dhe për taksat bashkiake, të cilat u rëndojnë bizneseve sa 3.6% e fitimeve, nga 3.4% në Serbi, 3.46% në Bosnjë dhe më pak se 2% në Maqedoni e Mal të Zi. Rritja e taksës së infrastrukturës ishte dhe një nga arsyet që ndikoi në përkeqësimin e renditjes këtë vit, ku Shqipëria humbi 19 pozicione në raport me vitin e kaluar dhe u rendit në fund të Europës, së bashku me Bosnjë Hercegovinën.
Ndonëse vendi ynë ka taksat më të larta në rajon mbledh shumë më pak të ardhura sesa të gjithë shtetet e tjera, në rreth 27% të Prodhimit të Brendshëm bruto (PBB). Serbia, që ka nivele të njëjta me ne mbledh të ardhura gati sa rreth 40% e PBB-së, po aq grumbullon dhe mali i Zi.
Maqedonia, pas futjes së taksës së sheshtë ka parë një rënie të të ardhurave nga 35% e PBB-së në rreth 29-30% aktualish, por që gjithsesi janë më të larta se të Shqipërisë.
Ironikisht, Taksa ku Shqipëria çalon dukshëm është ajo që ka dhe barrën më të lartë tek bizneset, pikërisht kontributet e sigurimeve shoqërore, që sjell vetëm 5.6% të PBB-së, ndërsa mesatarja e rajonit është midis 8-10% dhe arrin rekord në Serbi me 14.6% (kujtojmë që bizneset e serbisë kanë barrë të njëjtë me ato shqiptaret për këtë kontribut, në raport me fitimet). Evazioni nga pagat konsiderohet i lartë në vendin tonë, me pjesën më të madhe të bizneseve që raportojnë paga më të ulëta sesa realja. Niveli i lartë i tatimit mbi të ardhurat, me 23% për pagat mbi 130 mijë lekë e nxiti dhe më tepër evazionin për pagat e larta, duke bërë që shumë individë të regjistroheshin si subjekte të vogla dhe të lëshonin fatura përkundrejt shërbimeve./ Monitor

Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Tatimet po ushtrojnë presion tek kompanitë për të rritur dek...
Gadishulli i Ballkanit po vazhdon të jetë në influencën e pr...
DASHI 21. mars – 20. prill Gjate kësaj dite mund te ketë di...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, (OSHEE), ka...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka ardhur në ...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manas...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Deri në qershor të këtij viti qeveria kishte ende rreth 293 ...
Një tjetër ditë me diell parashikohet edhe për ditën e sotme...
DASHI 21. mars – 20. prill Nëse keni një lidhje mos lejoni ...
Lutjet e shqiptarëve për t’u kthyer nga Siria në vendlindjen...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet rigoroze në ...
Punësimi është një etapë e rëndësishme në jetën profesionale...
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare për 9 muajt e parë të vi...
Vrapi, ecja në natyre apo ushtrime të tjera fizike që shtojn...
Që nga 1 janari deri me 4 tetor 2019 popullsia e vendit tonë...
Europa Juglindore vazhdon të jetë në ndikimin e Anticiklonit...
DASHI 21. mars – 20. prill Ka mundësi qe jeta juaj ne çift ...
Të dhënat më të fundit të `Credit Suisse` sa i përket pasuri...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...
Tregu i punës ka shfaqur tendenca shqetësuese në fillim të...