web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Nuk mjafton të thuash vetëm “Rama ik!”/ Gjekmarkaj “leksion”politik Lulzim Bashës

23 Tetor 2019, 18:42, Politikë CNA

Dështimi i qeverisë Rama me mosçeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në duhej të ishte një moment i ?artë? të cilin opozita duhej ta kish shfrytëzuar për të arritur qëllimin e saj.

Kështu është shprehur analisti Agron Gjekmarkaj, nga studioja e emisionit ?Opinion? të mbrëmjes së sotme, në Tv ?News 24?.

Duke folur për qëndrimin e opozitës, Gjekmarkaj vlerësoi se në momentin kur qeveria e një vendi dështon për një mision madhore si ai i integrimit të vendit, do duhej që opozita të kishte disa propozime.

?Do të ishte e udhës të propozohej një Komitet Kombëtar Integrimi. Nuk mjafton të thuash veç ?Rama ik!? sepse ti je një pengesë për të hyrë në Europë.  Opozita duhet të kalojë në propozime konkrete. Reforma zgjedhore do ishte akti i parë për të kthyer disi besimin mes palëve. Nuk mund të ketë sukses një reformë e propozuar nga qeveria. Provokim i rëndë nga ana e qeverisë që në krye të komisionit vendos Damian Gjiknurin. Atentat ndaj palës tjetër në rrafshin e besimit. Opozita duhet të gjejë një formë që me patjetër të marrë pjesë në reformën zgjedhore. E ka të drejtë kërkesën për ndërkombëtarët. Opozita duhet ta gjejë mënyrën që të jetë me propozimet e veta në reformën zgjedhore. Fakti që ndërkombëtarët flasin për reformën zgjedhore do të thotë që edhe ata e mendojnë se mund të ketë zgjedhje të parakohshme?, u shpreh analisti Agron Gjekmarkaj./CNA.al





Lajmet e fundit nga