Connect with Us

Deklarata “bombë” e Klodiana Lalës/ Kush është biznesmeni shqiptar që mbron bosin e mafies turke

Kronika

Deklarata “bombë” e Klodiana Lalës/ Kush është biznesmeni shqiptar që mbron bosin e mafies turke

Publikuar

-

gazetarja klodiana lala

Ditën e sotme, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka dalë sot në një deklaratë për mediat, ku bëri të ditur se një celulë terroriste është zbuluar në Shqipëri.

Po ashtu Ardi Veliu tha se celula kishte planifikuar një sulm terrorist në ditën e festës së Sulltan Nevruzit, në muajin mars.

Ardi Veliu publikoi emrat e celulës iraniane, që rezultonin të lidhur me bosin e mafies turke, Adbulselam Turgut.

                             Adbulselam Turgut

Operativët kriminalë të celulës ishin vartës të super-trafikantit turk, i njohur në fushë e krimit të organizuar, trafikut të heroinës dhe planifikimit të sulmeve terroriste.

Ndërkohë në lidhje me këtë ka ardhur një reagim edhe nga gazetarja Klodian Lala, e cila në një postim në rrjetet sociale, hedh dyshime të forta, se bosi i mafies turke, ka lidhje me biznesmenë shqiptarë.

Klodiana Lala shkruan se Gjykata e Apelit kohë më parë i dha lirinë, duke e lënë në arrest “shtëpie”, ndërkohë që adresa e tij nuk dihej.

Sipas saj, Abdulselam Turgut ka lidhje të forta me biznesmenë të njohur në vendin tonë.

Po ashtu, ajo thotë se liria e Adbulselam Turgut, është “blerë” nga miqtë e tij në Shqipëri, të cilët sikurse thekson gazetarja Lala, paguan miliona.

“Adbulselam Turgut

U lirua vite më parë nga Gjykata e Apelit me masën e arrestit shtëpiak, në një kohë që në Shqipëri nuk kishte adresë.

Lirinë ja mundësuan miqtë e tij shqiptarë që paguan miliona. Dosja e tij në Policinë e Shtetit u rihap dy vite më parë dhe një portal shkroi për disa detaje.

Për këtë shkak u pezullua nga puna edhe një oficere, me dyshimin se zbuloi të dhëna sekrete. Në fakt, nuk ishte ajo që e nxori sekretin. Atë gjë e bëri dikush tjetër. Zhurma u shua shpejt, sepse mesa kuptova sërish ai bosi me dy emra veproi në mënyrën e tij.

Tani ky trafikanti na rezulton i përfshirë me rrjet terrori.

Te Krimet e Rënda ka një dosje të hershme për këtë.

Pyetja është: A po hetohet biznesmeni dhe lidhjet e tij me politikën????”, -shkruan gazetarja Klodiana Lala në postimin e saj.

Por, kush është Adbulselam Turgut.

Në vitin 2011, shtetasi turk u arrestua në Rinas për llogari të drejtësisë gjermane, pasi akuzohej se kishte trafikuar një sasi prej 1 tonësh heroinë në vitin 2009.

Pas arrestimit të shtetasit turk, prokuroria kishte paraqitur kërkesën në gjykatë për miratimin e arrestit ndaj Abdulselam Turgutit dhe caktimin e masës se përkohshme të siguriisë “Arrest ne burg” me afat 40 dite për efekt të ekstradimit të tij drejt shtetit gjerman.

Por, në një vendim të Gjykatës së Apelit të kryesuar nga Gjin Gjoni, u vendos që shtetasi turk të lihet në “arrest shtëpie”, duke e detyruar që të qëndrojë në një banesë të marrë me qira nga ai në një pallat tek Kthesa e Kamzës.

Pas pak ditësh nga vendimi i Gjykatës së Apelit, është urdhëruar thirrja e Abdulselam Turgutit në Prokurorinë e Tiranës për të vazhduar me procedurat e ekstradimit për në Gjermani, por që shtetasi turk nuk është gjetur më në adresën që kishte gjykata.

Pra, Abdulselam Turguti përfitoi nga ky vendim i Gjykatës së Apelit, për t’u arratisur nga Shqipëria me identitet tjetër.

Bosi i mafies turke po ashtu rezulton të ketë pasur lidhje dhe me trafikantin shqiptar, Hekuran Hoxha, , i arrestuar në shkurt të këtij viti, në kuadër të operacionit “Vol-Vo 4”.

Hekuran Hoxha, i njohur për drejtësinë si “Roni i Shijakut” dhe dyshohet se është “koka” e bandës së rrezikshme të Avdylajve.

Kohë më parë, media prestigjioze turke “Hyrriet” do të hidhte dritë mbi lidhjet e “Ronit të Shijakut” me bosin turk, Abdulselam Turgut, një personazh ky mjaft i njohur nga bota e krimit në Turqi.

Abdulselam Turgut përmendet si emër edhe në shtypin turk, në një operacion antidrogë të kryer në këtë vend. Sipas shtypit turk, Abdulselam Turgut është mes pesë emrave të tjerë, ku ka edhe shtetas shqiptarë, që janë nën hetim pasi sipas shtypit turk kishin bërë plane të fusnin një ngarkesë heroine edhe në Shqipëri, nëpërmjet një mjeti të ngarkuar me patate.

Por ky plan ka dështuar pas arrestimit të një futbollisti, i cili u kap me 30 kilogramë heroinë.

“Një futbollist i Fenerbahçes me origjinë shqiptare, Ismail Çira është arrestuar nën akuzën e trafikut të drogës. Gjykata ka kërkuar deri në 30 vjet burg për shkak të pozitës që Çira ka pasur në trafikun e drogës. Në një rast tjetër në Stamboll janë arrestuar si bashkëpunëtorë të Çirës Musa Qazim Ay, Xhemail Pasmaçiu, Hekuran Hoxha, Fatmir Sofia dhe Abdulselam Turgut, të cilët po gjykohen të burgosur.”-shkruante media turke.

Ja linku i lajmi i gazetës Hyrriet, që lidh këtë emër me disa shqiptarë të akuzuar për trafik droge në Turqi: http://www.hurriyet.com.tr/gundem/eski-futbolcuya-30-yil-39050797

Foto-Sulme terroriste gjatë festës fetare në Tiranë/ Zbulohen detajet

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Sherr pranë “Elbasan Arena”/ Plagoset rëndë një 45-vjeçar

Publikuar

-

Një 45-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë sipasojë e një sherri që ka ndodhur pranë stadiumit “Elbasan Arena”.

Sipas njoftimit të policisë, i plagosur ka mbetur shtetasi Ardian Rista, 45-vjeç, i cili është dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Ndërkaq, policia ka shoqëruar autorin e ngjarjes, shtetasin Shpëtim Bajrami.

Blutë e qytetit të Elbasani po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i frikshëm në Fushë Krujë – Milot/ Përplasen tre automjete

Publikuar

-

Një aksident i frikshëm ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Fushë Krujë-Milot.

Mësohet se në aksident janë përfshirë tre automjete.

Sipas policisë, shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia tej normave me të cilën udhëtonte një prej makinave dhe një tentativë e gabuar për parakalim.

Sipas informacioneve paraprake, dy persona janë plagosur rëndë dhe janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Itali/ Plumba shqiptarit në lokal

Publikuar

-

Një 40 vjeçar shqipar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e shkuar në Itali.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në komunën Pioltello në provincën e Milanos, rreth orës 20.00 në një bar të kësaj qyteze.

40 vjeçaru mësohet se ka marrë plagë të rënda në gjoks, ndërsa nuk bëhet me dije identiteti i tij.

LEXO EDHE:  Shqiptarët e vrarë në Ekuador, pjesë e familjeve mafioze që përmendi Donald Lu

Sipas mediave fqinje gjatë shkëmbimit të zjarriit, ka mbetur i plagosur dhe një person i dytë.

Autoritetet italiane po hetojnë lidhur mbi këtë ngjarje të rëndë./CNA.al

LEXO TE PLOTE