Connect with Us

Edith Harxhi “shuplakë” qeverisë/ Dështimi i negociatave, jo për faj të BE-së  

Politikë

Edith Harxhi “shuplakë” qeverisë/ Dështimi i negociatave, jo për faj të BE-së  

Publikuar

-

Ish zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Edith Harxhi, në një intervistë ekskluzive për CNA.al ka folur në lidhje me vendimin e vendeve anëtarë të BE-së, për të mos hapur negociatat me Shqipërinë.

Sipas Harxhit, vendimi për të mos hapur negociatat nuk lidhet vetëm me problemet e brendshme të BE-së, sikurse pretendon mazhoranca, por sipas saj ka të bëjë me keqeverisjen dhe situatën në Shqipëri.

“Mos hapja e negociatave në 18 tetor të vitit 2019 natyrisht ka qënë një nga problemet apo shqetësimet kryesore që ka kaluar Shqipëria gjatë viteve të fundit dhe kjo jo vetëm për faktin se është hera e tretë që Shqipëria nuk arrin dot të bindë vendet anëtare të BE-së për hapjen e negociatave, por edhe për vetë faktin se është një nga vendet me rekordin më të lartë në Ballkanin Perëndimor për vitet që i është dashur për hapjen e negociatave. Duke pasur parasysh se nuk ka pasur konflikte etnike apo çështje të tjera që kanë të bëjnë me kufijtë siç kanë pasur fqinjët tanë, si Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, etj.

Pra, në rastin e Shipërisë mendoj se problemi kryesor për mos hapjen e negociatave, përveç përplasjeve në BE, apo mosmarrëveshjet për reformimin e saj mendoj se problemi kryesor i vendeve aleate në BE ka qënë pikërisht situata me keqqeverisjen në Shqipëri.”-tha Edith Harxhi.

Më tej, ajo theksoi se tashmë çdo kush që ka një post drejtues në BE e kanë mjaft të qartë me raportet që ka përpara, si nga përfaqësitë aktuale këtu por edhe raportet me BE apo të kancelarive të tjera, që Shqipëria keqqeveriset për gjashtë vite.

Më tej, Harxhi theksoi se me situatën në të cilën ndodhet Shqipëria, do të ishte më esenciale që BE t’i hapë negociatat, në mënyrë që t’i vërë “fre”, këtyre abuzimeve.

“Në situatën e një shtetit me korrupsion galopant dhe një shteti të kapur do të ishte më esenciale për BE-në për të hapur negociatat në një moment kur një vend si Shqipëria ka rekorde kaq të rënda jo vetëm të korrupsionit galopant, por edhe të krimit të organizuar.

Ne na duhet vetëm të shohim sesi përditë kapen sasi të mëdha të drogërave të forta, jo vetëm të buta në portet Europiane apo sesi shqiptarët sot përbëjnë rrugët ndërlidhëse apo urat kryesore të drogërave të forta nga Amerika Latine apo Afganistani, drejt BE-së.

Ka shpesh edhe deklarime të prokurorëve italianë të antimafias, të cilët shprehen se mafia shqiptare tashmë ka filluar të konkurojë mjaft lirshëm me Ndragheten italiane apo me disa prej organizatave më të rrezikshme në botë.”-u shpreh Edith Harxhi.

Edith Harxhi u ndal edhe te PPP-të dhe koncesionet korruptive, ndërsa theksoi se “Natyrisht që shteti shqiptar ka përgjegjësi të madhe në lidhje me këtë situatë kaq alarmante përsa i përket krimit të organizuar, asaj çfarë ne eksportojmë sot që fakitikisht në shumicën e saj është imazhi i keq i Shqipërisë nëpërmjet këtij krimi i cili rritet çdo ditë me anë të PPP-ve, të cilat janë korruptive, ku një km rrugë nacionale ka kaluar nga 2 milion km ka shkuar në 20 milion për km. Koncesione kurruptive, të cilat kanë mbetur në duart e 3-4 personave kryesorë, të asaj që ne e quajmë sot oligarki ekonomike, por e veshur me petkun e oligarkisë ekonomike.

LEXO EDHE:  BE miraton rezoluten/ Strategji më të fortë ndaj influencës ruse

E gjitha kjo natyrisht që ka një emërues të përbashkët që është keqeverisje.”

Sipas ish-zv.ministres së jashtme, në këtë situatë që është sot të keqqeverisjes, shtetit të kapur dhe mosfunksionimit të sistemit gjyqësor në Shqipëri, apo mosfunksionimit të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese, por edhe të një Vettingu i cili ka marrë më tepër kohë se ç’duhet për gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar edhe të shkallëve të tjera të gjyqësorit, shqiptarëve nuk iu ka mbetur rrugë tjetër përveçse emigracioni.

“Dhe për këtë arsye, duke qënë se shqiptarët nuk shohin shpresë në asnjë nga kampet politike të cilat drejtojnë vendin tonë, si në mazhorancë ashtu edhe në opozitë, natyrisht që zgjdhja e tyre në këtë rast është emigracioni. Por, të rinjtë të cilëtr emigrojnë çdo ditë e më shumë, ku shumica vijnë nga shtresa e mesme e popullsisë, janë të rinjt të cilët mesa shoh janë të rinjt të cilët largohen pa kthyer kokën më pas. Dhe kjo ka sjellë një dëshpërim social të tejskajshëm, Ka sjellë një rënie të sistemit arsimor në Shqipëri , i cili nuk mund të krahasoshet me arsimin e para disa viteve në Shqipëri, atë të reformuarin dhe natyrisht shëndetësia e cila nuk ka asnjë reformë brenda.”.-u shpreh për CNA.al, Edith Harxhi.

Po ashtu, ajo u shpreh se shqiptarët duke mbetur të pashpresë, duke parë këtë gjendje me drejtimin e shtetit dhe mungesën e ligjshmërisë dhe korrupsionin e tejskajshëm kanë vendosur të marrin rrugën e emigracionit.

Duke u rikthyer në çështjen e negociatave, Harxhi risolli në vëmendjen edhe nëntë kushtet e Bundestagut.

“Në vendimin për negociatat natyrisht që ndikim ka pasur edhe situata e brendshme që ka kaluar BE, por nuk mendoj se kjo ka qënë e gjitha, por mendoj se vendet anëtare të BE-së edhe Franca e cila ka qënë më skeptikja, mendoj se kanë pasur raporte shumë të qarta përsa i përket Shqipërisë dhe këto raporte natyrisht që kanë influencuar shumë, jo vetëm në vendimin e Francës por edhe në nëntë kushtet që ka vendosur parlamenti gjerman që Shqipëria duhet të plotësojë përpara se të nisë të negociojë kapitujt e BE-së dhe natyrisht ky është një vendim i madh. Ky është një plan konkret masash që duhet të ketë çdo qeveri dhe çdo opozitë dhe faktori politik në Shqipëri, duke parë përpara drejt integrimit në BE.”-tha Edith Harxhi për CNA.al.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Manjani zbulon “lojën” e Ramës/ Mesazhi i fortë për Metën, Berishën, Bashën e Kryemadhin

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ndërsa komenton situatën politike në vend, shkruan se pa asnjë dyshim kryeministri Edi Rama ka hyrë tashmë në fushatë elektorale.

Më tej, Manjani thekson se “loja” e Ramës është se ai thotë “nuk ka më të mirë se unë”, me idenë që të thithë në këtë vorbull propagande Bashën dhe të tjerët të provojnë veten nëse janë më të mirë apo jo.

Sipas Manjanit, kjo është një grackë në të cilën ka rënë edhe opozita.

“Në fushatën e re elektorale që Edi Rama ka hyrë tashmë, nuk ka asnjë element surprizë.

Ai thotë “nuk ka më të mirë se unë”, me idenë që të thithë në këtë vorbull propagande Bashën dhe të tjerët të provojnë veten nëse janë më të mirë apo jo.

Në këtë grackë ka rënë disi edhe opozita, e cila ngjan si aleancë “kështjellash” në distancë e jo si njësi e organizuar e bashkrenduar dhe mbi të gjitha e vendosur për një betejë finale.

Pa dyshim në këtë konfiguracion Edi Rama luan mjeshtërisht. Jep gjithmonë idenë se “e ka rregulluar” muhabetin me kështjellën ngjitur. Qëllimi është demoralizimi i aleancës, pra përçarja.

PËRÇARJA e opozitës pra është qëllimi. Ky është ÇELËSI i suksesit politik të Edi Ramës.”-shkruan Manjani.

Më tej, ish-ministri i jep një leksion opozitës, ndërsa thekson se “Në këto kushte, nuk ka shumë shpikje për të bërë. Opozita duhet të dalë nga “kështjellat” dhe të mbushë rrugët se mllefi i njerëzve me qeverinë më të keqe të 30 viteve po ju kthehen në dëm, kur duhet të ishte avantazh.

Kjo është kohë bashkimi jo aleancë kështjellash! Duhet një bashkim i madh jo vetëm me miqtë, por edhe me “armiqtë” dmth kundërshtarët apo opozitarët e opozitës. Me të gjithë, të mërzitur, të larguar apo të përzënë. Me personalitete jo politike dhe bisnesmenë.

LEXO EDHE:  BE miraton rezoluten/ Strategji më të fortë ndaj influencës ruse

LEXO EDHE:  Raporti për drogën/ Reagon Berisha: Ja si është instaluar narkoshteti

Me të gjithë ata që e rrefuzojnë këtë qeveri.

E përsëris jo vetëm me parti e miq, por edhe me individë, partie grupime “armiqsh”. Nuk përjashtohen nga kjo llogjikë as ato që morën mandatet e opozitës. Edhe ata duhen ftuar, jo për tu kërkuar ndjesë, por kontribut.

Të gjithë ata që kanë në mendjen e tyre nevojën për të shpëtuar sistemin demokratik, duhet të jenë në këtë front të madh.

Opozita zyrtare duhet të tejkalojë veten dhe të ftojë e t’i afrojë të gjithë në një front jo ideologjik, por historik.”.

Ndërkohë, Manjani ka edhe një mesazh të fortë për Bashën, Kryemadhi, por edhe për Berishën dhe Metën, për të cilët thotë se duhet ta kuptojnë nevojën ulëritëse për demokraci.

Po ashtu Manjani thekson se të gjithë duhet të jenë në një front kundër kësaj qeverie, duke përfshirë këtu edhe të ashtuquajturit “armiq”.

“Luli e Monika, por edhe Berisha e Meta duhet të kuptojnë se janë vetëm emra kalimtarë dhe se karrierat e tyre politike nuk kanë asnjë rëndësi përpara nevojës uleritëse për DEMOKRACI, SHTET jo politik dhe LIRI EKONOMIKE.

Asnjëri nga këto emra nuk e do më shumë demokracinë se fjala vjen Jozefina Topalli, Genc Ruli, Astrit Patozi etj. Asnjëri nga të gjithë këto emra nuk e do demokracinë më shumë se Fatos Lubonja apo djemtë e Thurjes, e të tjerë pa fund që nuk janë anëtarë të partive të opozitës për rrefuzojnë autokratin arrogant.

Fjala është në ndalet rregjimi më autokrakik i kohës, jo kush do jetë kryeministri i radhës.

Një mandat tjetër i panatyrshëm i Edi Ramës do të thotë edhe formalisht diktaturë. Asnjë shanc për sistem demokratik më!

Bashkimi bën fuqinë!”-përfundon postimin e tij Ylli Manjani./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha i del krah Metës/ Dakord me Presidentin kur flet për “grusht shteti”

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha i ka dalë në krah Metës kur flet për grusht shteti.

I ftuar në “Tempora” Berisha tha se Rama mund të largohet me një lëvizje të fuqishme popullore, si në Bolivi dhe Armeni.

E vërteta është se ekonomia është në rrokullisje. Shqiptarët duhet ta dinë se rrogat e administratës publike nuk po paguhen me të ardhurat që mblidhen por me një mekanizëm jashtëzakonsiht të rrezikshëm bankar.

Ky borxh 82% që shkon dhe këtu nuk janë llogaritur 600 milion euro të prapambetura, është 14 miliard borxhi, nuk ka investitorë të huaj që të vjen. Mungesa e gjykatava është baras mungesë shteti ligjor dhe bashkë me borxhin e bën situatën dramatike. Zgjidhja është largimi i shkaktarit. Edi Rama largohet me një lëvizje të fuqishme popullore, si në Bolivi dhe Armeni, pa lëshuar sheshin. Edi Rama e ka gjetur dhe ikën, ai le të ikë por më nuk kthehet dot në zyrë, nuk mund të rrijë kryeministër në tunelet e Skraparit dhe Mokrës. Jam dakord me Presidentin kur flet për grusht shteti”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ironizoi Metën për shpërndarjen e Parlamentit/ Presidenca “dhëmbë për dhëmbë” me Ramën

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ironizoi pak më parë presidentin Ilir Meta për deklaratën e këtij të fundit se populli do të shpërndajë Parlamentin.

Kreu i qeverisë tha se nuk surprizohet nga Meta, ndërsa theksoi se nuk shikon fall, sikurse pretendon për Kreun e Shtetit.

Pas kësaj ka ardhur menjëherë reagimi i Presidencës, konkretisht nga zëdhënësi i Metës Tedi Blushi.

Blushi i kujton me një fjali të vetme Ramës akuzat për lobimin e këtij të fundit, për të bërë një foto me ish-presidentin e SHBA Barack Obama, që pretendohet se është bërë me anë të biznesmenit shqiptaro-amerikan, Bilal Shehu.

LEXO EDHE:  Përfundon takimi mes Arta Markut dhe ambasadores Vlahutin

LEXO EDHE:  Raporti për drogën/ Reagon Berisha: Ja si është instaluar narkoshteti

“Gruaja e Bilalit do takohet shumë shpejt me popullin!”, thekson zëdhënësi i Kreut të Shtetit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE