Pas shkarkimit, Hajdari tregon hapin e radhës/ Komunikoj vazhdimisht me disa prej ish deputetëve
Pas shkarkimit nga detyra e kryetares së grupit parlamentar ...
Kohët e fundit, gazeta Koha Jonë, me botues Nikoll Lesin, është kthyer në zërin zyrtar të presidentit dhe të partisë së tij, LSI.
E ndërsa nuk ka ditë që Nikolla të mos marrë në mbrojtje presidentin e tij, sot Meta e ka nxjerrë të reagojë në lidhje me situatën e krijuar mes opozitës parlamentare, ku ka pasur një ?puç? për shkarkimin e Rudina Hajdarit si kryetare grupi.
Korab Lita, ish-bashkëpunëtor i ngushtë i Xhelal Mziut, thotë se kryetar i grupi parlamentar tani është ai, pasi ka marrë firmat e disa deputetëve demokratë.
Por, shumë prej tyre janë tërhequr nga firma, ndërsa Rudina Hajdari tha se Lita me gangësterët e tij kanë ushtruar presion mbi deputetët.
Ajo tha se për këtë do t?i drejtohet Prokurorisë, madje do të dorëzojë edhe pamje nga presioni i ushtruar mbi deputetët.
Por, kush qëndron realisht pas kësaj lëvizje?
Mjafton të lexosh çfarë shkruan Nikoll Lesi në gazetën e tij, për të kuptuar se Meta e ka nxjerrë të marrë në mbrojtje sulmuesit e Rudina Hajdarit.
Meta së fundi më shumë sesa president i Republikës ka luajtur rolin e opozitarit përballë Ramës, mesa duket nuk i leverdis një opozitë në parlament dhe nxjerr Nikollën të sulmojë deputeten Hajdari dhe të marrë në mbrojtje sulmuesit e saj.
?Korab Lita dhe Alban Zeneli, të revoltuar nga keqpërdorimi që po i bën Taulant Balla, deputetes Rudina Hajdari, nuk duruan dhe kërkuan drejtues të ri të grupit.
Një e drejtë që e ka deputeti dhe grupi. Deputetët nuk janë vegla të kryetares apo kryetarit, por duhet të kenë integritet personal. Për përfaqësim politik e kemi thënë se nuk kanë të drejtë pasi dihet si hynë në Kuvend por së paku të mos poshtërohen nga mazhoranca.
Me sa duket integriteti dhe ruajtja e një kodi burrnor personal ka bërë që deputetët të ngrihen duke i kërkuar llogari Rudina Hajdarit, e cila është për të ardhur keq për mbiemrin e madh që mban, porse e ka kthyer në shërbim të kryeministrit, edhe kur bën sikur e ?kritikon?.
Ndaj Korab Lita dhe Alban Zeneli, e disa të tjerë në atë grup duhen përkrahur për revoltën e tyre për dinjitet personal sepse po përdoret grupi i tyre në mënyrën më mizore nga mazhoranca dhe përfitimet kanë shkuar direkt te Rudina Hajdari. E natyrisht te kryeministri.?-shkruan ndër të tjera Lesi.
Shkrimi i Lesit
Rudina Hajdari e mbaroi misionin e saj në favor të kryeministrit Rama. Mbiemri HAJDARI duhej me shumë se emri Rudina!
E përdorën bukur dhe mjeshtërisht deri tani Rilindja, por duket se shpirti demokrat dhe fjalëlirë i disa deputetëve te listës së PD, të cilët ndonëse nuk respektuan vendimin politik të selisë blu, prapëseprapë ka mbizotëruar, derisa nuk duruan e u ngritën për një lidership të ri të grupit demokrat opozitar në Kuvend.
Korab Lita dhe Alban Zeneli, të revoltuar nga keqpërdorimi që po i bën Taulant Balla, deputetes Rudina Hajdari, nuk duruan dhe kërkuan drejtues të ri të grupit.
Një e drejtë që e ka deputeti dhe grupi. Deputetët nuk janë vegla të kryetares apo kryetarit, por duhet të kenë integritet personal. Për përfaqësim politik e kemi thënë se nuk kanë të drejtë pasi dihet si hynë në Kuvend por së paku të mos poshtërohen nga mazhoranca.
Me sa duket integriteti dhe ruajtja e një kodi burrnor personal ka bërë që deputetët të ngrihen duke i kërkuar llogari Rudina Hajdarit, e cila është për të ardhur keq për mbiemrin e madh që mban, porse e ka kthyer në shërbim të kryeministrit, edhe kur bën sikur e ?kritikon?.
Ndaj Korab Lita dhe Alban Zeneli, e disa të tjerë në atë grup duhen përkrahur për revoltën e tyre për dinjitet personal sepse po përdoret grupi i tyre në mënyrën më mizore nga mazhoranca dhe përfitimet kanë shkuar direkt te Rudina Hajdari. E natyrisht te kryeministri.
Nuk ka opozitë në botë që i thotë vetes opozitë, edhe formalisht, dhe voton siç voton qeveria!
Nuk ka rast në botën demokratike sikurse ndodh me ?opozitën e re?, përveçse kur flitet për marrëveshje për BE-në apo vendime që lidhen me NATO-n. Për të gjitha votat kundër duhet folur me argumente e jo duke folur me gafa si Hajdari. Poshtërim më të madh sesa u ka bërë Edi Rama, nuk ka, pasi thotë se këta votojnë si u bën shenjë Balla!
Duke parë me kujdes ?kryengritësit? Korab Lita, Alban Zeneli me shokë e shoqe kuptohet se shpërdorimi nga kryeministri i grupit të tyre ishte kaq mizor dhe fyes sa nuk gëlltitej më.
Fakti që Korab Lita foli dje hapur në konferencën e shtypit me disa përkrah dhe menjëherë sapo dolën në televizor, një femër dezertoi duke mohuar firmën e saj a thua se e nxori njeri me zor në konferencë. Kjo tregon se kryeministri po hedh shumë investim që të mbajë si drejtuese Rudina Hajdarin. Se ajo i bën punë!
Gjithsesi edhe nëse kryeministri arrin ta shtypë ?kryengritjen? brenda grupit të opozitës, përsëri e ka një vlerë kjo revoltë në ?pallatin? e opozitës së re: Tregoi se ka akoma njerëz me dinjitet edhe brenda asaj ?opozite? që të gjithë e dimë se si hyri!
Por nëse tregojnë integritet në parlament nuk është çudi që opozita në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në maj 2020 t?i vendosë në listat e tyre. Sepse së paku tregojnë dinjitet./ CNA.al
Pas shkarkimit nga detyra e kryetares së grupit parlamentar ...
Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari ka treguar “prapaskenat...
Deputetja demokrate Rudina Hajdari ka reaguar sot në lidhje ...
Loja politike e këtij viti dhe e gjashtë muajve të fundit ka...
Këshilli i Ambasadorëve shqiptarë i ka drejtuar një thirrje ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar nj...
Ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade është shprehur se kryemin...
Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI, e qënë pjesë e emisionit ...
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “Re...
Monika Kryemadhi, nga tryeza e emisionit “Real Story”, ka fo...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, nga studio e “Real Sto...
Nga studio e “Repolitix”, i ftuar mbrëmjen e sotme për të fo...
Ish deputetja socialiste Arta Dade, nuk i ka kusyer akuzat n...
E ftuar në studion e “Real Story”, kryetarja e LSI-së Monika...
Ish ministri dhe themeluesi i Partisë Demokratike, Arben Ima...
I ftuar në Ora News, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, du...
“Një akt që nuk prodhon pasoja nuk gjykohet!” Kështu u shpre...
Ish ministri dhe themeluesi i Partisë Demokratike, Arben Ima...
Avokati i njohur Altin Goxhaj ka reaguar pas sulmeve të fund...
Ish Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar pas ndje...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...