web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ilir Meta “kërcënon" Bashën/ Zbulohet loja e presidentit, një tjetër opozitë në horizont?

15 Tetor 2019, 10:59, Politikë CNA

Loja politike e këtij viti dhe e gjashtë muajve të fundit ka në skenë një aktor mjaft të fuqishëm. Ai është presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Meta u shfaq gati një vit më parë, kur Edi Rama propozoi ndryshimet në qeveri, kur largoi Ditmir Bushatin nga ministër i Jashtëm dhe emëroi në vend të tij Gent Cakajn. Dekret të cilin Meta nuk e firmosi. E njëjta situatë ishte dhe me Sandër Lleshajn pak kohë më parë, kur u largua Fatmir Xhafaj. Meta nuk pranoi ta firmoste dekretin, sepse Lleshaj ishte ushtarak dhe me grada gjeneral.

Këto ishin dy lëvizjet e para që treguan se presidenti nuk do të falte, por do ti zinte çdo shteg kryeministrit dhe do të bëhej rivali i tij kryesor.

Ilir Meta filloi të spikaste në betejën e tij me Ramën, ta godiste, të mbante qëndrime të forta ndaj qeverisë, dhe ndaj kryeministrit në mënyrë direkte.

Por, edhe Basha nuk ngeleshe pas. Megjithëse Meta bënte shpesh veprime kundër Ramës, Luli dukej më i dobët dhe më i butë. Por, ndodhi që më pas Basha të dilte sërish në skenë. Filloi protestat, dogji mandatet dhe filloi të ngrinte pikët e tij. Të bashkonte një pjesë të ngelur të PD-së dhe opozitarët t?i merrte me vete. Të gjithë në sulm kundër Ramës, për të larguar të keqen nga qeverisja. Dhe Luli megjithësi i keq, ishte e keqja më e vogël.

Por, sërish Ilir Meta u shfaq. Nuk humbi. Ai ndërhyri disa herë derisa bëri një goditje të fortë duke lënë me gojë hapur dhe Ramën dhe Bashën. Ai çdekretoi 30 qershorin si datën për mbajtjen e zgjedhjeve vendore dhe shpalli një ditë tjetër, 13 tetorin e dy ditëve më parë.

Por, këtu fitoi Meta dhe Luli humbi, megjithëse Presidenti në lojën politike dhe në atë me ndërkombëtarët pati një goditje të madhe. Së fundi edhe në raportin e e Venecias, e cila e quante shkelje e të drejtave të njeriut çdekretimin e datës së zgjedhjeve.

Ilir Meta vazhdoi me të tijen, gjithmonë me një artikulim të fortë publik, gjithmonë me një përplasje me kryeministrin, i cili i përgjigjej me ministrat e tij. Por, në një analizë të thjështë, duket se Meta po i ngre shumë pikët e tij. Duke u konfiguruar si një lider opozite.

Ai ka mbështetjen, jo vetëm të LSI, partisë së tij të vogel të hajdutëve të mbledhur kur ikën nga Fatos Nano, më pas u futën në pushtet me Berishën, dhe sollën Rilindjen në pushtet.  Sot Ilir Meta po merr një mbështetje të madhe opozitare. Shumë nga njerëzit e Partisë Demokratike, por edhe ata që e shohin si një problematikë dhe të keqe të madhe Edi Ramën, janë në një konfuzitet. Më shumë besojnë tek Meta, tek beteja e tij, tek qëndrimi i tij, sesa tek Luli që e shohin si një mashtrues të vogël, tradhëtar, si një njeri që nuk mban fjalën, si një njeri që nuk ka asnjë vepër konkrete, por që vetëm flet, pa asnjë rezultat.

Prandaj, Meta duket se po konfigurohet realisht si një kryetar opozite. Ndoshta mazhoranca do t?i bënte një nder po ta shkarkonte. Ndoshta në krye të një opozite, me pragmatizimin e tij politik dhe lëvizjet e tij të forta, ai do mund të godiste shumë më ashpër se Lulzim Basha. Por, kjo do të sillte fundin fatal të Lulit, i cili nuk do të vinte nga kritikët e tij, nuk do të vinte nga gabimet e Lulit dhe përçarja që i ka bërë opozitës.

Fundi do t?i vinte nga një ish-kryeministër socialist, nga një president i majtë, njeriu që ka sjellë Rilindjen në pushtet dhe sot është kthyer në armikun e fortë të saj që nuk bën kompromis deri në momentin që e shikon se nuk e ka kokën e sigurtë. Ndryshe nga Basha, i cili shitet dhe blihet për pak para.

Prandaj, Ilir Meta duket të jetë në këto momente rreziku real i Lulzim Bashës, për ta zëvëndësuar si kryetar opozite. Por, edhe një rrezik që mund t?i vijë Edi Ramës. Sepse Meta, me një koalicion të madh do ta godiste shumë ashpër Edi Ramën.

Tërheqja e votave që ai mund të merrte nga e majta dhe një stabilizim i votës të së djathtës, duke shpresuar edhe bë urrejtjen e qytetarëve ndaj Edi Ramës, të cilët duke shikuar të keqen më të vogel, mund ta rrëzonin kryeministrin në detyrë.

Dhe Meta mesa duket është duke e menduar këtë. Kështu tregojnë lëvizjet e tij. Kështu tregojnë qëndrimet e tij dhe këtë mundësi duket se e ka në dorë, aid he vetëm ai, megjithë hapësirën që kuptohet se i aka krijuar vetëm një person. Ai quhet Lulzim Basha, i cili mund të jetë dhe viktima e radhës e Ilir Metës./ CNA.al





Lajmet e fundit nga