Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Për shkak të marshimit të trupave turke në Sirinë Veriore, SHBA përgatitet për masa të forta ndëshkuese kundër Ankarasë. Për herë të parë, ushtarët amerikanë u vunë nën breshërinë turke. Por Erdogan nuk ndërron qëndrim.
Së fundmi SHBA e kishte kërcënuar Turqinë, tani po shkohet një hap më tej. Presidenti Donald Trump ka porositur ministrin e Financave, Steven Mnuchin për të vendosur sanksione kundër partnerit të NATO-s, Turqisë, ka konfirmuar, Mnuchin para gazetarëve.
“Ne mund ta paralizojmë ekonominë turke”
Bankat janë informuar, që mund të ketë masa ndëshkuese, sipas Mnuchin. Trump pritet të nënshkruajë një dokument, që i lejon ministrit të Financave, në ujdi me presidentin dhe ministrin e Jashtëm të vendosin sanksione ?kundër çdo personi me lidhje me qeverinë turke”. ?Këto janë sanksione të ashpra, shpresoj që të mos arrijë deri aty sa t’i vendosim ato”, tha Mnuchin. ?Nëse duhet, ne mund ta paralizojmë ekonominë turke”.
Presidenti amerikan është i shqetësuar për vazhdimin e ofensivës ushtarake turke në Sirinë Veriore dhe sulmeve potenciale ndaj objektivave civilë. Po ashtu është ?e detyrueshme” që Turqia të mos lejojë, që të dalë nga burgu qoftë edhe një luftëtar i vetëm i të ashtuquajturit, ?Shteti Islamik”.
Ushtarë amerikanë nën breshërinë turke
Në të njëjtën kohë me deklaratat e ministrit të Financave të SHBA, u vunë për herë të parë në breshërinë turke trupat amerikane në qytetin sirianoverior, Kobane. Sipas Pentagonit nuk ka të lënduar. ?Forcat amerikane nuk janë tërhequr nga Kobane”, tha zëdhënësi i Pentagonit. Shtetet e Bashkuara janë të vendosura kundër ofensivës turke, dhe sidomos kundër operacioneve turke në ?ato zona, ku me dijeni të turqve ndodhen ushtarë amerikanë.”
Atentat i IS-it
Edhe në Bashkimin Europian po mendohet për sanksione kundër Turqisë. Suedia foli hapur për një embargo të armëve kundër këtij vendi. Trupat turke janë futur për herë të tretë në territorin sirianoveror. Operacioni drejtohet kundër aleancës së rebelëve SDF, të lidhur me milicët kurdë të YPG-së. Shtetet perëndimore janë të shqetësuara, se për shkak të ofensivës, mijëra terroristë të kapur të IS-it do të mund të dalin nga burgjet kurde, që mund të çojë në riforcimin e IS-it. Terroristët e IS-it ndërkohë kryen një atentat në një rajon kurd. Në qytetin Kamishli, në lindje të Sirisë Veriore një bombë shpërtheu para një restoranti. Tre civilë u vranë, dhe nëntë vetë u plagosën. IS deklaroi, se sulmi i adresohej luftëtarëve kurdë. Autoritetet kurde janë shprehur, se 5 terroristë të IS-it kanë arritur të dalin nga një burg në Kamishli gjatë bombardimeve turke.
Pavarësisht kërcënimeve për sanksione, presidenti Erdogan nuk do ta ndërpresë ofensivën ushtarake. ?Ne nuk do të tërhiqemi”, siguroi Erdogan në një fjalim në Stamboll. ?Ne do ta vazhdojmë këtë luftë, derisa të gjithë terroristët të zhvendosen 32 kilometra në jug të kufirit tonë.” Turqia kërkon të krijojë një ?zonë sigurie” 30 kilometra në brendësi të Sirisë dhe kërkon largimin e milicëve kurdë nga kjo zonë./ DW
Një sulm me thikë ka ndodhur në një qendër tregtare në qytet...
Presidenti i SHBA Donald Trump, i ka dërguar porosi me “shum...
Vëmendja e autoriteteve nuk duhet të fiksohet vetëm tek orga...
Parlamenti i BE adoptoi një rezolutë, që e quan Rusinë burim...
Në intervistën për emisionin Opinion, Albin Kurti e bëri të ...
Në emisionin “Real Story” të mbrëmjes së sotme po diskutohet...
Profesori norvegjez Kenneth Andresen ka shpërndarë një video...
I ftuar në studion e emisionit “Opinion” për të folur për pë...
Qeveria e majtë e kryeministres Viorika Dancila në Rumani u ...
Dhënia e çmimit ‘Nobel’ për letërsinë këtë vit nga Akademia ...
Zëdhënësi për zyrën e Prokurorit në Manhatan, SHBA, ka rapor...
Ka përfunduar takimi mes Albin Kurtit, Isa Mustafës dhe Vjos...
Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka folur pak para takimit ...
Drejtuesi i qendrës së Vetëvendosjes në Tiranë, Boiken Abazi...
Kandidatja për kryeministre në Kosovë, Vjosa Osmani, ka konf...
Vjosa Osmani e LDK-së , i është përgjigjur publikisht kërkes...
Gjendja në Siri po bëhet edhe më konfuze për shkak të sulmit...
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati i kësaj parti...
Albin Kurti la të kuptohet në emisionin Opinion, se nëse do ...
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Kosovë ka vendosur për rin...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...