web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VKM-ja për Kopshtin Botanik/ Luçiano Boçi masakron Veliajn: Po grabit 15 hektarë për pastrim parash

9 Tetor 2019, 17:36, Politikë CNA

Ish deputeti Luciano Boçi, i ftuar në Fax News, ka folur për çështjen e kalimit të Kopshtit Botanik në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

Boçi theksoi kryeministra dhe bashkia duhet të paraqiteshin në Gjykatë sot, pasi janë dy persona juridik të paditur, por mungesa e tyre në këtë rast tregon edhe një herë kompleksin e fajit të mbartura dhe shpalos pjesën e intrigës për rrëmbimin e kësaj prone.

?Në fakt në seancë duhet të paraqitesh si kryeministria ashtu edhe si bashkia e Tiranës, pasi janë dy persona juridik të paditur, në lidhje me VKM-në e famshme, ku kryeministria kërkon ti kalojë truallin e Kopshtit Botanik, Bashkisë së Tiranës.

Mungesa e te dy të akuzuarve në këtë rast tregon edhe një herë kompleksin e fajit të mbartura nga ata dhe shpalos pjesën e intrigës të ndërtuar për rrëmbimin e kësaj prone.

Nëse bashkia Tiranë ka të drejtë ligjore duhet të ishte në Gjykatë dhe të përballej me rektoratin, studentët, përfqësuesit e fakultetit, duhet të ishin në seancë edhe përfaqësuesit e kryeministrisë. E drejta dhe ligji anon nga ana e senatit, pedagogëve dhe studentëve. Ai truall i kalon përmasat e pronës universitare.

VKM-ja u miratua në korrik në fshehtësi të plotë dhe synon të rrëmbejë 15 hektarë, brenda të cilëve fshihen pastrim parash, dhe interesa të tjera. Ka pasur kontradiksione. Nuk munë të kalojë në pronësi sepse nuk e lejon ligji. Është e caktuar brenda mënyrës sesi funksionon Universiteti.

Bashkia është mbrojtur se ka bërë konsulenca por nuk ka pasur asnjë konsulencë siç e ka deklaruar senati.?, u shpreh Boçi./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga