Deklarimi i pasurive/ 46 zyrtarë paguan gjoba ndaj Inspektoratit
Të paktën 46 gjoba janë arkëtuar nga Inspektorati i Lartë i ...
Ish zv.ministri i Drejtësisë në qeverinë ?Rama 1?, Arben Isaraj reaguar në lidhje me debatet për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.
Në një postim në rrjetet sociale, Isaraj shkruan se ?Në Republikën e Shqipërisë sipas nenit 88/11 të Kushtetutës, Presidenti fillon detyrën pasi bën këtë betim para Kuvendit :
“Betohem se do t’i bindem Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, do të respektoj të drejtat dhe liritë e shtetasve, do të mbroj pavarësinë e Republikës së Shqipërisë dhe do t’i shërbej interesit të përgjithshëm dhe përparimit të Popullit Shqiptar”.
Presidenti mund të shtojë edhe:
“zoti më ndihmoftë”.
Nëse ky betim shkelet, Kuvendi merr autoritetin nga Kushtetuta, të gjykojë mosbindjen presidenciale ndaj Kushtetutës e Ligjit dhe Vendimin e tij t?ia dërgojë Gjykatës Kushtetuese për gjykim.?.
Më tej, Israja numëron edhe disa nga shkeljet, që sipas tij ka bërë presidenti Ilir Meta, me çdekretimin e 30 qershorit.
Postimi i plotë:
“Zoti të ndihmoftë”
Në Republikën e Shqipërisë sipas nenit 88/11 të Kushtetutës, Presidenti fillon detyrën pasi bën këtë betim para Kuvendit :
“Betohem se do t’i bindem Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, do të respektoj të drejtat dhe liritë e shtetasve, do të mbroj pavarësinë e Republikës së Shqipërisë dhe do t’i shërbej interesit të përgjithshëm dhe përparimit të Popullit Shqiptar”.
Presidenti mund të shtojë edhe:
“zoti më ndihmoftë”.
Nëse ky betim shkelet, Kuvendi merr autoritetin nga Kushtetuta, të gjykojë mosbindjen presidenciale ndaj Kushtetutës e Ligjit dhe Vendimin e tij t?ia dërgojë Gjykatës Kushtetuese për gjykim.
Është Gjykata Kushtetuese ajo, që vërteton fajësinë e Presidentit të Republikës dhe deklaron shkarkimin e tij nga detyra.
Sipas pikës 2, të nenit 90 të Kushtetutës ?Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë?.
Me Dekretin nr. 11199, datë 10.06.2019 ?Për shfuqizimin e Dekretit nr.10928, datë 05.11.2018, ?Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore? si dhe mbështetjen e tij të gabuar Kushtetuese e ligjore, Presidenti nuk i është bindur normave të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor në fuqi, duke i shkeluar ato si më poshtë:
1. Është shkelur pika 3 e Nenit 1 të Kushtetutës, që sanksionon periodicitetin e zgjedhjeve.
2. Është shkelur Neni 3 i Kushtetutës?, duke mos respektuar dhe mbrojtur por cënuar bazat e shtetit, sidomos : dinjitetin e njeriut, të drejtat dhe liritë e tij, rendin kushtetues etj.
3. Është shkelur Neni 4 i Kushtetutës i cili sanksionon se, Kushtetuta është ligji më i lartë në Republikën e Shqipërisë dhe dispozitat e Kushtetutës zbatohen drejtpërsëdrejti, përveç rasteve kur vet Kushtetuta parashikon ndryshe.
4. Është shkelur neni 15 i Kushtetutës i cili sanksionon, se të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të pandashme, të patjetërsueshme e të padhunueshme dhe qëndrojnë në themel të të gjithë rendit juridik, e për këtë arsye organet e pushtetit publik, në përmbushje të detyrave të tyre, duhet të respektojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, si dhe të kontribuojnë në realizimin e tyre.
5. Është shkelur Neni 45/4 i cili sansionon se, ?Çdo shtetas që ka mbushur tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, ka të drejtën të zgjedhë dhe të zgjidhet?.
6. Është shkelur Neni 86 i Kushtetutës, me Dekretin nr. 11199, datë 10.06.2019 ?Për shfuqizimin e Dekretit nr.10928, datë 05.11.2018, ?Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore?, pasi Presidenti i Republikës si Kryetar i Shtetit nuk ka përfaqësuar unitetin dhe interesin e përgjithshëm të popullit në vendimmarrjen e tij.
7. Është shkelur pika (gj) e Nenit 92 të Kushtetutës, pasi Presidenti me Dekretin nr. 11199, datë 10.06.2019 ?Për shfuqizimin e Dekretit nr.10928, datë 05.11.2018, ?Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore?, në vend që të caktoj datën e zgjedhjeve për organet e pushtetit vendor e ka anulluar atë;
8. Është shkelur Neni 3, i KODIT ZGJEDHOR, cili sanksionon si parime të përgjithshme : Zgjedhjet janë periodike; cdo shtetas shqiptar, që ka mbushur moshën 18 vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, pa dallim race, etnie, gjinie, gjuhe, bindjeje politike, besimi, aftësie fizike ose gjendjeje ekonomike ka të drejtë të zgjedhë dhe të zgjidhet, në përputhje me rregullat e parashikuara në këtë Kod; institucionet e administratës publike, të çdo niveli, me veprimtarinë e tyre nuk duhet të cenojnë zhvillimin e zgjedhjeve etj?
9. Është shkelur Neni 8 i KODIT ZGJEDHOR, i cili flet për periudhën zgjedhore dhe sanksionon se, zgjedhjet për njësitë e qeverisjes vendore zhvillohen njëherësh në të gjithë territorin e vendit brenda periudhës që shtrihet nga 15 marsi deri më 30 qershor.
10. Është shkelur Neni 10 i KODIT ZGJEDHOR, i cili flet qartë për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, si dhe mbarimin e mandatit të organeve të qeverisjes vendore
*Notë e nevojshme sqaruese :
Për të mos ?jetuar? e ?ëndërruar më tutje me paragjykime politike dhe juridike, duhet thënë se:
A. Termi ?shkelje e rëndë kushtetuese? sot në Shqipëri, për mungesë dhe të traditës (precedentit kushtetues) ende mbetet i papërcatuar qartë ligjërisht.
Është ky rasti i parë që Gjykata Kushtetuese shqiptare do të shprehet.
Vet termi ?shkelje e rëndë? vjen nga tradita ligjore britanike, si një lloj vepre antiligjore, të cilën parlamenti britanik e ka cituar me rastet e largimit të zyrtarëve të kurorës për shekuj me rradhë.
Në thelb, kjo nënkupton “abuzim me pushtetin” nga një zyrtar publik i nivelit të lartë, “vepër që rrjedh nga sjellja e gabuar e personave publikë, ose, me fjalë të tjera, ?abuzim ose shkelje e besimit të publikut”.
Ato janë të një natyre që mund të emërtohen si ?politike?, pasi lidhen kryesisht me dëmtimet e bëra për vetë shoqërinë. dhe jo domosdoshmërisht nënkuptojnë shkelje të një ligji të zakonshëm penal.
Por, se çfarë përbën ?shkelje të rëndë? është ende e paqartë juridikisht.
Historikisht, ato kanë përfshirë abuzimin me pushtetin, korrupsionin si dhe abuzimet e tjera të besimit të publikut.
B. E drejta kushtetuese nuk mund të zbatohet për analogji si e drejtë penale, pasi Kushtetuta nuk është as Kod Penal dhe as Kod i Procedurës penale.
Prandaj përpjekja mjerane se shkeljet janë bërë për shkak të :
Mbrojtjes së nevojshme (të drejtat e popullit opozitar në rrezik nga populli mazhoritar);
Nevojës ekstreme (për të shpëtuar nga djegja ?Rajshtagun? shqiptar),
si dhe
Dhunës dhe kanosjes popullore, për vëllavrasje nga brenda dhe jashtë vendit, janë sa absurde aq dhe qesharake.
C. Është koha të hiqet dorë nga opinionet politike dhe të mirëkuptohet “sarkazma” ndërkombëtare (sidomos veneciane) se :
1. Pavlefshmëria e dekreteve presidenciale vendoset nga Gjykata Kushtetuese, si dhe
2. Pavlefshmëria e zgjedhjeve vendoset po nga Gjykata Kushtetuese.
Pasi, sipas nenit 116 të Kushtetutës dekretet presidenciale, nuk janë akte normative dhe si të tilla nuk janë objekt i gjykimit kushtetues sipas germës “c”, pikës 1, të nenit 131/21 të Kushtetutës.
Po sipas neneve 116 dhe 117 të Kushtetutës, dekretet presidenciale, duke mos qënë akte normative nuk hyjnë në fuqi, nga botimi i tyre në Fletoren Zyrtare.
Nga ana tjetër, ankimi në rrugë gjyqësore për proceset zgjedhore si dhe pavlefshmëria e zgjedhjeve sipas Kushtetutës e Kodit Zgjedhor në fuqi ( Pjesa XI, Kreu 1 ) , bëhet dhe vendoset në Kolegjin zgjedhor pranë Gjykatës së Apelit Tiranë dhe jo më në Gjykatën Kushtetuse.
Ndaj, sipas Kushtetutës dhe ligjit, Presidenti nën betim, të pres vendimet e Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese
dhe ….
“Zoti të ndihmoftë”.
Të paktën 46 gjoba janë arkëtuar nga Inspektorati i Lartë i ...
Ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj tregoi se çfarë do të...
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajon...
Ish deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj është shprehur se pres...
Eksperti i ekonomisë Adrian Civici ka komentuar letrën e kre...
Draft-raporti i Komisionit të Venecias, në qendër të të cili...
Ish kryeministri Sali Berisha thotë se falë Ramës këto 10 di...
Kryeministri Edi Rama është shprehur i gatshëm të ulet në bi...
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka thotë se fer...
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar të pathënat lidhur me foton...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas raport...
Kreu i grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla thotë se do t...
Ish deputetja e PD, Orjola Pampuri i është përgjigjur nënkry...
Në publikim të të dhenave të nxjerra nga një sondazh i ditë...
Shkarkohet nga detyra administratori i kompanisë shtetërore ...
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku i është pë...
Deputeti i opozitës parlamentare, Lefter Maliqi ka reaguar p...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar sot se kryemi...
Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka vizituar shkollën 9 vje...
Presidenti Ilir Meta ka takuar presidentin Ilir Meta ka taku...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...