“Nxori sekretin para kohe”/ Meta përdor Mimi Kodhelin, për të sulmuar raportin e Venecias
Edhe pse më parë kishte deklaruar se do të jepte dorëheqjen,...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë ?Rama 1?, Ylli Manjani, i cili vinte nga radhët e LSI-së, i ka drejtuar një mesazh të fortë presidentit Ilir Meta.
Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se Meta, para së gjithash, duhet të ndajë mendjen se çfarë do të bëjë, Presidentin e Republikës apo opozitarin ndaj qeverisë.
Sipas tij, të dyja bashkë nuk bëhen.
?Për mendimin tim Ilir Meta, para së gjithash, duhet të ndajë mendjen se çfarë do të bëjë, Presidentin e Republikës (politikanin pensionist) apo opozitarin ndaj qeverisë.
Kjo është dilema themelore që Ai duhet ta zgjidhë me veten e vet.
Të dyja nuk bëhen sepse nuk bën dot asnjërën siç duhet.
Kam patur idenë (ndoshta i vetmi) që 2 e më shumë vite më parë se Ilir Meta nuk duhej të humbte kohë të çmuar në zyrën e Presidentit. E kam thënë hapur këtë gjë.?-shkruan ndër të tjera Ylli Manjani.
Më tej, Manjani thekson se ?dilema President e në pension politik apo në Politikë dhe përballë Ramës, është e gjitha për t’u zgjidhur nga Ilir Meta. Nga askush tjetër!
Deri atëhere, llogjika e do që secili sheh punët e veta. Se nuk legjitimon votimet moniste Venecia, o të marrë!?.
Postimi i plotë i Manjanit:
Dilema që duhet ndarë.
Për mendimin tim Ilir Meta, para së gjithash, duhet të ndajë mendjen se çfarë do të bëjë, Presidentin e Republikës (politikanin pensionist) apo opozitarin ndaj qeverisë.
Kjo është dilema themelore që Ai duhet ta zgjidhë me veten e vet.
Të dyja nuk bëhen sepse nuk bën dot asnjërën siç duhet.
Kam patur idenë (ndoshta i vetmi) që 2 e më shumë vite më parë se Ilir Meta nuk duhej të humbte kohë të çmuar në zyrën e Presidentit. E kam thënë hapur këtë gjë.
Sot, nuk është Venecia arsyeja përse duhet të largohet nga Presidenca, siç propogandojnë çakejt mediatikë të Rilindjes. Venezia, të paktën sipas projekt raportit që doli para afatit, nuk sugjeron shkarkimin e Presidentit. “Tejkalimi i kompetencave kur ska ligj dhe arsye të mëdha natyrore”, nuk është shkelje që çon në shkarkim. Kjo është e qartë kristal.
Nuk është as “fjala e thënë” te portali i Çimit, që të gjithë qeveritarët e çakejt e tyre bëjnë sikur se shohin, por e paskan parë dhe konspektuar atë intervistë.
Presidentit të Republikës nuk i njohin e as i botojnë një dekret. Kjo është arësye shumë më e fortë sesa 100 raporte nga Venecia. Sipas meje, kjo është arsye që Ilir Meta të dalë nga pensionimi i parakohshëm i vetvetes dhe të vihet përballë sunduesve politikë.
Ilir Meta përballë sunduesve ka më shumë kuptim sesa në krye të shtetit që ata sundojnë. Një President sado i guximshëm nuk e ndalon dot sundimin politik të shtetit që ata e kanë sot në dorë. Është shteti i tyre, fund e krye. Me kët shtet ata rrëmbejnë prona, burgosin kundërshtarë, dhunojnë qytetarë, shesin pasurinë publike, fusin në borxh të përjetshëm njerëzit, prishin trashëgiminë e historinë e këtij vendi etj etj…
Ilir Meta jo vetëm nuk e ndalon dot këtë shtet, por so s’do identifikohet me të.
Sundimtarët kujdesen që ta shesin si “të tyrin” sa herë ju duhet. E mbani mend Edi Ramën kur thoshte, “Ilir Meta është President korrekt me detyrën”? Deri 24 orë para anulimit të zgjedhjeve kështu thoshte. Pastaj ndryshoi loja…
E pastaj na doli që kishin ngrënë dhe darka, e pastaj konspiracioni nën punën e vet, e pastaj…… Ska fund kjo histori.
Megjithatë, dilema President e në pension politik apo në Politikë dhe përballë Ramës, është e gjitha për t’u zgjidhur nga Ilir Meta. Nga askush tjetër!
Deri atëhere, llogjika e do që secili sheh punët e veta. Se nuk legjitimon votimet moniste Venecia, o të marrë!
Votimet ua dh… populli shqiptar dhe ODIHR. Dhe për shkak të ODIHR edhe çdo kancelari në Perëndim.
Ndërkohë, Jam i bindur se tani, pikërisht tani Edi Rama e do më shumë Ilir Metën President sesa opozitar.
Të shohim, por vendi ka nevojë për parlament pluralist, jo për debate koti si ky…./ CNA.al
Edhe pse më parë kishte deklaruar se do të jepte dorëheqjen,...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar imazhet e një tjetër avio...
Avokati Spartak Ngjela ka komentuar Raportin e Komisionit të...
Presidenti Ilir Meta, i ka kthyer përgjigje të ashpër, nëpër...
Monika Kryemadhi ka qenë pjesë e emisionit të mbrëmjes së so...
Ndryshime në nivel drejtuesish ka pasur së fundmi në Policin...
Pas raportit të Komisionit të Venecias, deputeti i Bindjes D...
Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj thotë se është ndje...
Nënkryetari i PD, Edi Paloka i është përgjigjur kreut të gru...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte e ftuara në studi...
Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari ka reaguar...
Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi, nuk pran...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka treguar gabimin që bas...
Kryeministri, Edi Rama, gjatë fjalës së tij të mbajtur në As...
Ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali ka reag...
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulan Balla ka reaguar pas...
Komisioni i Venecias ka përcjellë sot raportin me konkluzion...
“Nëse Venecia thotë që Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën, pat...
Menjëherë pas konkluzionit të Komisionit të Venecias për shk...
Kristaq Kume, ish kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjev...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...