web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vendimi i Bundestagut gjerman/ Agron Duka: Plotësimi i kushteve; rrëzimi i 30 qershorit

24 Shtator 2019, 18:58, Politikë CNA

Pas vendimit të Koalicioni qeverisës CDU-CSU dhe SPD në Bundestagun Gjerman për votën pro për çeljen me kushte të negociatave për Shqipërinë në BE, ka ardhur edhe reagimi i kreut të AAP-as, Agron Duka.

Duke ironizuar këtë fakt, Duka shkruan se plotësimi i kushteve do të thotë ndëshkim të krimit zgjedhor, rrëzim të 30 qershorit dhe, më në fund, zgjedhje të parakohshme, të lira dhe të ndershme.

Postimi i plotë

Mund të gënjejë veten, por jo shqiptarët!
Mohimi i vazhdueshëm i ekzistencës së problemeve, për të cilat Koalicioni qeverisës CDU-CSU dhe SPD në Bundestagun Gjerman vendosi 9 (nëntë) kushte, do të thotë të mos kesh vullnet politik për t?i zgjidhur ato. Sepse plotësimi i kushteve do të thotë ndëshkim të krimit zgjedhor, rrëzim të 30 qershorit dhe, më në fund, zgjedhje të parakohshme, të lira dhe të ndershme. Të cilat janë çka partnerët tanë presin për çeljen e negociatave dhe, mbi të gjitha, janë çka qytetarët shqiptarë meritojnë!/CNA.al





Lajmet e fundit nga