web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ekskluzive-Tërmetet dhe fatkeqësitë/ Çfarë duhet të dini për sigurimin e pronës

23 Shtator 2019, 13:22, Sociale CNA

Avni Ponari, një biznesmen i suksesshëm, njeriu që themeloi kompaninë e parë të sigurimeve në vend, Sigal, ka dhënë disa informacione se çfarë duhet të dini mbi sigurimin e pronës dhe se çfarë shërbimesh ofrojnë kompanitë e sigurimeve në rast fatkeqësish natyrore.

Në një prononcim për CNA.al, Ponari theksoi se duhet rritur kultura e sigurimit të banesë, ndërsa u shpreh se ?në rast fatkeqësie nuk zvarriteshsh dyerve të bashkisë apo qeverisë por me kontratën në dore shkon tek kompania e sigurimeve dhe kërkon detyrimin kontraktor. Prandaj qytetarët europianë janë të pavarur dhe dinjitozë në kërkesat e tyre?.

?Sa herë ka përmbytje apo ka tërmet, të gjithë kujtohen se duhet sigurohen, por më pas ikën shiu, del dielli dhe tërmeti shuhet. I fusim një hajt se s?do ndodhë më. Vimë nga një sistem ku shteti thoshte kujdesemi për gjithçka dhe nuk kujdesej për asgjë. Në ekonominë e tregut secili është përgjegjes për shëndetin, shtëpinë pasurinë kulturat bujqesore e gjithçka ka në pronësinë e tij. Shteti përgatit kuadrin ligjor, institucionet mbikqyrse dhe ndjek pagesat e kompanive të licencuara për sigirime për të kryer pagesat  në rast dëmesh.?-tha Ponari.

Më tej, ai theksoi se Shqipëria ndodhet në një zonë të klasifikuar si e rrezikshme dhe e klasifikuar nga risiguruesit botëror me rrezik të lartë dhe tregu i sigurimeve sipas tij ofron shërbime njëlloj si në vendet e BE-së.

?Tregu sigurimeve ofron kapacitete teknike e financiare të plota. Ofron të gjitha llojet e produkteve të sigurimit, njëlloj siç ofrohen në Europë e SHBA, por qytetarët janë të pa përgatitur dhe nënvleftesues ndaj këtyre produkteve.

Vetëm 35 euro në vit është konsumi vjetorpër frymë në Shqipëri, kur në Kosovë është 70 euro, në Maqedoninë e Veriut 120, në Kroaci 700, në Slloveni 1000 dhe vende e tjera të komunitetit europian mbi 3000 euro.?- u shpreh Avni Ponari.

Sipas tij kjo tregon se çfarë rëndësia ka kjo indistri dhe çfarë kujdesi kanë njerëzit ndaj vetes.

Nga ana tjetër, sikurse theksoi Ponari për CNA.al, industria e sigurimeve forcon personalitetin dhe i individualitetin njerëzor.

?Ajo bën që njerëzit të bëhen të pavarur nga shteti. Nëse ke një pension privat apo nje sigurim shëndetsor apo shtëpi, biznes, kultura bujqësore apo përgjegjësi të tjera të siguruara atëherë në rast fatkeqësie nuk zvarriteshsh dyerve të Bashkisë apo qeverisë, por me kontraten në dorë shkon tek kompania e sigurimeve dhe kërkon detyrimin kontrakto. Prandaj qytetarët europianë janë të pavarur dinjitozë në kërkesat e tyre sepse i besojnë ekonomisë së tregut dhe detyrimeve kontraktore.?-deklaroi Ponari.

Sa i takon kostove të sigurimit, ai tha se janë aq të lira sa njerëzit nganjëherë nuk besojnë, ato vlerësohen per rreziqet që duhet të mbajnë.

Një shtëpi me 80 m2 makasimumi shkon 80 euro në vit. Dhe sigurimet e tjera kanë vlera të ndryshme,por gjithmonë vlera e tyre është mjaft e ulët po ta vlerësosh me përfitimet në rast dëmi?-theksoi Avi Ponari, në një prononcim për CNA.al.





Lajmet e fundit nga