“Do të digjej Kuvendi”/ Meta çon në Komision dokumentin sekret
Presidenti Ilir Meta ka vënë sot në dispozicion të Komisioni...
Partia Demokratike akuzon qeverinë se me aksionin antiinformalitet të zhvilluar gjatë muajit gusht në të gjithë vendin përveç faktit se ka ushtruar arbitraritet dhe terror ndaj biznesit, ka dështuar me arkëtimin e taksave.
Dorian Teliti, Drejtor Kabineti në PD, në një deklaratë për mediat tha se në krahasim me gushtin e vitit të kaluar, u arkëtuan 33% më pak.
?Sot arkës së shtetit i mungojnë 80 milionë euro nga tatimi mbi vlerën e shtuar, i cili është treguesi kryesor i konsumit dhe i ecurisë së ekonomisë.
Aksioni arbitrar i tatimeve në kulmin e sezonit turistik rezultoi një dështim spektakolar. Ndërkohë që miqtë e Edi Ramës vazhdojnë të mos paguajnë, biznesi i qytetarëve të zakonshëm, vazhdon të rrënohet nga taksat, gjobat dhe dhuna shtetërore.?-tha ndër të tjera Teliti.
Sipas tij, ka pasur më pak investime dhe më shumë luks qeveritar.
?Në 8 muajt e parë të vitit janë financuar 56 milionë euro më pak për projektet e investimeve publike. Janë 56 milionë euro më pak për shkolla, spitale, rrugë, ujësjellësa, sepse prioriteti i Edi Ramës nuk janë qytetarët dhe zhvillimi i vendit.
E vetmja gjë që ka rritje është shpenzimi për luksin qeveritar.?-u shpreh Dorian Teliti.
Deklarata e plotë:
Edi Rama e ka zhytur ekonominë kombëtare në krizë të thellë.
Më pak të ardhura, më pak investime, më shumë shpenzime për luksin qeveritar.
Sot arkës së shtetit i mungojnë 80 milionë euro nga tatimi mbi vlerën e shtuar, i cili është treguesi kryesor i konsumit dhe i ecurisë së ekonomisë.
Aksioni arbitrar i tatimeve në kulmin e sezonit turistik rezultoi një dështim spektakolar. Ndërkohë që miqtë e Edi Ramës vazhdojnë të mos paguajnë, biznesi i qytetarëve të zakonshëm, vazhdon të rrënohet nga taksat, gjobat dhe dhuna shtetërore.
Pavarësisht propagandës, aksioni kundër bizneseve jo vetëm nuk e përmbysi dot rezultatin e performancës negative në tatime e dogana, por dha impakt akoma më negativ në treguesit e ekonomisë dhe në mbledhjen e të ardhurave.
Konkretisht, TVSH-ja e mbledhur nga tatimet në muajin gusht, TVSH e brendshme, në kulmin e aksionit tatimor dhe policor kundër bizneseve, ishte 11 mln euro më e ulët sesa gushti i vitit të kaluar, plot 33% më pak.
Pra, aksioni jo vetëm dështoi, por e përkeqësoi akoma edhe më tej ecurinë dhe klimën e të bërit biznes.
Më pak TVSH, më pak akciza, më pak taksa nacionale e taksa doganore në arkën e shtetit.
Gjithashtu më pak investime.
Në 8 muajt e parë të vitit janë financuar 56 milionë euro më pak për projektet e investimeve publike. Janë 56 milionë euro më pak për shkolla, spitale, rrugë, ujësjellësa, sepse prioriteti i Edi Ramës nuk janë qytetarët dhe zhvillimi i vendit.
E vetmja gjë që ka rritje është shpenzimi për luksin qeveritar.
Ky 8 mujor eshtë kulmi i abuzimit me shpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes. Në vendin më të varfër të Europës, qeveria i ka rritur këto shpenzime me 32 milionë euro më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Të dhënat e 8 mujorit nxjerrin në pah përkeqësimin e ekonomisë së familjeve dhe bizneseve shqiptare. Deri në fund të vitit përkeqësimi parashikohet të thellohet, nëse vendi vazhdon të qeveriset nga kjo klikë e korruptuar, e cila nuk punon për qytetarët, sepse nuk zgjidhet prej tyre.
Vendi ka nevojë urgjente për një qeveri të zgjedhur në mënyrë demokratike dhe me program të qartë për daljen nga kriza.
Alternativa e Partisë Demokratike është e vetmja zgjidhje që e çliron ekonominë nga kapja e një grushti oligarkësh dhe kriminelësh, duke e vendosur atë në funksionin të zhvillimit të vendit dhe mirëqenies së qytetarëve.
Alternativa e Partisë Demokratike për uljen e taksave, për eleminimin e gjobëvënies ndaj biznesit, për rritjen e investimeve në sektorët kyçë të ekonominë është rruga e vetme e daljes nga kriza e thellë ku e ka futur vendin Edi Rama.
Presidenti Ilir Meta ka vënë sot në dispozicion të Komisioni...
Mbledhja e sotme e Komisionit Hetimor për shkeljet e preside...
Pak ditë pas zyrtarizimit të drejtimit nga Shqipëria të Mini...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edv...
Partia Demokratike pritet të publikojë dhe tetë emra të tjer...
Sekretar miliardieri i rilindjes për marrëdhëniet me publiku...
“E shkuara e errët e kryebashkiakëve”, është tema e emisioni...
Agron Shehej, ish deputet i Partisë Demokratike ka hedhur ak...
Ish kryetari i partisë Aleancës Demokratike, ish deputeti, a...
Ish kryetari i Prokurorisë së Apelit, Shkëlqim Hajdari dhe p...
A do të hapen negociatat në tetor? Është tema që po diskutoh...
“Qytetarët shqiptarë të marrin në dorë të ardhmen e tyre dhe...
Grida Duma, ish deputetja e listës Basha, ka qenë pjesë e tr...
Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka folur për nismën ...
Deputeti Kujtim Gjuzi ka tërhequr gjithmonë vëmendjen me sti...
Analisti Agron Gjekmarkaj, ka habitur me anësinë që ka mbajt...
Një paralajmërim të fortë ka bërë nëpërmjet një postimi të p...
Në intervistën e dhënë për CNA.al Arben Imami, ish-ministër ...
Nga studioja e emisionit “Opinion”, në TV “News 24”, analist...
Analisti Agron Gjekmarkaj, i ftuar në rubrikën “Opinion”, në...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...