web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Strategjia antikorrupsion/ Rama me “dorë të hekurt”, apel biznesit

18 Shtator 2019, 12:54, Politikë CNA

Të korruptuarit në universitetet shqiptare janë vendosur në shenjestër të qeverisë. Një lajm i tillë është bërë i ditur nga vetë kryeministri Edi Rama, gjatë takimit të përjavshëm të bashkëqeverisjes.

Studentëve iu kërkohet që të denoncojnë me fakte në një platformë online, ku synohet të luftohet ky fenomen.

 ?Dje bera publike një ide për të icentivuar studentetë për të denoncuar me provë dhe janë të gatshëm t?i dalin zot denoncimit, pedagoge apo adminstrate në universitet që u bëjnë presion korruptiv duke menduar të vendosim një bursë plus për këta studentë, nëse e ke një merr edhe një tjetër 1 vjecare dhe zëruat tarifën për një vit?- tha Rama.

Por, qeveria nuk ndalet me kaq. Rama tha se do bëjnë të njejtën platformë denoncimi edhe për biznesin duke synuar largimin nga radhët e administratës të inspektorëve tatimorë të papërshtatshëm dhe të korruptuar që dëmtojnë biznesin e ndershëm.

?Së shpejti bëjmë pubike masat e reja ku cdo biznes duke filluar nga i vogli për të denoncuar cdo personazh që vjen në dyqan dhe bën presion dhe shqetëson duke shkelur etikën dhe kaluar përtej kufijve të ligjit, ndihmë për biznesin dhe për shtetin duke na ndihmuar të identifikojmë personat e papërshtatshëm?-vijoi kryeministri.





Lajmet e fundit nga