Hapja e negociatave/ Letra e ministrit gjerman zbulon 8 kushtet shtesë
Pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel, kryeminist...
Në Tiranë, ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreka, ftoi partitë politike të nisin dialogun për tema të rëndësishme të vendit. Ai tha se një temë konkrete dialogu mund të ishte reforma zgjedhore.
Drejtuesi i delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, ambasadori Luigi Soreca, tha sot se kontaktet mes qeverisë dhe aktorëve të tjerë politikë duhet të vazhdojnë në 5 javët në vijim përpara takimit të Brukselit.
Shqipëria dhe BE nënshkruan sot një marrëveshje IPA për një shumë prej 94 milionë euro, që i akordohen Shqipërisë për fusha si lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar, reforma në drejtësi. Kjo tregon edhe një herë, sipas ambasadorit Soreca, angazhimin e BE-së me Shqipërinë, duke dhënë fonde të rëndësishme që Shqipëria të vazhdojë reformat e saj.
?BE – tha zoti Soreca – u ka kërkuar shumë shpesh partive politike shqiptare të përfshihen në dialog dhe të marrin pjesë në dialog, i cili duhet të nisë nga diçka specifike. Ndoshta kjo gjë specifike mund të jetë reforma zgedhore. Reforma zgjedhore është e rëndësishme dhe e nevojshme, pasi do të sillte një gjë të rëndësishme për qytetarët e Shqipërisë, duke folur për zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre. Kjo do të bëhet në mënyrë të drejtë dhe në përputhje me të gjitha standartet ndërkombëtare.Çelja e negociatave do të ndihmonte edhe sa i përket dialogut. Mbi 90 për qind e qytetarëve shqiptarë dëshirojnë që shqipëria të bëhet shtet anëtar i Bashkimit Europian. Këta 90 për qind i përkasin gjithë spektrit politik të shoqërisë shqiptare. Ndaj edhe gjithë politikanët duhet të përfshihen në këtë dialog? – tha zoti Sroreca.
Por opozita komentoi për ?Zërin e Amerikës?, se qeveria është e papërgjegjshme me krizën dhe zhvillon vetëm dialog të pasinqertë për interesa të ditës. Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike të opozitës, Gazmend Bardhi, tha për ?Zërin e Amerikës? pas komenteve të ambasadorit të BE-së se thirrja për dialog nga partnerët është e kuptueshme, e përsëritur dhe shprehje e shqetësimit të tyre mbi situatën në vend.
?Për Partinë Demokratike ka qenë dhe mbetet i papranueshëm një dialog i pasinqertë, që zgjidh situatën momentale, por që nuk ka në fokus interesin afatgjatë të qytetarëve dhe vendosmërinë e tyre për zbatimin në Shqipëri të standardeve euro-atlantike të nevojshme. Deri tani kundërshtarët tanë politikë dhe kryeministri Edi Rama kanë shprehur mungesë përgjegjshmërie për të kuptuar situatën që kanë krijuar në vend dhe shkaqet reale të krizës politike, që janë keqqeverisja dhe bashkëpunimi i politikës me krimin në zgjedhje, që kanë cënuar shtyllën themelore të demokracisë: zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Dialogu i sinqertë mund të nisë vetëm atëherë kur shkaqet e krizës të evidentohen qartë dhe qeveria të pranojë përgjegjësinë për situatën që ka krijuar në vend. Problemet në Shqipëri dhe kriza e thellë institucionale, politike dhe kushtetuese, nuk zgjidhen me reformën zgjedhore, edhe pse kjo e fundit është e nevojshme dhe duhet të realizohet? – tha zoti Bardhi.
Nga ana tjetër, Partia Socialiste ka shprehur shpesh vullnetin e saj për dialog me opozitën, edhe pasi ajo u largua në shkurt nga parlamenti.
Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, thotë për ?Zërin e Amerikës? se shumica dëshiron të komunikojë me opozitën jashtë parlamentare, dhe dora për dialog mbetet përherë e shtrirë drejt saj.
?Shembulli më i mirë i gadishmërisë tonë për dialog me opozitën është fakti se në Komisionin e Reformës i është lënë një karrige bosh edhe Partisë Demokratike për të ushtruar të drejtën e saj, për të bërë propozime. vitin e ardhshëm Shqipëria vitin e ardhshëm merr presidencën e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, ndaj reforma zgjedhore dhe ajo gjyqësore janë detyrime? – u shpreh zoti Balla. Ai theksoi se pa depolitizuar komisionet e zgjedhjeve, ne nuk kemi bërë reformë zgjedhore në Shqipëri. Pa hequr partitë politike nga numërimi i votave, ne nuk kemi bërë reformë zgjedhore?. Zoti Balla tha se, krahas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, e vetmja kërkesë e Partisë Socialiste për reformën zgjedhore është mundësimi i votimit për emigrantët shqiptarë.
Megjithë ftesat dhe deklaratat e vazhdueshme, shenjat për dialog mes forcave politike shqiptare ende nuk shihen, dhe opozita ka paralajmëruar një rifillim të protestave në kërkim të zgjedhjeve të parakohshme me një qeveri tranzitore./VOA
Pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel, kryeminist...
Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ironizoi kryeministrin Ed...
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Gjermani, Artur Kuk...
Pas takimit me kancelaren gjermane, Angela Merkel, kryeminis...
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka thënë, se Edi Rama ko...
Deputeti socialdemokrat gjerman, Christian Petry, ka thënë p...
Aleatët e Partisë Demokratike nuk e fshehin shqetësimin për ...
“Mësuesit i kap, fshesa e partisë së krimit”. Kështu ka shkr...
Partia Demokratike ka reaguar, pas takimit të kryeministrit ...
Pas takimit me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, kryem...
Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, ka komentuar deklaratën e Pre...
Fahri Balliu i njohur ndryshe si “njeriu paçes”, ka sulmuar ...
Ish-gazetari i Zërit të Popullit, Fahri Balliu ka thënë, se ...
Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari ka takuar ...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim në ...
Çuni i Fahri Balliut, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Kl...
Ish-kryetarja e Bashkisë së Përrenjasit, Miranda Rira ka rea...
Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Fabian Top...
Ines Nurja akuzon kryeministrin Edi Rama se mashtron në lidh...
Sa herë përplasen dy burra gjithmonë kthejuni shprehjes së v...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...