web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pas braktisjes së Bashës/ Meta shenjëstron Sorosin

13 Shtator 2019, 20:34, Politikë CNA

Presidenti i Republikës, Ilir Meta u shpreh se do të japë dorëheqjen nëse vërtetohet se ka shkelur Kushtetutën.

Gjithashtu gjatë një interviste në Syri Tv, shenjëstroi Opozitën se e ka lënë drejtësinë në duar të kryemininistrit Edi Rama, por ndër të tjëra nuk la pa përmendur edhe Sorosin.

Meta, tha se ka një atdhe dhe për këtë arsye do ta mbrojë kombin e tij me çdo kusht dhe jo si disa të tjerë që ka më shumë se sa një atdhe si edhe Sorosin.

Edhe më herët presidenti Meta ka lëshuar akuza ndaj Sorosit për lidhjet e tij me kryeministrin Rama.

Por nuk është vetëm Rama, që njihet për lidhje me Sorosin por edhe kreu i Opozitës joparlamentare Lulzim Basha, për të cilin thuhet se atij dhe familjarëve të tij u janë paguar studimet nga fondacioni Soros./CNA.al





Lajmet e fundit nga