Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Emisioni investigativ “Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së mërkurës një skandal në Gjykatën e Apelit Shkodër. Tre gjyqtarët Marina Raboshta, Valbona Vata dhe Astrit Kalaja nuk lejuan një avokat që të marrë pjesë në seancë, megjithëse ishte zgjedhur nga dy të pandehur.
Për tre muaj me radhë, dy të arrestuarit Fatmir Nikolli dhe Preng Gjergji nuk po mbrohen nga avokati Gerti Ymeri, por nga avokatë të zgjedhur kryesisht nga ky trup gjykues. “Fiks Fare” pyeti në Dhomën Kombëtare të Avokatisë dhe mësoi se ndaj avokatit Ymeri nuk është marrë asnjë masë disiplinore: pezullim apo heqje license!
Në emisionin investigativ u ankua Fat Nikolli, i cili tha se djali i tij, Fatmiri, është arrestuar dy vite më parë për kultivim të lëndëve narkotike. Ai tha se djali është i pafajshëm dhe Gjykata e Pukës e dënoi me 8 vite burg. Bashkë me të, u dënua edhe shoku i tij Preng Gjergji. ?Fiks Fare i jam drejtuar për arsye se unë bashkë me djalin kemi kërkuar avokat Gerti Ymeri. Është me prokurë, e ka kërkuar djali. Ka përfaqësuar disa seanca dhe më pas Gertin e kanë larguar. E ka larguar Marina (gjyqtarja) bashkë me atë shoqen tjetër Valbona (gjyqtare). Nuk e ka larguar djali, as shoku i djalit. E ka larguar trupi gjykues, mua s?më kanë thënë as një sqarim. Unë jam dakord me të gjitha kërkesat e avokatit. Gjykata ka interesa të vetat, kujtojnë se është monizëm. Këtu s?ka drejtësi. Unë nuk di nëse ka marrë masë Dhoma e Avokatisë. Unë nuk e di që të jetë ndaluar. Unë dua vetëm drejtësi, drejtësinë ky trup gjykues s?ma jep. Prandaj kemi kërkuar të largohet. Djali është ende në burg? thotë denoncuesi.
Gazetarët e “Fiks Fare” folën edhe me avokatin Gerti Ymeri, i cili tha se ?ka një periudhë prej 3 muajsh që gjykata nuk më lejon që ti mbroj dy klientët e mi, pavarësisht se jam zgjedhur nga ana e tyre që në janar 2018?.
Sipas tij, në mënyrë të çuditshme paska ka marrë masë që ta largojë nga ky gjykim.
?Ligji nuk njeh asnjë të drejtë të heqë mbrojtësin e zgjedhur. Më hoqi gjykata, në kundërshtim me K.Pr.Penale. Unë disponoj materialet e audios, që në fakt gjykata ia dha të pandehurve që të çonin në dhomat e paraburgimit në audio? thotë ai.
Në audio, trupi gjykues relaton se ?për shkak të kërkesave të përsëritura, që në fakt nuk mbrojnë të pandehurit por zvarrisin procesin, ne po heqim mbrojtësin??.
Sipas avokatit Ymeri, Trupi gjykues përbëhet nga Marina Raboshta relatore dhe anëtarë gjyqtarët Valbona Vata dhe gjyqtar Astrit Kalaja. Më parë ka qenë Fuat Vjerdha, i cili është shkarkuar nga Vetingu.
?Tentoj të futem nga qershori po gjykata urdhëron policinë e IEVP Lezhë, që të më largojnë. Edhe ata në kundërshtim me ligjin, tentojnë të më nxjerrin jashtë. Të pandehurit i kanë bërë një sërë shkresash dhe i thonë kërkojmë avokat Gerti Ymerin, në çdo seancë. Gjykata s?i jep Gerti Ymerin, po i jep një avokate dublant, caktohet me telefon. Deri tani s?kam asnjë masë nga Dhoma e Avokatisë. Janë bërë kërkesa nga këto gjyqtarë ndaj meje për këtë çështje. Vendimmarrje s?ka. Nëse shkoj sot s?do më lënë përsëri. S?do më lërë gjykata, do i thonë nxirre jashtë atë?? thotë ai.
Pas denoncimit, avokati futet në seancë. Gjyqtarja që relaton çështjen nuk e përmend avokatin Gerti Ymeri. Më pas avokati i prezantohet dhe gjyqtarja i thotë mund të uleni në sallën e seancës jo në vendin e avokatit. Më pas, gjyqtarja i drejtohet punonjësve të policisë së burgjeve, që të zbatojnë vendimin e gjykatës dhe ndërpret seancën gjyqësore për të larguar nga vendi avokatin. Një punonjës i policisë së burgjeve i thotë që të largohet nga ai vend. Ndërkohë, avokati i thotë se detyra e tij është që të merret me sigurinë e të arrestuarve, jo me avokatët. Debatojnë me njëri tjetrin që avokati të largohet nga vendi. Më pas, i afrohet një punonjës i gjykatës dhe i thotë që të largohet, pasi ka marrë vendim trupi gjykues. Në sallë futet gjyqtari Astrit Kalaja dhe i thotë avokatit që të ulet në sallë dhe jo në atë vend, pasi ?je delegjitimuar, do vendosë trupi gjykues?.
Trupi gjykues futet sërish në sallë dhe në këtë moment ngrihet i pandehuri Fatmir Nikolli dhe i thotë që ?ne kërkojmë avokat Gerti Ymerin?. ?Edhe unë Gerti Ymerin? pohon Preng Gjergji. Avokatët e zgjedhur një seancë më parë thonë se përderisa të arrestuarit nuk dëshirojnë që ti mbrojnë, s?mund të vazhdojnë. ?S?mund të vazhdojmë mbrojtjen kundër dëshirës së tyre? thonë ata, duke detyruar gjykatën që të tërhiqet sërish për këshillim. Pas disa minutash gjyqtarja merr vendim për të caktuar avokat kryesisht, por një nga të pandehurit vazhdon të këmbëngulë se do avokat Gerti Ymeri. Por, gjyqtarja thotë se avokati Gerti Ymeri është dënuar nga gjykata. Të pandehurit vazhdojnë të këmbëngulë se ?Duam Gertin!?. Avokatët e caktuar thonë se përderisa palët nuk duan, përderisa ne flasim në emër të tyre, ata s?pranojnë dhe s?dalim kundër tyre.
Gjykata ndërpret sërish seancën dhe pas disa minutash, relatorja thotë se gjykata ka vendosur se duhet caktuar avokat kryesisht. Një nga të arrestuarit i thotë ?me leje?, ndërsa gjyqtarja i thotë do të ?thërrasë trupi gjykues?. Seanca gjyqësore shtyhet për t?u njohur avokatët me materialet e dosjes.
Sipas avokatit Gerti Ymeri, ai është ?dënuar? pasi ?kam kërkuar përjashtimin e gjyqtarëve se është në konflikt interesi me gjyqtarët Valbona Vata dhe Marina Raboshta?. ?Për Valbona Vatën kam kërkuar përjashtimin për arsye se unë jam avokat i një personi, i një shtetaseje e cila kërkon detyrim financiar bashkëshortit të gjyqtares një shumë prej 40 mijë eurosh dhe i kam thënë që s?mund të jeni gjyqtare. Gjyqtarja e mohoi që ka detyrim. Por kam kontratë ku është edhe detyrimi? thotë ai, duke pohuar se nuk është i ndaluar, arrestuar, proceduar apo i pandehur. ?Kushtetuta thotë s?mund të hiqet avokati i zgjedhur. E bëjnë se kanë mbaruar afatet e parashtrimit dhe mos i plas bomba në dorë. Mbrojtësi hiqet nga i pandehuri apo nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë dhe aty nëse ankohet vetë klienti. Deri më sot s?është marrë asnjë masë nga DHKA, as pezullim as heqje license? thotë ai.
Fiks Fare u interesua pranë Dhomës Kombëtare të Avokatisë nëse është marrë ndonjë masë ndaj avokatit Gerti Ymeri. Kryetari i Komitetit të Disiplinës, avokat Virgjil Karaja, deklaroj se kundër avokat Gerti Ymerit nuk ka asnjë masë disiplinore. ?Çdo gjë që del nga komiteti i disiplinës del me vendim.
Gjykata s?mund të pezulloj pjesëmarrjen e avokatit në qoftëse nuk ka një vendim pezullimi ose heqje license, ky avokat është në proces, pasnesër gjykohet. Është shkelje e ligjit të avokatisë, ose e kodit të procedurës civile apo penale, varet për ça çështje ka qenë. Pengimi për të marre pjesë, është shkelje. Nuk është pezulluar nga aktiviteti si avokat. Gjyqtarët kanë shpërdoruar detyrën. Kur të gjykohet dhe të dënohet atëherë komunikojmë ne.
Duhet të bëhet problem në KLGj, që pengohet një avokat pa masë disiplinore që të marrë pjesë në gjykim? tha avokati Virgjil Karaja. Pra, në datën 9 shtator 2019, avokati Gerti Ymeri nuk kishte asnjë masë nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Në këtë rast, tre anëtarët e trupit gjykues Marina Raboshta, Valbona Vata dhe Astrit Kalaja, sipas kësaj Dhome, kanë shkelur ligjin!/Top Channel/
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot mesazhin e nj...
Emisioni ‘Stop’ në Tv Klan ka denoncuar një rast skandaloz t...
Gjatë intervistës së dhenë në studion e televizionit “A2-CNN...
Gazmend Bardhi, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokrati...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e ...
Emisioni “Stop” në Tv Klan ka trajtuar mbrëmjen e sotme rast...
Fiks Fare denoncoi sot veprimet e një avokati i cili duke bë...
Gjatë këtij viti ka shkuar në 25 numri i punëtorëve, që kanë...
Më shumë se 2 mijë vepra penale që kanë të bëjnë me mashtrim...
Shumat e fondeve të dala për të kompesuar mbushjen e gropës...
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet social...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e ...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Librazhdin mbrëmjen e djesh...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një ...
Nga studioja e emisionit “Opinion” në Tv “News 24”, ndërsa f...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e ...
Emisioni “Fiks Fare” trajtoi sërish për të disatin vit rresh...
Fiks Fare denoncoi dy avokatë të njohur në Tiranë dhe Vlorë,...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...