Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Ylli Pata
– Qëndrimi i presidentit të Republikës në Kuvend se ai ç?dekretoi 30 qershorin si ditë zgjedhjesh për të shmangur djegien e Parlamentit, është komentuar në mënyrë vertikale në këto orët pas raportimit të parë të kreut të shtetit shqiptar, në një komision parlamentar të hetimit të presidentit.
Si seancë e parë, deponimi i presidentit shkoi qetë nga të dy palët, ku nuk pati ngritje tonesh apo tensionim të ndërsjelltë, ndoshta edhe për të treguar xhentilesën e duhur institucionale, megjithatë ka rënë në sy mos ngulmimi i parlamentarëve për të hartuar një grup pyetjesh në lidhje me thelbin e çështjes.
Deklarata e Metës ka qenë mjaft e forte, por edhe nga ana tjetër mjaft e çuditshme, pasi në një shtet normal demokratik zgjedhjet gjithmonë janë përveçse baza e sistemit, edhe një mënyrë për të zbutur tensionet, pasi partitë politike, si aktorë kryesorë, për të ardhur në pushtet kërkojnë të votëbesohen përpara zgjedhësve, për të arritur kështu detyrën kryesore të një force politike.
Shqipëria në gati 30 vjet pluralizëm asnjëherë nuk e ka parë anulimin e zgjedhjeve normale si një mundësi për të qetësuar situatën, përkundrazi.
Meta dha rastin e Ramiz Alisë në vitin 1991, kur si president i Republikës ka shtyrë me një muaj zgjedhjet e vitit 1991, nga shkurti në muajin mars, pas një situate të krijuar nga rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës dhe kërkesës zyrtare të opozitës së atëhershme-Partisë Demokratike, për të shtyrë zgjedhjet.
Kjo kërkesë u përkrah edhe nga partia atëherë në pushtet, që drejtohej nga Ramiz Alia, pra PPSH.
Në gjithë këto vite nuk ka pasur asnjë rast kur presidenti ç?dekreton zgjedhjet si një mundësi për të ulur tensionet.
Në vitin 2007, presidenti Alfred Moisiu, pas një pakti të të gjithë partive politike parlamentare, i detyroi ata të vendosnin një nen kalimtar në Kodin Zgjedhor, ku i lejohej presidentit në atë rast të caktonte një datë tjetër zgjedhjesh, pasi opozita socialiste kërkonte shtyrje për arsyen e rritjes së sigurisë të dokumenteve të votimit.
Në rastin aktual, presidenti Ilir Meta dekretoi 30 qershorin si datë zgjedhjesh pasi u konsultua me të gjithë partitë parlamentare, pra edhe me opozitën, PD dhe LSI, kur këto të fundit u rikthyen në Parlament në dhjetorin e vitit të shkuar.
Në rastin e ç?dekretimit, nëse do të shërbente si një mjet për të ulur tensionet, atëherë do të duhej që të arrihej një pakt me palët, të cilat nuk binin dakord.
Ndërkaq, në rast se një organ ligjzbatues, siç është SHërbimi Informativ Shtetëror, ka informuar kreun e shtetit dhe sipas ligjit, paralelisht për një djegie të Parlamentit, atëherë presidenti do të duhej të merrte masat që ajo të mos ndodhë me anë të mekanizmave institucional, apo qoftë edhe duke ndërhyrë direkt në mënyrë që forcat politike të bëjnë apel për uljen e tensioneve politike.
Ç?dekretimi i njëanshëm apo i mosdakortuar nga palët, më shumë se një mekanizëm ç?tensionimi, shërbeu si një karburant për të ushqyer edhe më shumë flakët e sherrit politik.
Madje pikërisht nga akti i Metës, opozita përshkallëzoi paralajmërimin për të mos lejuar zhvillimin e zgjedhjeve, ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha foli për përplasje civile.
Ishte vetëm deklarata e zyrtarit të lartë të DASH, Mathevv Palmer, 2 ditë para zgjedhjeve në VOA, që fiku menjëherë zjarrin.
?Ne presim që zgjedhjet të zhvillohen më 30 qershor. Shpresojmë që ato të zhvillohen në mënyrë të qetë e transparente. Pas zgjedhjeve do të formohet Gjykata Kushtetuese dhe shpresojmë që mosmarrëveshjet për kohën e zhvillimit të zgjedhjeve të zgjidhen përmes institucioneve të vendit?, tha zoti Palmer në një intervistë në seksionin shqip të Zërit të Amerikës më 28 qershor.
Ndërkohë që nga politikanë të opozitës ishte deklaruar se do të ndalonin që të zhvillohej procesi, duke përdorur militantët e tyre, zyrtari i DASH, Pamer deklaroi:
?U bëjmë thirrje udhëheqësve të opozitës t?ua bëjnë të qartë përkrahësve të tyre që më 30 qershor të mos ketë dhunë, që askush të mos pengojë të drejtën e atyre që dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhje?.
Sa për atë që tha kreu i shtetit, që nuk doja një ?Rajshtag të dytë?, konteksti është krejt tjetër.
Hitleri, që ishte në drejtim të partisë naziste, nxiti përkrahësit e tij të djegin Parlamentin, duke akuzuar komunistët. Madje u akuzua një drejtues komunist bullgar, Gjergj Dimitrovi.
Pas djegies, Hitleri u bë kancelar, duke larguar kreun legjitim të shtetit?
Nga Gjorg KodraLulzim Basha paska kërkuar në PPE mbështetje ...
Sa mora vesh se kishte ardhur në Tiranë Astriti me Vjollcën,...
Duke dashur të ruajë dhe të respektojë staturën e postit që ...
Nga Mero Baze– Presidenti Ilir Meta do të jetë të hënën para...
Vetëm kur një vend ka sjellë në pushtet injorantë, populli ë...
Sot në mesditë, megjithëse në mënyrë të papritur, Lulzim Bas...
Një nga abuzimet më të mëdha që ndodh rëndom në Shqipëri ësh...
Komisioni i Venecias vjen ditën e hënë në Tiranë, për nismën...
Të gjitha palët, përveç shumicës, po përgjojnë se kush do je...
Askush nuk ka pritur të lexojë konkluzionet përfundimtare të...
Unë e mbështes rezistencën e pashembullt të banorëve të Unaz...
*Pashë sot një shkrim të gazetës “RD”, kundër një gazetari t...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka bërë një d...
Lorisa YLLIU be me shume se dy vite qe nuk kam publikuar ndo...
Nga Eduard Zaloshnja* Qysh prej vitit 1990, kam qenë partiza...
Në qarkoren e Lulzim Bashës për mediat nuk ka asnjë gjë të r...
Disa aktivistë të shoqërisë civile në Kosovë zhvilluan një s...
Nga Preç Zogaj– Ambasada e SHBA ka vijuar gjatë gjithë verës...
Shqipëria është e vonuara e madhe e Ballkanit për sa i përke...
Nga Denis Dyrnjaja* Ky është Ambasadori Britanik në Kosovë R...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...