Zgjedhje lokale në Rusi/ Opozita i sheh ato si pikë kthese
Në shumë rajone ruse votohet këtë të diel (08.09) për guvern...
Një skandal i ri ka tronditur Rumaninë. 5 vetë, mes tyre edhe drejtuesi gjerman i projektit social janë arrestuar e gjenden në paraburgim për shkak të dyshimit për tregti me njerëz, heqjen e lirisë dhe keqtrajtim të rëndë. Prokuroria rumune i akuzon këta persona, se kanë krijuar një organizatë kriminale, nën pretekstin zyrtar të ?projektit të riedukimit” dhe kanë keqtrajtuar si skllevër pune një dyzinë të rinjsh nga Gjermania. Të paktën disa minorenë kanë dhënë dëshmi për metodat brutale.
Metodat e drejtuesve gjermanë të projektit dhe ndihmësve rumunë përfshijnë dënimin me heqjen e ushqimit dhe lirisë deri në mbyllje në dhoma dhe rrahje. 12-18 vjeçarëve u janë marrë pasaportat, ata duhej të kryenin punë të rënda në fermat e fshatrave dhe shpesh të flinin me kafshët në stalla.
Drejtuesit e projektit dhe disa minorenë të tjerë nuk i kanë pranuar akuzat.
Projekti Maramures
Prej 15 vjetësh një çift gjerman në veri të Rumanisë drejton projektin në Maramures, një rajon malor piktoresk. Projekti social u dedikohet të rinjve me probleme edukimi nga Gjermania. ?Projekti Maramures” që financohet nga Gjermania premtonte një fillim të ri për shumë të rinj nga familje me probleme sociale. Të rinj me probleme psikike, të varur nga droga apo me vepra penale duhet të zhvillonin një perspektivë të re në një botë tjetër.
Dihet, se jeta e banorëve në Maramures është e vështirë. Dita e punës aty fillon në orën 5 të mëngjesit, lopët dhe derrat duhen ushqyer, duhen pastruar stallat, duhet marrë dru nga pyjet afër. Fëmijët aty kanë punuar gjithmonë, qoftë në ndërtimin e shtëpisë, në kovaçhanë apo në tezgjah.
Një botë tjetër për të rinjtë gjermanë, që sillen nga Zyrat e Rinisë nga Gjermania në Viseu de Sus, nën patronazhin e drejtuesve gjermanë të projektit dhe ndihmësve rumunë. Të rinjtë duhet të ?riedukoheshin” përmes punës së rëndë. Që në vitin 2007 ka pasur një artikull në shtypin rumun për parregullsi të dukshme në Viseu de Sus.
Riedukimi jashtë vendit- një biznes i majmë?
Një vit më parë ishte ?Spiegel” që kishte raportuar, se organizata që është vështirë të mbikqyren, në rajone po ashtu shumë të largëta, jashtë Gjermanisë shfrytëzojnë rregullisht të rinj me probleme edukimi. Projekte të tilla ka jo vetëm në Rumani, por edhe në Poloni, Greqi, Rusi dhe në Kaukaz. Të gjitha funksionojnë sipas një modeli: Punë e rëndë, dënime të ashpra në rast mosbindjeje, deri edhe rrahje, heqje e ushqimit dhe lirisë. Edhe për ?Projektin Maramures” ka raportuar ?Spiegel”-i.
?Shanset e fundit” për të rinjtë shumë problematikë nuk i kushtojnë pak shtetit gjerman. Për secilin minoren autorët e projektit Maramures kanë marrë nga 4.000-6.000 Euro në muaj. Pas një faze ?përshtatjeje” prej disa muajsh në qendrën e projektit, të rinjtë dërgohen në familje pritëse, që marrin në muaj nga 200-600 Euro, shto edhe punën e papaguar të të rinjve. Projekti Maramures ka nën patronazh 30 minorenë.
Bashkëpunëtorë lokalë
Raportet zyrtare të autoriteteve rumune bëjnë të ditur vuajtjen e këtyre fëmijëve. Madje ka të dhëna, se janë bërë edhe ndërhyrje mjekësore kundër vullnetit të tyre. Vajzave u janë bërë gjilpëra disa herë në vit, ?me qëllim që të mos mbeten shtatzëna”. Prokuroria bëri të ditur, se ka pasur disa përpjekje për vetëvrasje, si pasojë e traumave fizike dhe psikike.
E pyetur nga Deutsche Welle, nëse autoritetet rumune e kanë kryer detyrën e tyre për kontroll dhe verifikim, prokuroria përgjigjet, se nuk ka pasur të dhëna, që të provonin të kundërtën. Ka pasur të dhëna, që të fajësuarit kanë pasur disa bashkëpunëtorë në instancat lokale, si policia, bashkia, shërbimet sociale, të cilët i kanë njoftuar drejtuesit për kontrollet e planifikuara. Kështu të rinjtë ?problematikë” janë ?qetësuar” me medikamente. Por autoritetet lokale nuk i pranojnë akuzat. Një pyetje tjetër e Deutsche Welles për Agjencinë Kombëtare të Çështjeve Sociale mbeti pa përgjigje. Thuhet vetëm, se një komision ministror është duke marrë në shqyrtim procedurat në Maramures./DW
Në shumë rajone ruse votohet këtë të diel (08.09) për guvern...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, tha se ka a...
Lord MacDonald, ish-prokurori tha për Sky News se Boris John...
Kosova i ngjall të vdekurit në ditën e zgjedhjeve. Kjo duke ...
Debatet e përfaqësuesve të partive politike, të cilat po zhv...
Prej kohësh negociohej, tani u bë realitet: Autobusë me të b...
Planet e populistit të ekstremit të djathtë të Italisë, Matt...
Pllaka e parë përkujtimore për të përndjekurit e regjimit so...
Administrata Trump është vënë në vëmendjen e medias pas njof...
Mosmarrëveshja e zgjatur tregtare midis SHBA dhe Kinës po nd...
Senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Ron Johnson, thanë të ...
CDU/CSU në Gjermani gjatë shtatorit do të përcaktojë pozicio...
Lideri për shumë vjet i Zimbabves, Robert Mugabe, vdiq në mo...
Para një viti e gjysmë ai ishte një profesor i panjohur juri...
Një ish-analist i CIA-s pretendon se presidenti rus Vladimir...
Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan sërish e ka kërcën...
Në shumë aksione të kordinuara policia deri tani ka arrestua...
Qeveria e re e Italisë, një koalicion mes partive rivale, bë...
Kryeministri britanik Boris Johnson pësoi një goditje tjetër...
Ka pasur kohë, kur marrëveshjet ekonomike me vlerë 150 milia...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...