E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Ron Johnson, thanë të premten në Beograd se Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë sakrifica për të siguruar normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.
Të dy senatorët qëndruan në Beograd, dy ditë pasi kishin vizituar Prishtinën për të dërguar mesazhin se Shtetet e Bashkuara mbështesin rifillimin e bisedimeve dhe arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet palëve.
Bisedimet janë pezulluar që nga nëntori i vitit të kaluar kur Prishtina u vuri tarifa prej 100 për qind mallrave serbe në shenjë kundërshtimi ndaj fushatës së Beogradit kundër shtetësisë së Kosovës.
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, tha të premten se Beogradi pret heqjen e tarifës dhe kërkon një marrëveshje kompromisi pa të cilin Serbia nuk mund ta njoh pavarësinë e Kosovës.
Vizita e dy senatorëve në Ballkan ndodh pak ditë pasi që sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo emëroi zëvendës ndihmësin e tij Matthew Palmer si Përfaqësuesin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor. Emërimi i tij shihet si një dëshmi e përfshirjes më të madhe të Shteteve të Bashkuara në procesin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Për vëzhguesit në Kosovë, porositë e senatorëve janë pjesë e një diskursi amerikan gjatë këtyre 12 muajve të fundit.
Drejtori ekzekutiv i Grupit Ballkanik për hartimin e politikave, Naim Rashiti thotë për Zërin e Amerikës se Shtetet e Bashkuara po përfshihen në rajon nëpërmjet dy nismave.
?Kjo është një iniciativë e re me dy hapa, është emërimi i të dërguarit të posaçëm për Ballkan të zotit Palmer dhe dy senatorët të cilët po provojnë të përgatisin një kornizë, një agjendë më të qartë dhe të konsoliduar për Departamentin e Shtetit gjegjësisht për Sekretarin e Shtetit dhe këto iniciativa janë shumë mirë të koordinuara, që njëri të punoj në nivelin më të lartë politik por duke mos angazhuar burokracinë direkte dhe tjetri duke angazhuar burokracitë direkte përmes zotit Palmer,? tha zoti Rashiti.
Zoti Rashiti thotë se zyrtarët amerikanë po presin përfundimin e zgjedhjeve në Kosovë për të rritur trysninë ndaj qeverisë së re për të hequr tarifat dhe ripërtëritjen e bisedimeve me Serbinë.
?Kush do që formon qeverinë do të ballafaqohet në njërën anë me presion për të hequr dhe në njërën anë me presion të brendshëm për të mos hequr taksën dhe të mos shkohet në dialog të hapur në një frymë çfarë Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e krijojnë. Qëndrimet politike të shumicës së subjekteve politike janë shumë të qarta që nuk janë në përputhshmëri me këtë frymë por nuk shprehën në mënyrë të hapur për shkak faktit se janë SHBA-të dhe nuk duan të kenë përgjigje konkrete, nuk besojnë në këtë version dhe mbetët të shihet se si do të binden këta aktorë që të shkojnë në dialog duke hequr tarifën?,tha zoti Rashiti.
Zoti Rashiti thotë se faktori ndërkombëtar nuk duan as të provojnë rifillimin e bisedimeve pa u hequr tarifat ndaj mallrave serbe.
Vazhdimi i këtyre bisedimeve mund të pritet pas zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, që mbahen më 6 tetor. Diplomatët shpresojnë që një qeveri e re të formohet shpejt pas këtyre zgjedhjeve dhe të rihapin bisedimet para se Serbia të hyjë në periudhën e zgjedhjeve që mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm./ VOA
CDU/CSU në Gjermani gjatë shtatorit do të përcaktojë pozicio...
Lideri për shumë vjet i Zimbabves, Robert Mugabe, vdiq në mo...
Para një viti e gjysmë ai ishte një profesor i panjohur juri...
Një ish-analist i CIA-s pretendon se presidenti rus Vladimir...
Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan sërish e ka kërcën...
Në shumë aksione të kordinuara policia deri tani ka arrestua...
Qeveria e re e Italisë, një koalicion mes partive rivale, bë...
Kryeministri britanik Boris Johnson pësoi një goditje tjetër...
Ka pasur kohë, kur marrëveshjet ekonomike me vlerë 150 milia...
Policia e Kosovës ka njoftuar se nga të shtënat me armë në p...
Vëllai i kryeministrit britanik Boris Johnson, Jo Johnson, k...
Kryeministri britanik, Boris Johnson, dështoi të sigurojë vo...
SHBA përpiqen të fitojnë simpati te Ursula von der Leyen e k...
Kundër zhdukjes së llojeve, kundër grimcave të ajrit dhe për...
Është hera e dymbëdhjetë që kancelarja Angela Merkel po udhë...
Nataliteti në Itali ka rënie rekord. Rinia ka humbur besimin...
Në një debat parlamentar, kryeministri i Britanisë së Madhe ...
Dy senatorët amerikanë, demokrati Chris Murphy dhe republika...
Kundër vullnetit të Johnsonit, eurodeputetët do të votojnë s...
Procesi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetori...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...