Veliaj vijon skemat/ Përdor avokatin e pandehur për të shtyrë seancën
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj mbi ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj mbi ...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një skandal në dhënien e ndihmës ekonomike në Tropojë. Persona të vdekur, të burgosur dhe emigrantë figurojnë në listën e personave që marrin ndihmë ekonomike në Njësinë Administrative Lekbibaj. Dy vëllezër, njëri në burg e tjetri në kërkim, figurojnë në listën e ndihmës ekonomike. Madje, rezultojnë se edhe kanë firmosur.
Fiks Fare siguroi një listë nga kjo Njësi Administrative me 194 emra, ku mes emrave disa janë emigrantë në Kosovë, Maqedoni, Francë dhe Gjermani. Borderoja mban datën 3 qershor 2019, ku secili emër ka shumën përkatëse të ndihmës, si dhe nënshkrimet.
Gazetarët e Fiks Fare udhëtuan në Lekbibaj për të biseduar me familjet anëtarët e të cilave kanë emrin në listë. Në listë thuhet se Bardhyl Neçaj, megjithëse banon prej 4 vitesh në Tiranë, figuron në këtë listë dhe në qershor 2019 i është paguar një shumë prej 3.060 lekë. Vëllai i tij thotë se në mes të muajit korrik 2019 e kanë marrë në telefon nga kjo Njësi Administrative për të marrë ndihmën e 6 muajve. “Te dokumenti që kam parë, është edhe firma e Bardhylit. Ai nuk ka firmosur, nuk është nënshkrimi i tij. Lekët nuk i kemi marrë” thotë banori.
Gazetarit e Fiks Fare biseduan edhe me vjehrrin e zonjës Albana Fran Nika. Kjo e fundit ka emrin në listë, madje përbri është edhe firma e saj. Vjehrri i saj thotë se lekët i ka tërhequr ai para pak ditësh. “Albanën e kam nusen e djalit. Të dy janë në Francë, azilantë. Ajo nuk ka firmosur” thotë ai. Ndërkohë, Tonin Niklekaj thotë se nëna e tij Marie nuk ka marrë asnjë lekë, megjithëse ka emrin në listë. “Pash listën dhe nëna ime përfitonte 3.960 lekë në muaj, që kishin dalë nga dhjetori. Në listë ishte edhe nënshkrimi i nënës sime. Ajo nuk ka nënshkruar asnjë dokument, madje s’ka marrë asnjë lekë deri më tan” thotë ai.
Në listë është edhe emri i zonjës Mire Mark Susaj, e cila sipas banorëve të Lekbibajt ka ndërruar muaj me radhë. Por, në dokument rezulton se zonja Mire ka marrë 5.580 lekë në muaj qershor. Punonjësi i Gjendjes Civile në Lekbibaj thotë se zonja Mire është çregjistruar nga Gjendja Civile në datën 1 korrik të vitit 2019. Gazetarët e Fiks Fare shkuan në varrezat e fshatit, ku rezulton se zonja Mire ka ndërruar jetë në muajin mars të vitit 2018. Ndërkohë, në dokumentin e njësisë Lekbibaj të muaj qershor 2019, kjo zonjë ka marrë shumën prej 55 mijë lekësh të vjetra!
Në listë është edhe emri i Elidona Lush Ndrepepaj, e cila rezulton se është emigrante në Gjermani. Gjithashtu edhe emri i Emanuela Jakov Aliajt, e cila ka marrë 4.860 lekë në qershor 2019. Emanuela ndodhet në Maqedoni.
Fiksi shkon edhe në Policinë e Tropojës, pasi në llistën e ndihmës ekonomike janë edhe emrat e Almir dhe Aranit Susajt. Sipas policisë, Almiri është në burg, ndërkohë Araniti akuzohet për një vepër penale në Shkodër, ku dhe është shpallur në kërkim. Sipas policisë, janë bërë disa kërkime në banesën në Lekbibaj, ku rezulton se ndodheshin vetëm dy prindërit e moshuar. Por, ndryshe nga Policia që s’ka arritur ta arrestojë, Njësia Administrative e ka gjetur, madje i jep edhe ndihmën ekonomike prej 27 mijë lekësh, madje ka firmosur. Vëllai i tij Almiri ka marrë në qershor 2019, 43 mijë lekë të vjetra.
Gazetarët u interesuan edhe në Zyrën e Punës në Tropojë, ku punonjësit pohuan se lista e ndihmës ekonomike bëhet nga Bashkia e Tropojës. Fiksi pyeti edhe shefen e financës dhe buxhetit në Bashkinë e Tropojës, se përse janë paguar persona në burg, emigrantë apo që kanë ndërruar jetë. Ajo pohoi se “ndoshta familjarët do kenë kartat e tyre të identitetit”.
Pas shumë insistimesh dhe telefonatash, gazetarët komunikojnë me z.Pal Çali, punonjës i postës që ka ndarë ndihmën ekonomike. Ai na bëri me dije se për dy vëllezërit njëri në arrati dhe tjetri në burg ka firmosur babai i tyre. Më pas pohoi se për personat që ndodhen jashtë shtetit kanë firmosur familjarët. Gazetarët e pyetën se si ka mundësi që disa persona pranuan se nuk e kanë marrë ndihmën ekonomike, megjithëse figurojnë se kanë firmosur. Z.Çali pohoi se i ka plotësuar ai letrat që të mos digjej ndihma ekonomike. Për zonjën Mire Susaj që ka ndërruar jetë, punonjësi i postës tha se ka firmosur bashkëshorti i saj. Gazetarët e pyetën si ka mundësi që askush nuk e dinte për vdekjen e kësaj zonje, ndërsa ai tha se “e ka shtëpinë 15 minuta larg”.




Ditët e fundit në kronikat televizve në Top Channel është tr...
Lakuriq, duke notuar, ose duke bërë shëtitje në brezin e rër...
Ish deputetja socialiste Mimoza Hafizi, ka postuar në rrjete...
Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit në lidhje me bll...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se sot në orën 18:00 ...
Tashmë është bërë traditë e konsoliduar prej dekadash, kampi...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i është bashkuar mesazheve...
Sot në ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës, gazetari Martin...
Prej disa javësh, Tirana po vuan në krizë të thellë dhe një ...
Kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka përkujtuar 22 vjetorin e nda...
Edhe ambasada amerikane ka kujtuar shenjtërimin e Nënë Terez...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Aksesi në higjienë, sidomos disponomi i një tualeti me ujë b...
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga vlera normale të pres...
DASHI 21. mars – 20. prill Ju pret një ditë e mirë sa i tak...
Rreth një vit më parë Komuna Strugë ka dhënë një leje ndërti...
Ditët e fundit në kronikat televizive është transmetuar një ...
Investimi prej 1.3 milionë eurosh i qeverisë shqiptare për n...
Shqipëria është një nga vendet që natyra e ka bekuar me shum...
Shqipëria do të aplikojë standardet europiane të kontrollit ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...