Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Matthew Palmer ka thënë pas emërimit si i ngarkuar special amerikan për Ballkanin Perëndimor se ?është dëshirë e SHBA, një njohje e ndërsjellë Kosovë-Serbi, si një pikë qendrore e marrëveshjes?.
I ngarkuari special i Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer, që është njëkohësisht edhe zëvendës-ndihmëssekretar amerikan i Shtetit ka deklaruar se qëllimi i SHBA-së është që ?Beogradi dhe Prishtina të kthehen në tavolinën e bisedave sa më shpejt të jetë e mundur dhe të sigurojnë një marrëveshje?. Një pikë qendrore e marrëveshjes, sipas tij, duhet të jetë një njohje e ndërsjellë Kosovë-Serbi, dëshirë kjo e SHBA.
Matthew Palmer tre ditë më parë u emërua nga Departamenti Amerikan i Shtetit përfaqësues special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor. Në njoftimin për medie të Departamentit Amerikan të Shtetit thuhej se zoti Palmer do të ?udhëheqë përpjekjet e SHBA-së për të fuqizuar angazhimin diplomatik amerikan në mbështetje të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon dhe në fokusimin në integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në institucionet perëndimore?. Para se të nisë një vizitë në rajon, në një intervistë për Tanjug-un, Palmer ka deklaruar se ?normalizimi i marrëdhënieve Beograd-Prishtinë do ta transformonte tërë Ballkanin dhe do të hapte rrugën evropiane për Serbinë dhe Kosovën?.
?Kthimi i Beogradit dhe Prishtinës në tryezën e bisedimeve, është një qëllim afatshkurtër për Shtetet e Bashkuara. Zgjidhja e çështjes së Kosovës është shumë e lartë në agjendën time. Ne kemi mundësi dhe ne duam ta shfrytëzojmë këtë. Qëllimi është që të kthejë palët në tryezën e bisedimeve sa më shpejt të jetë e mundur dhe të sigurojë një marrëveshje?, thotë Palmer.
Duke nënvizuar zgjedhjet e Kosovës që mbahen me (06.10.) dhe zgjedhjet në Serbi që pritet të mbahen në pranverë, Palmer shpreson që qeveria e re e Kosovës të pranojë të pezullojë taksat doganore ndaj Serbisë për të lejuar që të rifillojë dialogu, ndërsa Beogradi të ndalë lobimin tek vendet e tjera për të tërhequr njohjet e Kosovës.
Diplomatin amerikan Matthew Palmer e takoi të martën (03.09.) në kuadër të Forumit të Bledit që po mbahet në Slloveni, shefi i diplomacisë kosovare, Behxhet Pacolli. Sipas Pacollit ata diskutuan pikërisht për dialogun Kosovë-Serbi.
?Unë e përgëzova zotin Palmer për emërimin e tij, dhe si një mik i vjetër i Kosovës, në këtë pozicion të ri, do të vazhdojë të na mbështesë në të gjitha nivelet. Ne e shohim dialogun si një proces të rëndësishëm, që ka një mundësi të mbyllë kapitullin e errët midis Kosovës dhe Serbisë. Normalizimi i marrëdhënieve me njohje të ndërsjellë është qëllimi i vetëm ? asgjë më pak ? dhe ne e vlerësojmë pozicionin e fuqishëm të Uashingtonit për këtë synim?, shkroi Pacolli në profilin e tij në Facebook.
Bashkimi Evropian që deri tash ka qenë ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi, pret bashkëpunim me zotin Palmer, thotë Maja Kocijanciç zëdhënëse e shefes së diplomacisë evropiane.
?SHBA ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në punën tonë në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht kur bëhet fjalë për sukses në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga BE. BE dhe SHBA ndajnë një interes të fortë të përbashkët për një Ballkan Perëndimor të qëndrueshëm dhe të prosperuar dhe ne mezi presim që të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë me SHBA-në dhe Matthew Palmer si i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin perëndimor?, ka thënë Kocijanciç.
Për emërimin e diplomatit amerikan Matthew Palmer si të dërguar i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin perendimor ka shprehur kënaqësi Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
?Emërimi i Matthew Palmer tregon për një angazhim më të madh dhe më të veçantë të SHBA-ve në Ballkan dhe përpjekjeve të tyre për integrimin euro-atlantik?, ka thënë Thaçi.
Nga ana tjetër, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciç, ka deklaruar se ?Palmeri do të ndjekë politikën e SHBA-së me një energji të madhe, ndërsa hedh poshtë çdo pretendim se ai do ta mbajë anën e Serbisë për shkak të ?lidhjeve të tij familjare?.
?Palmer është një njeri i përgjegjshëm, serioz dhe i zellshëm. Më duket qesharake dhe marrëzi kur thonë se ai është dhëndër serb, andaj do të ketë prirje ndaj nesh. Ai do të kryejë punën në politikën amerikane fuqishëm, ndonjëherë edhe me brutalitet dhe neve nuk na presin kurrfarë detyra të lehta?, tha Vuçiçi sipas RTS.
Dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian u ndërpre në nëntorin e vitit të kaluar kur qeveria e Kosovës vendosi taksën 100% ndaj mallrave serbe. Kjo masë e Prishtinës ishte si kundërpërgjigje ndaj fushatës diplomatike të Serbisë kundër dhe për tërheqjen e njohjeve të Kosovës.
Analistët në Prishtinë thonë se emërimi i Matthew Palmer, si i ngarkuar amerikan për Ballkanin Perëndimor tregon qartë se Shtetet e Bashkuara duan të përfshihen shumë më tepër në zgjidhjen e problemit Kosovë-Serbi dhe kjo çështje të zgjidhet para përfundimit të administratës Trump. Edhe përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Federica Mogherini deklaroi në Konferencën e Ambasadorëve të BE-së se ?Evropa ka interes të qartë ta sjellë Ballkanin Perëndimor në BE?./DW
Lufta mes kryeministrit britanik, Boris Johnson dhe parlamen...
Nga aleat në armik: AKP pritet të përjashtojë nga partia ish...
Si mund të garantohet siguria e anijeve ndërkombëtare të tra...
Arritja e një marrëveshjeje midis Kosovës dhe Serbisë do të ...
Lëvizja 5 Yje bëri një marrëveshje për pushtetin me Partinë ...
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka ...
Uragani Dorian është intensifikuar në stuhi të kategorisë së...
Partitë tradicionale gjermane në zgjedhjet e dy landeve kanë...
Mesha e ditës së sotme në sheshin “Shën Pjetri” ka nisur me ...
Nga: Norbert Mappes-Niediek*– “Nëse më duhet të bëj luftë, a...
Rruga e Presidentit Donald Trump drejt rizgjedhjes vitin e a...
Policia lokale ka konfirmuar se kufoma e dekompozuar e gjend...
Partitë CDU dhe SPD, sipas prognozave të para, mbeten partit...
Në votimet e kësaj të diele në dy landet gjermane, Saksoni e...
Në pandalshmëri të protestave të nisura javë më parë ditën e...
Në janar të këtij viti, Kosova ka parashtruar sërish kërkesë...
Këtë fundjavë përkujtohet në Poloni fillimi i Luftës së Dytë...
Më 1 shtator 1939 avionët ushtarakë gjermanë shkatërruan qyt...
Rusia akuzoi Shtetet e Bashkuara se ka rrezikuar armëpushimi...
Grindjet kryesore të Bashkimit Europian për momentin shtrihe...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...