web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Anullime dhe vonesa të fluturimeve/ Autoriteti i Aviacionit Civil bën njoftimin e rëndësishëm

3 Shtator 2019, 09:48, Sociale CNA

Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar ka bërë sot një njoftim të rëndësishëm për të gjithë pasagjerët që do të udhëtojnë nga Shqipëria në Itali dhe anasjelltas, në datën 6 shtator 2019.

Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar bën të ditur se për shkak të një grevë 24 orëshe të transportit kombëtar në Itali, do të ketë anullime dhe vonesa të fluturimeve në këtë datë.

Për të shmangur pritjet e gjata, Aviacioni Civil këshilloi që të gjithë personat që kanë parashikuar të udhëtojnë nga dhe drejt Italisë në datën 6 shtator të kontrollojnë dhe të komunikojmë me kompanitë ku kanë rezervuar biletat e udhëtimit për tu njohur nësë afektohet fluturimi juaj./CNA.al





Lajmet e fundit nga