Nga 1 tetori futet vaksinë e re/ Manastirliu: Kontroll në institucionet arsimore
“Plan masash për vaksinimin derë më derë dhe kontroll rigoro...
Televizionet kryesore në Shqipëri realizuan të ardhura të përgjithshme prej 4.2 miliardë lekësh gjatë vitit 2018, me një rritje prej 7% në krahasim me vitin 2017, sipas bilanceve që kompanitë mediatike publikuan në Qendrën Kombëtare të Biznesit.
Indeksi i përqendrimit të tregut shënoi përkeqësim në 84%, nga 82% që ishte një vit më parë.
BIRN analizoi bilancet e nëntë kompanive mediatike kryesore në vend që operojnë në tregun e televizioneve pa pagesë, për të parë të ardhurat dhe fitimet, ecurinë e përgjithshme financiare të tregut si dhe treguesit e përqendrimit të të ardhurave si matës indirekt i pluralitetit të informimit.
Viti 2018 ishte i pari në tre vjet kur tregu i televizioneve u rrit, por rritja e shënuar vitin e kaluar nuk ishte e njëtrajtshme. Televizioni Klan rriti të ardhurat me 26%, duke u bërë edhe televizioni më i madh në vend sa i përket të ardhurave, pozicion që gjatë viteve të shkuara e mbante Top Channel.
Top Channel shënoi një rritje minimale të ardhurash prej 0.5%, ndërsa mes televizioneve të tjera, ABC Neës shënoi rënie me 30% në të ardhura ndërsa Scan TV shënoi rritje me 27%.
Indeksi i përqendrimit të tregut, i matur si pesha e katër televizioneve më të mëdha në treg shënoi një përkeqësim të mëtejshëm. Të katër televizionet TV Klan, Top Channel, Media Vizion dhe Focus Media patën së bashku 84.6% të tregut, ndërsa në vitin 2017, katërshja kryesuese, Top Channel, TV Klan, Media Vizion dhe Ora News zotëronin së bashku 82% të tregut.
Indeksi i përqendrimit të tregut është një tregues ndërkombëtar që synon të masë larmishmërinë e burimeve të informimit të qytetarëve të një vendi. Përqendrimi konsiderohet i lartë ose tepër i lartë nëse katër pronarët kryesorë të medias kontrollojnë më shumë se gjysmën e saj.
Në rastin e Shqipërisë, vetëm dy televizionet kryesore në vend, Klan dhe Top Channel kontrollojnë së bashku 67% të tregut, ndërsa pjesa tjetër e televizioneve ndan pjesën e mbetur. Përqendrimi i të ardhurave në duart e dy televizioneve të mëdha është shtuar në krahasim me vitin 2017 nga 64 në 67%.
Tregu i medias në Shqipëri është i përqendruar jo vetëm sa i përket të ardhurave, por edhe sa i përket pronësisë së infrastrukturës bazë, gjë që ka shkaktuar edhe shqetësime për Autoritetin e Konkurrencës.
Ndryshimi më i madh në tregun e medias gjatë vitit të kaluar është që televizioni Klan arriti të kapërcejë Top Channel si kompania mediatike më e madhe në vend për herë të parë në shumë vite. Të ardhurat e Klan prej 1.46 miliardë lekësh ishin pak më të larta se sa ato të Top Channel, 1.37 miliardë lekë, por patën një rritje prej 26% në krahasim me një vit më parë.
Klan është aktualisht nën pronësinë e familjes Frangaj, ku paketa e aksioneve ndahet në masën 60% për Aleksandër Frangajn dhe 40% për Alba Ginën.
Frangaj dhe Gina ishin më herët edhe aksionerë të ABC News, një televizioni që kishte 2.9% të tregut sipas të ardhurave gjatë vitit të kaluar, por që pa edhe një rënie drastike të të ardhurave në masën 30%. Sipas të dhënave të publikuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ABC News u shit te kompania e sapokrijuar A.B.C. MANAGEMENT për 600 mijë euro.
Blerësi A.B.C. MANAGEMENT është një kompani e re e regjistruar në Shqipëri, nën pronësinë e shtetases greke Efthymia Gkouma.
“Plan masash për vaksinimin derë më derë dhe kontroll rigoro...
Mjeku i urgjencës, Tritan Kalo ka folur lidhur me fluksin në...
Raporti i Agjencisë Kombëtarë të Mjedisit tregoi se plazhet ...
Akademiku i njohur Artan Fuga ka bërë një paralajmërim të fr...
Mëngjesin e sotëm disa fermerë korçarë kanë bllokuar Unazën ...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Qëndra ciklonike e krijuar në Adriatikun verior do të iflue...
Vrulli i ndërtimeve në kryeqytet është më i larti, të paktën...
DASHI 21. mars – 20. prill Sot do bini dakord për çdo gjë m...
Fluksi i madh i fëmijëve që paraqiten me shqetësime shëndetë...
Turizmi, konsiderohet si sektori që garanton zhvillim të qën...
Dobësimi i shikimit, problemet me shtyllën kurrizore, munges...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Gadishulli i Ballkanit është në aktivitetin e zonës me presi...
Do jeni shume sensuale sot ju te dashuruarit dhe do e bëni p...
Në Turqi një burrë vret ish-gruan në publik. Mijëra njerëz d...
Dielli është ylli me ngjyrë të verdhë i përbërë kryesisht ng...
Emisioni politik “Opinion”, pritet të startojë me datë 5 Sht...
Në Ksamil vijon tradita e garës së notit, drejt Korfuzit. As...
Autoritetit Kombëtar i Ushqimit ka kryer një sërë kontrolles...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...