Të premten, mbledhja e Grupit të PS-së dhe kabinetit/ Zbardhet agjenda e takimit
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka, ka reaguar përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale ku rëndit disa prej zhvillimeve politike në vend duke thënë se situata nuk është aspak normale.
Sipas tij, Rama ka mbledhur rreth vetes njerëz anonim, banditë e kriminelë dhe se kjo opozitë po përballet me anormalen, ndërsa thekson se situata zgjidhet vetëm me ikjen e Ramës nga pushteti.
Postimi i plotë
Rilindja, si pjellë e krimit dhe korrupsionit në vend!
Të pastrosh kundërshtarin për të konkuruar me të, kjo ka ndodhur vetëm në Shqipëri!
Opozita dhe Lideri i saj Lulzim Basha, për fatin e keq nuk ka mundur deri më sot, të konkurojë me ide, program, koalicion, kandidat, sepse përballë ka patur banditë, personazhe të botës së krimit, oligarkë të fryrë nga korrupsioni i qeverisë dhe kandidatë me CV që konkurojnë edhe mafien ndërkombëtare.
Në 2013, Edi Rama erdhi në pushtet me slloganin: ?Të gjithë qelbësirat e Shqipërisë mblidhuni bashkë?.
Ky sllogan u konkretizua më së miri në Kuvend, në Qeveri, nëpër Bashki dhe kudo tjetër, ku Rilindja hodhi farën e saj.
Opozita dhe Lulzim Basha u gjend e rrethuar nga ky fenomen kudo, në çdo fshat, në çdo qytet, në çdo Bashki, por edhe në Kuvend.
Epike për pluralizmin, goditje për demokracinë, rrezik për vendin, asgjësim për konkurimin politik e rrotacionin qeverisës.
Çdo qelizë e shtetit ishte infektuar, çdo institucion kishte marrë virus nga ?kanceri? Rilindje.
Kuvendi ishte kriminalizuar deri aty, sa për debat e replikë në foltoren e Kuvendit, merrje grushtime në korridoret e tij. Kur ndërhyrje për procedurë në komision parlamentar, vazhdohej ?debati? me rrip pantallonash në paradhomën e komisionit.
Kuvendi humbi sensin e fjalës, të përballjes politike, të kontrollit parlamentar, hyri në ?rend dite? përballja fizike, grushta, sharje, ofendime, kërcënime. Kjo ishte axhenda, që kishte projektuar dhe dizenjuar kryeministri piktor!
Prova dhe përballja fatale ndodhi në Dibër.
Opozita kandidonte figurën kryesore të saj, Sheferedin Shehun, menaxhues financash, politikan karriere, model ndershmërie, ndërsa mazhoranca kishte kandidat anonim, por në krah oshkurin e brekëve të ish-kryetarit, ?kajmakët? dhe çunat e fortë të KM-së.
Në Dibër ?fitoi? e keqja, përpallë normales, shpresës, logjikës politike, realitetit të zonës, burrërisë dhe traditës politike e njerëzore të dibranëve.
U thye rregulli, u trondit vendi, u gjunjëzua Opozita, ?triumfoi? kryeministri me bandën e tij.
Ishte momenti që Opozita të shpallte falimentimin politik dhe Lulzim Basha të jepte dorëheqjen.
Të gjithë u plagosëm politikisht, moralisht, por Lulzim Basha nuk u dorëzua: ?Dibra, mësim për të gjithë?, deklaroi para nesh.
Nuk do dorëzohemi, do vazhdojmë betejën tonë, do pastrojmë politikën nga krimi, do pastrojmë parlamentin, bashkitë, administratën!
Të gjithë shikuam njëri tjetrin me habi! Si?! Kur? Me çfarë?!
Mision i pamundur me një mazhorancë të kriminalizuar, që në embrion dhe me një parlament, qeveri e kryeministër, si produkt i krimit. Qeshëm nën zë, shikuam me habi edhe Bashën, filluam të mendojmë, të shpresojmë.
Lulzim Basha mblodhi veten, partinë e tij, partitë e koalicionit, qytetarët. Sensibilizoi ndërkombëtarët me bojkot të kuvendit, me qëndrime politike, por ajo që ishte finalja me një projektligj për dekriminalizimin e politikës.
Të gjithë i kujtojmë vështirësitë, përballjen me mazhorancën, indiferentizmin e ndërkombëtarëve, përbetimet e kryeministrit, se çdo deputet i Rilindjes është i pastër si kristali etj, etj.
Lulzim Basha dhe Opozita e Bashkuar e fituan kauzën e tyre, e pastruan Kuvendin e Shqipërisë, Qeverinë, Bashkitë dhe Administratën qëndrore dhe atë lokale.
Shërbimi më i madh, që i është bërë vendit, institucioneve, pluralizmit, demokracisë, standardëve, politikës në tërësi dhe në veçanti vetë Partisë Socialiste.
Të pastrosh kundërshtarin për të konkuruar me të, kjo ka ndodhur vetëm në Shqipëri. Gines!
U pastruan ?plehrat? nga sistemi shtetëror, por KM-ja që ka zaptuar Partinë Socialiste me fraksionin e Rilindjes, i emëroi drejtues të shtabeve elektorale. Iu dha pushtet, iu dha tendra, iu dha liri bandave për të operuar të lirë në aktivitetin e tyre, tashmë ?legal?, me mbrotje dhe suport politik.
I testoi më 30 Qershor, në boshllëk, sepse Opozita e Bashkuar iu shmang me zgjuarsi dhe përgjegjshmëri politike, përplasjes popullore dhe gjakderdhjes, që kishte dizenjuar kryeministri piktor.
Këtu ndodhemi, këto kemi sot përballë, këto janë shtabet e Rilindjes këto banda të Rilindjes caktojnë ministrat, deputetët, kryetarët e bashkive dhe këdo tjetër, që kërkon formalisht firmën e Edi Ramës.
A ka shpresë, a ka Opozita strategji, a është i qartë dhe i vendosur Lideri i ?Opozitës së Bashkuar?, Z. Lulzim Basha?
Unë besoj shumë, se Lulzim Basha ka fituar shumë beteja, edhe ka humbur ca, por do fitojë betejën finale, pastrimin deri në qelizë nga krimi i organizuar, çlirimin e votës së lirë, përballjen me ide, programe, alternativa dhe koalicione të besueshme.
Kësaj radhe, në këtë kauzë, rritet besimi, garancitë, shpresa, sepse në krah Lulzim Basha ka qytetarët dhe koalicionin opozitar më të madh në historinë e pluralizmit politik.
Rama me ?kajmakët? dhe oligarkët e tij, e kanë ndjerë fundin, kolapsin, rrokullisjen e tyre të fortë, ndaj po bëjnë zhurmë dhe lëshojnë britma frike edhe në këtë Gusht përvëlues, politik, ekonomik, moral e qytetar për to!
Rama ik!/CNA.al
Pas reagimit të kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku i cili ...
Kryeministri Edi Rama vijon të përdorë thëniet e artistëve t...
Deputeti i opozitës parlamentare, Myslim Murrizi në një stat...
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka publikuar stu...
Kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku, iu është kundërpërgjigju...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim m...
Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim m...
Zëvendëskryeministri Erion Braçe akuzon tre gjyqtarë, konkre...
Akademiku i njohur Artan Fuga, ka zbuluar zgjidhjen sesi të ...
Partia Demokratike vijon akuzat në drejtim të kryebashkiakut...
Zv.kryeministri Erion Braçe ka komentuar sot aksionin kundër...
Ditët e fundit në media dhe në rrjete sociale ka plasur një ...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
24 orë pas publikimit të dokumentave për kryebashkiakun e Vo...
Dy ditë më parë, kryeministri Edi Rama përgënjeshtroi lajmin...
Pas qëndroi larg vëmendjes politike për disa kohë, kryetarja...
Gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri ka reaguar në lidhje m...
Partia Demokratike, nën drejtimin e Lulzim Bashës, vijon të ...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka ...
Një ditë më parë, CNA.al raportoi se Adi Krasta dhe Ylli Rak...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...