Nga Kreshnik Spahiu/ 20 fakte juridike, pse turizmi 30 vjet u “dhie nga Koka” dhe jo nga Kokëdhima!
Video horror e Kokëdhimës duke sulmuar turistët spanjoll nuk...
U desh kacavjerrja silvesterstalloneske e Mihalit mbi makinën e spanjollëve që të gjithë të shihnim me zë e figurë të vërtetën e madhe mbi gjithë kulturën agresive që karakterizon pothuajse në një masë të madhe mënyrën sesi ne e duam përfitimin.
Pa përgjithësuar aspak, ripërsëris se kjo masa e madhe është masë aq kritike sa na thërret e ulëret për ta marë seriozisht. Ne bëjmë tregëti me ushqime të skaduara dhe tregëtari është i lumtur që fiton para duke helmuar bashkëqytetarët e tij.Ne prodhojmë e shesim produkte bujqësore e blegrotale të shiringuara me hormone, kimikate e pesticide dhe fermeri e tregëtari janë të lumtur që fitojnë para duke helmuar bashkëqytetarët e tyre.
Ne sjellim ilaçe të skaduara apo të falsifikuara, i transportojmë ilaçet me motora e furgona specash dhe grosisti farmaceutik është i lumtur që bën pasuri duke helmatisur bashkëqytetarët e tij. Ne shkojmë në Kinë e bëjmë marrëveshje çmimi duke manipuluar atje cilësinë e çdo produkti dhe sipërmarësit tanë janë të lumtur që fitojnë shumë para duke na shitur shtrenjtë mallra të këqija e të dëmshme.
Ne kemi ndërtues që bëjnë pallate duke vënë dorë mbi materiale e cilësi ndërtimi e lumturohen që bëjnë miliona duke i lënë bashkëqytetarët e tyre në mëshirë të Zotit, që kurrë mos ndodhtë tërmet këtu.Për herë të parë në Shqipëri, kemi të listuar si shkaktarë kryesorë kancerit, cilësinë ushqimore, cilësinë e ajrit dhe cilësinë e materialeve të ndërtimit.
Shteti është kaçak. Qeveria është kaçake.Sipërmarrësi është kaçak. Partitë janë kaçake. Politikanët janë kaçakë. Shteti u bën keq qytetarëve që të bëjë buxhet.Partitë u bëjnë keq qytetarëve që të bëjnë plaçkë e pushtet. Politikanët u bëjnë keq qytetarëve që të bëjnë plaçkë e pushtet.
Sipërmarrësit u bëjnë keq qytetarëve që të bëjnë pasuri e katandi. Jemi në një cikël vrastar ku pasurimi i disave duhet të kalojë patjetër nga shtegu i krimit.
Gjyjatësit e Prokurorët shesin drejtësinë. Taksidarët vënë gjoba për shtetin e gjoba për xhepin. Politikanët e partitë i blejnë votat 20 euro dhe i shesin vendet e punës 5000 euro. Hapësirat dhe territoret në Shqipëri nuk shihen si harta e mundësi zhvillimi por si zgëqe pasurimi.
Madje edhe buka që hamë bëhet me miell kafshësh i ardhur nga Serbia. Nga copa e bukës që fusim në trup e deri tek shtëpia ku fusim trupin, ne jemi nën agresion helmrash që pasurojnë një pakicë e na gjymtojnë neve të gjithëve.Kapedan Mihali që iu turr makinës së spanjollëve, ishte manifestimi më i sinqertë i të vërtetës së madhe ku ne mbijetojmë. Ai rrezikoi kokën, për një faturë.
Ata spanjollë që u rrebeluan tek Restoranti në Porto Palermo, u kthyen në ngucësit e pashmangshëm të atij reagimi prej kaçaku të Mihalit sepse me të drejtë ky është zënë ngushtë. Mihali e mijëra Mihalë të tjerë këtë bëjnë natyramisht çdo ditë.Mihalë pafund kemi në politikë që na vjedhin, plaçkisin e poshtërojnë.
A i keni parë Mihalët e Qeverisë dhe Politikës si reagojnë kur dikush ua thotë të vërtetën, duke ua tollovitur rendin me të cilin janë mësuar?Ky Mihali që kemi sot Kryeministër, kë pyeti për ta bërë zyrën e Kryeministrit të Shqipërisë si akomodim personal me flutura e psikedelizma sipas shijeve thellësisht private?
Ky Mihali që kemi sot Kryeministër e dje Kryebashkiak të Tiranës, cilin plan urbanistik e zhvillimor konsultoi kur bëri si i deshi qejfi atë Bunker-Shtëpinë e tij private?A nuk është sjellë ky si kaçak vetë edhe me zyrën e Kryeministrit të Shqipërisë edhe me ndërtimin atipik të shtëpisë së tij private?
Ndërtimet, zaptimet e shërbimet kaçakiste të Mihalëve në qeveri, parti, politikë, sipërmarrje e ngado, janë thjeshtësisht dhe natyralisht të tilla, Far West dhe Kap ç’a t’kapësh.Rrebelimi i pafajshëm i spanjollëve thjesht takoi një Mihal të sinqertë dhe psikopat që krejt normalisht reagoi si vrastar për një të drejtë që ai e quan në krahun e tij.
Të fitosh para duke zaptuar, helmuar, cënuar cilësinë, duke bërë hile, është mënyra sesi shihet rendi i gjërave në vendin tonë. Të fitosh pushtet duke blerë e shitur shpirtra, duke bërë ujdi me krimin e banditët, duke vjedhur e bërë plaçkë, është mënyra sesi shihet rendi i gjërave në vendin tonë.
Provojeni, rrebelohuni si spanjollët tek Restoranti në Porto Palermo, rrebelohuni kundër Mihalëve të politikës, partive, e sipërmarrjes e do ta shihni se Kapedani i Qeparoit është thjesht një episod qesharak dhe skizofrenik. Mihalët e politikës dhe partive po vrasin Shqipërinë e po përzënë shqiptarët, e nuk ka kush tu flasë. Sepse ne kemi Mihalë, por nuk jemi spanjollë./CNA.al
Video horror e Kokëdhimës duke sulmuar turistët spanjoll nuk...
Qeveria shqiptare reagoi fuqishem ndaj ngjarjes se rende ne ...
Sapo lexova në rrjetet sociale, që disa “patriotë” do grupoh...
Presidenti Ilir Meta deklaroi qe nuk ka nder mend te dekreto...
Në PD më shumë janë mërzitur që nuk ka ikur Jozefina, se sa ...
Sapo u bënë publike dokumentat e arrestimit të të përzgjedhu...
Nga Artan FugaUnë e mbaj veten shumë liberal kur flitet për ...
Argumentat e listuara nga Presidenti në dekretet për rrëzimi...
Rilindjes i takonte t’ia bënte qokën Erdoganit. Dhe kjo, jo ...
Nga Kreshnik Spahiu– Dje populli rumun e kalli Bukureshtin d...
Nga Azem ParllakuNë një vend si Shqipëria nuk është aspak çu...
Dje në Tiranë në ceremoninë e memorialit të grushtit të shte...
Ngritja e monumentit përkujtimor në nder të 251 qytetarëve t...
Qeveria, e cila sot thote se po ben lufte me informalitetin ...
Sot në Tiranë ka ndodhur një ngjarje e turpshme, fyese dhe p...
Nuk është viti i parë që në verë tatimorët zbresin në aksion...
Në fakt jo pa vetëdije e kam lënë në periferinë e vëmendjes ...
Edi Rama nuk do ta prishë godinën e Teatrit, por ka shpikur ...
Aleatët e Partisë Demokratike dhe Ilir Meta po përpiqen të s...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...