Protestat/ Rama: Kur argumenti zëvendësohet nga sharja, përfundimi nuk është liria por fundi i saj
Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në rrjetet social...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në rrjetet social...
Presidenti Ilir Meta ka dekretuar shpalljen e dy ligjeve të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë.
Konkretisht Meta ka dekretuar ligjin për Statusin e Gjyqtarit dhe Prokurorit, nismë kjo që është pjesë e paketës së reformës në drejtësi.
Njoftimi:
Institucioni i Presidentit të Republikës bën me dije se, Presidenti i Republikës në ushtrim të kompetencave të Tij, në mbështetje të nenit 84 dhe 93 të Kushtetutës, ka dekretuar me shpallje të 2 (dy ) ligjeve të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë, dhe konkretisht:
1.Me Dekretin nr.11249, datë 05.08.2019, Presidenti i Republikës ka miratuar; ?Shpalljen e ligjit nr. 48/2019 ?Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 ?Për statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë?
Realizimi i shtesave dhe ndryshimeve në këtë ligj janë argumentuar nga Kuvendi si të nevojshme në plotësim të vakumit të krijuar për shkak të Vendimit nr. 34, datë 10.04.2017 të Gjykatës Kushtetuese, që ka shfuqizuar si të papajtueshme me Kushtetutën disa dispozita të këtij ligji, dhe që kishin të bënin me :
Papajtueshmërinë ambientale;
Veprimtaritë e jashtme;
Vlerësimin;
Kategorizimet e disa prej shkeljeve disiplinore;
Masat disiplinore plotësuese;
Aksesin në dokumentacion gjatë procesit disiplinor;
Pezullimi nga detyra;
Veprimtari këto të lidhura me funksionin apo procesin disiplinor që zhvillohet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, etj.
Përpos këtyre plotësimeve ligjore, Presidenti i Republikës, konstatoi se ligjvënësi me ligjin nr. 48/2019 ka realizuar gjithashtu më shumë se 14 ndërhyrje të tjera në ligjin nr. 96/2016, me qëllim riparimin, përmirësimin, qartësimin dhe harmonizimin e dispozitave të ligjit nr.96/2016, në tërësinë e tij.
Kjo tregon se, në momentin e miratimit të ligjit nr.96/2016, ky akt përveç se ka patur probleme antikushtetushmërie për të cilat ka folur Gjykata Kushtetuese, gjithashtu ka patur edhe mangësi të tjera të karakterit të teknikës legjislative, shprehje të pasakta, gabime në referime etj, që nëse do të ishte gjykuar në mënyrë të thelluar dhe jo të nxituar nga ekspertët vendas dhe ndërkombëtarë në momentin e hartimit të ligjit nr.96/2016 dhe miratimit nga Kuvendi i Shqipërisë, nuk do të ekzistonin.
Edhe pse Kuvendi i Shqipërisë ka realizuar ndryshimet e domosdoshme në ligjin nr. 96/2016 në një kohë të vonuar, konkretisht pas më shumë se 2-vjet nga momenti i vendimit të Gjykatës Kushtetuese (prill 2017), sërish Presidenti i Republikës i mirëpret këto ndryshime ligjore dhe për këto arsye me Dekretin nr.11249, datë 05.08.2019, ka vendosur shpalljen dhe miratimin e këtij ligji.
Presidenti i Republikës, nxit dhe inkurajon Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, apo organet e tjera të sistemit të drejtësisë që sipas përcaktimeve të ligjit nr.96/2016, datë 06.10.2016 ?Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë?, tashmë të ndryshuar të bëjnë çmos që i gjithë sistemi gjyqësor dhe ai i prokurorisë të funksionojnë në mënyrën e duhur.
Pas plotësimit dhe përmirësimit të ligjit, tashmë është detyrë dhe përgjegjësi e organeve respektive të zbatojnë me rigorozitet, jo vetëm ligjin nr. 96/2016, por gjithë kuadrin kushtetues dhe ligjor të paketës në reformën e sistemit të drejtësisë, për të bërë të mundur që vendi ynë të ketë gjyqtarë dhe prokurorë të ndershëm dhe të përgjegjshëm, të aftë profesionalisht, të cilët duhet të pranohen, emërohen, dhe të zhvillojnë karrierën e tyre brenda sistemit të drejtësisë, bazuar mbi një sistem vlerësimi dhe promovimi që bazohet në meritë, profesionalizëm dhe përgjegjshmëri.
Organet respektive nuk duhet të tolerojnë asnjë sjellje apo fenomen negativ brenda sistemit të drejtësisë dhe duhet të marrin sa më shpejt të gjitha masat e nevojshme që sistemi gjyqësor të jetë funksional dhe në shërbim të qytetarëve.
Çdo veprim i magjistratit që cenon figurën e gjyqtarit dhe prokurorit në sistemin e drejtësisë shqiptare, duhet të verifikohet, hetohet dhe gjykohet në përputhje me standartet kushtetuese dhe sipas kërkesave rigoroze të ligjit.
Presidenti i Republikës gjithshtu me Dekretin nr. 11250, datë 05.08.2019, ka miratuar ?Shpalljen e ligjit nr. 54/2019 ?Për nismën ligjvënëse të zgjedhësve në Republikën e Shqipërisë?.
Ky ligj u krijon mundësi qytetarëve që të dërgojnë në Kuvend propozime të ligjeve për miratim.
Ky ligj ka për qëllim të rregullojë procedurën e detajuar mbi ndërmarrjen e nismave ligjvënëse popullore nga 20 mijë shtetas me të drejtë vote, duke filluar nga momenti i regjistrimit të nismës, deri në paraqitjen e tyre në Kuvendin e Shqipërisë për shqyrtim dhe miratim.
Ky rregullim me ligj është i domosdoshëm për shkak të zhvillimeve për rritjen e të drejtave të pjesëmarrjes së qytetarëve në qeverisjen e vendit.
Në këto kushte, promovimi i nismës ligjvënëse popullore, si pjesë e institucioneve kushtetuese të demokracisë së drejtpërdrejtë, është vlerësuar si një nevojë e domosdoshme nga Presidenti i Republikës, dhe për këtë arërsye me Dekretin nr. 11250, datë 05.08.2019, ai ka miratuar shpalljen e ligjit nr. 54/2019./CNA.al
Nënkryetari i Bashkisë së Kamzës, Vendim Demajt, ka reaguar ...
Pas deklaratave të selisë blu për tritol në banesën e nënkry...
Tritol në banesën e nënkryetarit të bashkisë Kamëz. Lajmi pë...
Kreu i PD Lulzim Basha ështe thjesht nje gënjeshtar dhe mash...
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka zhvilluar sot një ...
Gazetari Ylli Pata, me anë të një shkrimi në të cilin analiz...
Presidenti Ilir Meta me 10 Qershor firmosi live para mediave...
Opozita që pas djegies së mandateve, ka trumbetuar se nuk do...
Partia Demokratike ka reaguar me anë të një deklarate për me...
Ata bllokojnë trafikun çdo natë që nga nëntori. Banorët e As...
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është mbledhur sot për të s...
Pas LSI-së, një tjetër parti aleate më PD, i është drejtuar ...
Lulzim Basha, duket se ka mbetur i vetëm në frotin opozitar...
LSI dhe aleatët e Partisë Demokratike kanë dërguar sot kërke...
Pas dështimit të regjistrimit të subjekteve politike në zgje...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka nxjerë një video ku duhet ...
Tre aleatët më të fuqishëm të kryedemokratit Lulzim Basha, D...
Kryeministri Edi Rama me anë të njëpostimi në rrjete sociale...
Gazetari Mentor Kikia i ka dërguar një letër publike kreut t...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha vijon të ndihet fitues në humbjet...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar ditën e sotme në Dhërmi....
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka njoftuar masën e siguri...
Një 21-vjeçar është vënë në pranga, pasi së bashku me një ...
Policia e Fierit ka kryer një operacion ku ka goditur një ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe presidenti i Ukrai...
SHBA ka deportuar një grup emigrantësh në Republikën e Afr...
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, tha se Shtetet ...
Një gjykatë në Paris ka dënuar gjashtë shtetas gjeorgjianë...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Tregu i punës po përballet me një polarizim në rritje ku r...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...