LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha ikën me pushime/ Zbulohet mashtrimi i tij i radhës

5 Gusht 2019, 12:11, Politikë CNA
Basha ikën me pushime/ Zbulohet mashtrimi i tij i radhës

Kreu i PD Lulzim Basha ështe thjesht nje gënjeshtar dhe mashtrues profesionist.

Në rrjete sociale dhe media ai shfaqet duke bërë takime me strukturat qytet më qytet, ndërkohë që ka iku me pushime.

CNA.al ka mësuar se Basha që ndryshe quhet holandezi fluturues ka  nisur pushimet, ndersa në televizione jepen kasetat sikur Luli po zhvillon tur takimesh.

Ai po qëndron në  Holandë prej disa ditesh, ndërsa  mediat japin kasetat që shpërndan zyra e shtypit të tij.

Njësoj si kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, që mashtron me kaseta, ndërkohë që ndodhet diku tjetër, njësoj po vepron dhe vellai i tij siamez edhe Lulzim Basha.

Basha ka kryer gjashtë apo shtatë takime në ditë, te cilat jane mbajtur rezerve dhe jepen ne media, por në fakt ai ka nisur pushimet.

Është bërë më keq se Veliaj për mashtrim ne media, megjithëse ky i fundit po nis mandatin e dytë, ndërsa Basha ka mbetur me gisht ne gojë, pasi i dorëzoi 61 Bashkitë në tavolinë Ramës, ska asnje keshilltar, asnje deputet, vetem avokaten e familjes qe e ka emeruar avokate populli.

CNA.al, ka mësuar se ka një javë që ka mbaruar takimin në Krujë, ndërsa e shfaq në media dhe rrjete sociale ditën e sotme.

Se është mashtrues dhe gënjeshtar e ka treguar të paktën që nga koha kur u dogjën mandatet.

Pas çdo proteste ai gënjejte hapur se Rama kishte rënë, dhe sa herë që flitej për zgjedhjet, deklaronte se me 30 Qershor nuk do bëheshin zgjedhjet, ndërkohë që ndodhi e kundërta.

Siç duket është mësuar me mashtrime dhe e ka të vështirë të heqë dorë prej tyre, e ka ves.

Dhe nga njëra anë shfaqet sikur po bën aktivitet , madje dhe të ngjeshura, por realisht po pushon në Holandë. Gënjen shqiptarët me takime dhe ikën në Hollandë, për të vaditur tulipanët.

Mëngjesin e datës 2 Gusht, Basha është nisur për në Holandë, ndërsa shqiptarët kanë tre ditë shohin kronikat e servirura nga zyra e e tij e shtypit.  Duke iu hedhur kështu hi syve qytetarëve, sikur është në aktivitete politike, ndërkohë që ka lënë vendin, që prej tre ditësh./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga