web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vala e të nxehtit 'pushton' Japonin/ 7 të vdekur mes tyre edhe një foshnjë

4 Gusht 2019, 11:41, Kosova & Bota CNA

Vala e të nxehtit e cila ka kapluar gjithë globin vijon ende edhe në Japoni, ku temperaturat e larta deri në 40 gradë në zona të ndryshme të arqipelagut, në dy ditët e fundit kanë shkaktuar 7 të vdekur mes të cilëve edhe një fëmijë, që ishte lënë brenda një makine.

Sipas mediave ndërkombëtare bëhet me dije se incidenti i rëndë ka ndodhur në qytetin e Toyama, në Japoni, ku një vajzë 11 muajsh ka mbërritur pa jetë në spital, pasi kishte qëndruar për 4 orë në sexholinin e makinës në temperatura 32 gradë.

Policia ka arrestuar nënën e foshnjës, 25 vjeç, e cila tha që e kishte harruar vajzën, pasi kishte shkuar në restorant.

Pjesa më e madhe e viktimave janë persona nga 60-90 vjeç, nga prefektura e Moyagi në veri-lindje të vendit, në Nagasaki, në jug perëndim, të cilat janë përfshirë nga moti i nxehtë në këto ditë.

Bilancit i shtohen edhe 12 të tjerë të vdekur që humbën jetën javën e shkuar, pas shirave të furishëm që zgjatën 8 ditë më shumë se mesatarja.





Lajmet e fundit nga