web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“I nxinë jetën” biznesmenit/ “Gjobëvënësi” prangos tre persona, sekuestrohet një sasi euro

31 Korrik 2019, 08:45, Kronika CNA

Policia ka arrestaur sot tre persona të cilët i vendosnin gjoba një biznesmeni.

Të arrestuarit janë shtetasit: -L. Z., 45 vjeç, banues në Fushë Krujë, me rrezikshmëri të lartë në fushën e krimeve ndaj personit. -E. Sh., 26 vjeç, banues në Krujë. -K. E., 40 vjeç, banues në Xhafzotaj.

Arrestimi i tyre u bë pasi këta persona në bashkëpunim me njëri – tjetrin me anë të kanosjes dhe dhunës, i kanë kërkuar  50 000 euro, biznesmenit N. L., banues në Durrës.

Paratë janë sekuestruar nga policia bashkë me tre celularë dhe një automjet.

Njoftimi i policisë

Durrës

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Gjobëvënësit”.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin ndaj Personit e Pasurisë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.

Në pranga 3 shtetas për gjobëvënie ndaj një biznesmeni, njëri prej tyre me rrezikshmëri të lartë në fushën e krimeve ndaj personit.

Sekuestrohet një sasi eurosh, e paguar si kësti i radhës nga biznesmeni. Pas një hetimi me metoda speciale, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Gjobëvënësit”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit: -L. Z., 45 vjeç, banues në Fushë Krujë, me rrezikshmëri të lartë në fushën e krimeve ndaj personit. -E. Sh., 26 vjeç, banues në Krujë. -K. E., 40 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës.

Arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin me anë të kanosjes dhe dhunës, kanë shtrënguar për dhënien e një pasurie prej 50 000 eurosh, shtetasin N. L., banues në Durrës.

Gjatë operacionit, në momentin e ndërhyrjes, Policia sekuestroi shumën 5000 euro, të cilën e kishin vënë si këst të radhës për t’u paguar nga shtetasi N. L. Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhe 3 aparate celulare dhe 1 automjet.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale ?Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë “, në bashkëpunim./CNA.al





Lajmet e fundit nga