web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

KE pohon varfërinë në Shqipëri/ PD zbardh planin për rritjen e ekonomisë

23 Korrik 2019, 10:20, Aktualitet CNA

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri është shprehur sot se treguesit më të qartë të qeverisë së Edi Ramës janë dy: rritja e abuzimit me pasuritë publike dhe rritja e varfërisë.

Në një deklaratë për mediat, pampuri tha se rë dy këta tregues shkojnë paralel me njëri tjetrin. Sipas saj, sa më shumë vjedh kjo qeveri, aq më shumë rritet varfëria në shoqërinë shqiptare.

Më tej, ajo theksoi se ?Këtë të vërtetë e ka pohuar, së fundmi, edhe Komisioni Europian, sipas të cilit shkalla e varfërisë në Shqipëri është rritur në 35.2%.?.

Gjithashtu ajo tha se ?Lufta kundër varfërisë, rritja e pensioneve minimale në 250 dollarë, janë prioritete në planin e Partisë Demokratike për rimëkëmbjen e ekonomisë. Por që ky plan të realizohet, vendit i duhen zgjedhje të lira e të ndershme.

Kjo është beteja jonë, të cilën do ta luftojmë pa bërë asnjë hap pas.?.

Deklarata e plotë:

Treguesit më të qartë të qeverisë së Edi Ramës janë dy: rritja e abuzimit me pasuritë publike dhe rritja e varfërisë.

Të dy këta tregues shkojnë paralel me njëri tjetrin. Sa më shumë vjedh kjo qeveri, aq më shumë rritet varfëria në shoqërinë shqiptare.

Këtë të vërtetë e ka pohuar, së fundmi, edhe Komisioni Europian, sipas të cilit shkalla e varfërisë në Shqipëri është rritur në 35.2%.

Raporti fakton shqetësimin kryesor të opozitës se, me blerjen e pushtetit përmes parave të pista të krimit dhe korrupsionit, Edi Rama ka braktisur çdo përgjegjësi për mirëqenien e qytetarëve.

Familjet më të prekura nga rritja e varfërisë në vend janë ato më të pambrojturat, janë të papunët, familjet që jetojnë në fshat, të moshuarit, gratë e divorcuara, personat me aftësi të kufizuara, si dhe romët dhe egjiptianët.

35.2 përqind e rritjes së varfërisë do të thotë se shteti ka dështuar plotësisht me kujdesin dhe politikat sociale.

Niveli më i lartë i varfërisë është në verilindje të vendit, ku investimet e qeverisë janë disktimnuese, papunësia shumë e lartë, mundësitë shumë të vogla dhe heqja e të pamundurve nga listat e ndihmës ekonomike, është një krim tjetër në listën e dëmeve që kjo qeveri u ka shkaktuar qytetarëve.

Komisioni Europian rrëzon si të dyshimtë skemën e ndihmës ekonomike, të denoncuar si të padrejtë, përjashtuese dhe abuzive nga Partia Demokratike.

?Efektiviteti i skemës është e dyshimtë, pasi kompensimi mbetet nën kufirin e varfërisë së skajshme. Skema mbulon vetëm vetëm një pjesë të vogël të personave që jetojnë në varfëri?. ? thekson Komisioni Europian.

Raporti vë në dukje thellimin e varfërisë të pensionistëve për shkak të pensioneve të ulëta, mbulimit të ulët të sigurimeve shëndetësore dhe diferencimit të madh mes pensioneve në fshat dhe qytet.

Thellimi i nivelit të varfërisë dhe gjendja e rënduar ekonomike në familjet shqiptare gjatë qeverisë së Edi Ramës është një nga arsyet kryesore të refuzimit plebishitar të 30 Qershorit.

Lufta kundër varfërisë, rritja e pensioneve minimale në 250 dollarë, janë prioritete në planin e Partisë Demokratike për rimëkëmbjen e ekonomisë. Por që ky plan të realizohet, vendit i duhen zgjedhje të lira e të ndershme.

Kjo është beteja jonë, të cilën do ta luftojmë pa bërë asnjë hap pas.





Lajmet e fundit nga