web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E rëndë në Itali/ Shqiptari humb jetën në vendin e punës

22 Korrik 2019, 17:04, Aktualitet CNA

Një 57- vjeçar shqiptarë, i identifikuar si Konstandin Sotiri ka humbur jetën tragjikisht në Itali.

Sipas mediave italiane, shqiptari i cili ishte punëtor në Lerma ishte duke punuar në rrugën që të çon në varrezat e komunës malore, kur ndodhi incidenti.

57-vjeçari po vendoste një rrjetë teli në një mur që kishte rënë në mënyrë të përsëritur, kur ra nga një lartësi prej 20 metrash. Shqiptari bashkë me dy kolegë të tjerë punonin për një kompani që ishte kontraktuar nga bashkia në rikonstruktimin e murit problematik.

Ekipi i ndihmës së shpejtë ndërhyri me helikopter në vendngjarje për ti ardhur në ndihmë shqiptarit, por aksidenti refuzoi fatal për të./CNA.al





Lajmet e fundit nga