"Na e kaluan njëherë topin për shalësh"/ Rama nuk tërhiqet për investimin në Zvërnec
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Malin e Zi, ku ka ndarë p...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Malin e Zi, ku ka ndarë p...
Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Genti Ibrahimi, ka folur lidhur me punën që do të bëj SPAK kur të formohet duke “çmontuar” korrupsionin dhe duke hetuar lidhjet që ka krimi në nivelin e lartë.
Lidhur me hetimet që janë lënë pezull Ibrahimi ka përmedur edhe rastin e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Adriatik Llalla, i cili nuk justifikoi dot pasurinë, “p.sh. do të vijojë hetimin e pastrimit të parave nga ish-Prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla,”- ka thënë ndër të tjera kreu i KLP për DW.
DW: Z. Ibrahimi, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, (KLP), mbylli(17.07) procesin e përzgjedhjes së Prokurorëve të Strukturës së Posa?me Anti – Korrupsion, (SPAK). Sa prokurorë kaluan në sitën e KLP dhe mbi ?farë kriteresh u vlerësuan të përzgjedhurit ?
Genti Ibrahimi: Procesi nisi në fillim të janarit të këtij viti, kur u hap gara për prokurorët e SPAK. Kemi pasur 28 kandidatë nga të cilët KLP përzgjodhi 15. Ata u vlerësuan në bazë të 2 kritereve: aftësive profesionale dhe karakterit të fortë / vendosmërisë profesionale. Vlerësimi u bazua në dokumentacionin e ofruar prej vetë kandidatëve. Në mënyrë figurative e kemi quajtur këtë garë ? një konkurs bukurie” : të gjithë kandidatët konkurruan, ata paraqitën produktet e punës së tyre, dokumentat e ?ështjeve penale që i konsideronin më të sukseshmet dhe që tregonin vendosmërinë e tyre për t’u ballafaquar me ?ështje të vështira. Ne zgjodhëm më të mirët në bazë të rezultateve të punës që do të emërohen nga KLP, kur të kalojnë vettingun.
DW: A do të kenë 15 kandidatët përparësi në rradhën për të kaluar në vetting?
Genti Ibrahimi: Vettingu ka nisur sipas një rendi të paracaktuar në ligj. Të parët vettingut i nënshtrohen gjyqtarët e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese, Kryetarët e Gjykatave dhe prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme, të Prokurorive të Apelit, drejtuesit e Prokurorive në rrethe dhe gjyqtarë të Gjykatave të Apelit. 15 kandidatët për prokurorë në SPAK jo domosdoshmërisht i përkasin kategorive të mësipërme. Ka nga ata që ende nuk kanë filluar vettingun, të tjerë i kanë kaluar të gjitha fazat e vettingut apo janë në një fazë më të hershme. Tani që dihet lista e kandidatëve ata do të kenë prioritet që t’i emërojmë sa më parë.
DW: Kur mund të fillojë funksionimin SPAK?
Genti Ibrahimi: Nga shtatori apo fillimi i tetorit. Për sejcilin nga 15 kandidatët e SPAK, KLP do të marë një vendim për ta emëruar sapo të kalojë vettingun. Kur kjo të ndodhë për 7 apo 8 syresh do të shpallim krijimin e SPAK dhe fillimin e funksionimit të tij.
DW: Sa Prokurorë duhet të ketë SPAK-u ?
Genti Ibrahimi: Kjo nuk ëshrë kopetencë e KLP. Numri i tyre do të jetë në varësi të ngarkesës së punës por sipas Kushtetutës, SPAK nuk mund të ketë më pak se 10 prokurorë. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka 22 prokurorë. SPAK do të ketë një Kryeprokuror, që do të zgjidhet nga rradhët e 15 kandidatëve, i cili do të ketë edhe përgjegjësi administrative /organizative përpos atyre hetimore. Brenda SPAK-ut do të ketë disa seksione si p.sh. ai për krimin e organizuar, korrupsionin, hetimin e pasurisë etj.
DW: Z. Ibrahimi, ?farë ?kartash? ka në dorë SPAK që të përligjë pritshmëritë e mëdha që njerëzit dhe elitat intelektuale kanë ndaj tij, si institucioni ky? i drejtësisë së re që do të fillojë ?montimin e pandëshkueshmërisë për ish-politikanë apo politikanë aktualë të përfolur për korrupsion, pasurim të paligjshëm, lidhje me krimin, të paprekur deri më sot nga drejtësia?
Genti Ibrahimi: Shqipërisë nuk i kanë munguar institucione hetimore për korrupsionin. Por SPAK ka tri “karta? të reja dhe të rëndësishme në dorë.
Së pari: pavarësinë e prokurorëve. Para reformës në drejtësi dhe ndryshimeve kushtetuese një prokuror i lartë kishte të drejtë të ndryshonte gjith?ka në punën e një prokurori në pozicion më të ulët. P.sh. nëse një prokuror i një niveli më të ulët vendoste fillimin e një ?ështjeje penale eprori i tij mund të vendoste mosfillimin e saj ose anasjelltas. Sot kjo varësi është ?montuar jo vetëm për SPAK por për ?do prokuror. Prokurorët e SPAK kanë një mandat 9 vje?ar, janë të pashkarkueshëm, ndryshe nga prokurorët e tjerë që shërbejnë me një afat të përcaktuar dhe mund të lëvizin nga KLP nga një zyrë në tjetrën. Nëse një prokuror i SPAK ka kryer shkelje disiplinore për ta shkarkuar duhen 2/3 e 11 anëtarëve të KLP, gjë që vështirë të arrihet në kushte normale.
Së dyti: SPAK ka kontroll të plotë mbi policinë gjyqësore, që do të jetë e përbërë nga oficerët e policisë gjyqësore / hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, (BKH) që do të rekrutohen nga prokurorët e SPAK. Ndryshe nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, SPAK nuk do të ketë nevojë për Policinë e Shtetit për hetimin e korrupsionit dhe lidhjeve me krimin. Deri tani rastet e korrupsionit të funksionarëve të lartë janë hetuar nga Policia e Shtetit, për llogari të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Policia e Shtetit varet nga Ekzekutivi, nga Ministria e Brendshme dhe nuk është ?udi që pushteti ekzekutiv të sabotojë hetimin nga prokuroria, pasi e ka nën kontroll policinë gjyqësore.
Kjo do të ndryshojë në mënyrë drastike në rastin e SPAK, që do të ketë policinë e vet gjyqësore. Hetimet do të kryhen në një sekret më të madh se deri tani kur hetimet për krimin e organizuar dhe korrupsionin bëhen nga struktura të ndryshme dhe mundësia për rrjedhje të informacionit është më e madhe. Me SPAK hetimi do të zhvillohet brenda një zyre të vetme, nga një grup njerëzish që janë në lidhje profesionale dhe hierarkike me njëri- tjetrin.
Së treti: Mbi Prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore të SPAK rëndon detyrimi i aksesit në privatësinë e tyre. Ata janë gjithë kohës të monitoruar. Sa herë që flasin në telefon e dinë që dikush i regjistron, llogaritë e tyre bankare janë të aksesueshme.
DW: A synon aksesi në privatësinë e prokurorëve dhe hetuesve të zbulojë raste potenciale korrupsioni brenda vetë SPAK-ut?
Genti Ibrahimi: Çdo institucion ka rrezikun e kalbëzimit nga brenda. Edhe prokurorët e SPAK mund të bëhen viktima të korrupsionit. Por ata do të jenë nën kontroll të vazhdueshëm nga brenda institucionit. Nga ana tjetër për ta minimizuar mundësinë e rënies pre të korrupsionit pagat e tyre u japin mundësi të jetojnë me dinjitet pa u korruptuar. Prokurori i SPAK e ka pagën mujore 1500 euro që ditën e parë të punës. KLP i ka propoziar qeverisë t’i rrisë deri në 2.500 euro.
DW: Me këto 3 “karta? të forta në duar a do të fillojë SPAK hetimin e ?ështjeve të nxehta lidhur me korrupsionin dhe lidhjet me krimin në nivel të lartë?
Genti Ibrahimi: SPAK do të trashëgojë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda rreth 90 % të portofolit të kësaj prokurorie, p.sh. do të vijojë hetimin e pastrimit të parave nga ish-Prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla. Besimi i publikut tek SPAK do të sjellë kallzime të reja penale. Vetë prokurorët e SPAK, shpresoj të gjejnë guximin të aktivizojnë ?ështje të fjetura. Portofoli i SPAK do të jetë më i pasur nga ai i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila do të shkrihet kur SPAK të fillojë punën dhe prokurorët e saj do të emërohen nga KLP në zyrat e prokurorive të rretheve. Dëshiroj të theksoj që hapja e ?ështjeve të fjetura penale nuk ka kufizim kohor kur ato nuk janë parashtruar. Për vepra penale të korrupsionit afati ligjor i hapjes së tyre është shumë i gjatë, shkon me dekada.
DW: Z. Ibrahimi, kur parashikohet ngritja e BKH? A mund të fillojë punën SPAK pa hetuesit ose ndryshe oficerët e policisë gjyqësore të BKH?
Genti Ibrahimi: Kryeprokurori i SPAK do të rekrutojë drejtuesin e BKH dhe të dy bashkë do rekrutojnë oficerët e policisë gjyqësore, pra hetuesit e BKH. Pas përzgjedhjes ata do të trainohen nga ekspertë amerikanë të FBI, gjë që do të marrë disa muaj. Por SPAK do të fillojë punën duke përdorur oficerët e policisë gjyqësore të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, derisa të ngrihet BKH./DW
Policia ka arrestuar sot një person ër veprën penale “Prodhi...
Policia ka arrestuar një adoleshent, i cili dyshohet se ka p...
Pak muaj më parë bashkëpunimi mes Bujar Qamilit dhe Luana Vj...
Bashkëshortja e tij, Sara Hoxha po shijon shtatzaninë e dytë...
Së shpejti do të kemi bashkëpunimin e vitit. Reperi i njohur...
Pak ditë më parë divorci mes sopranos së njohur Inva Mula dh...
Ndodh ndonjëherë që tatuazhet që ju kanë pëlqyer aq shumë në...
Aktorja me famë botërore, Sharon Stone , së fundmi ka folur ...
Duket se trendet e dasmave nuk do të qëndrojnë kurrë të njëj...
Policia ka arrestuar sot në 39-vjeçar në Elbasan pasi u kap ...
Kreu i Partisë Demoktarike, Lulzim Basha, ka postuar në rrje...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Policia ka arrestuar sot një të ri në Vlorë pasi u përpoq të...
Kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj jemi mësuar ta shohim ...
Do jepni maksimumin gjate kësaj dite ju te dashuruarit dhe d...
Përpjekjet e Skënderbeut në këtë moment duket se vijojnë par...
Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka njoftuar se ...
Durrësi është sot për sot bregdeti më i frekuentuar, kjo fal...
Sot, në Ukrainë po mbahen gjedhjet e parakohshme parlamentar...
Procesi i aplikimit për strehim social pritet të pësojë ndry...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...