Video-S'ka më patenta me para nën dorë/ Rregulla të reja për marrjen e provimit të praktikës
Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka njoftuar se ...
Përpjekjet e Skënderbeut në këtë moment duket se vijojnë paralelisht jo vetëm për të siguruar financat për vijimësinë e klubit dhe një projekt të saktë rreth saj, por edhe për të afruar lojtarë në merkato para se të jetë tepër vonë.
Në këtë pikë duket se drejtuesit e Skënderbeut kanë menduar që gjithçka ta nisin nga lojtarët që ishin pjesë e rëndësishme e ekipit sezonin e kaluar dhe pikërisht me ta kanë filluar bisedimet fillimisht.
Pasi ka komunikuar me kapitenin Marko Radas dhe mesfushorin Gjergji Muzaka, duket se Ardjan Takaj ka edhe një dëshirë të fundit për sa u përket tri shtyllave kryesore të ekipit. Bëhet fjalë për rikthimin e Vangjelit te Skënderbeu edhe për sezonin e radhës.
Kjo do të sillte në Korçë jo vetëm cilësinë për prapavijën dhe në tërësi për ekipin, por edhe një prej motivuesve kryesorë të lojtarëve të rinj, gjë që u pa të ndodhte edhe vitin e kaluar. Por, duket se arritja e një akordi me mbrojtësin korçar, në këto momente në Australi, mbetet një rebus i madh dhe tepër i vështirë për t?u arritur.
Burimet pranë lojtarit bëjnë me dije se Kristi Vangjeli është kontaktuar personalisht nga Ardjan Takaj, madje komunikimet mes tij dhe presidentit të Skënderbeut janë të vazhdueshme edhe pas daljes së përgjigjes së KAS-it, shkruan “Panorama Sport”.
Vetë presidenti bëhet me dije se i ka kërkuar lojtarit që të jetë sërish pjesë e Skënderbeut në vijim, gjë që Vangjeli nuk është se e ka mohuar kategorikisht. Të njëjtat burime bëjnë me dije se për të pranuar kërkesën e Takajt, Vangjeli ka kërkuar mbi të gjitha garanci financiare për sezonin në vijim dhe një pagë që nuk do të pësojë ndryshime të mëdha nga ajo e sezonit që u mbyll.
Kërkesat e korçarit kanë qenë të hapura, madje ka ngulmuar edhe te një paradhënie e mundshme për ta bërë me të lehtë arritjen e një akordi për sezonin e ardhshëm. Këto kërkesa kanë vënë në lëvizje disi presidentin e Skënderbeut, i cili e ka lënë gjithçka të hapur, duke e shqyrtuar si mundësi pasi të ketë përcaktuar planin e veprimit për sezonin e ardhshëm.
Gjithsesi, edhe nëse akordi arrihet me Vangjelin, me shumë mundësi korçari do të qëndrojë në Korçë te bardhekuqtë deri në dhjetor të këtij viti. Kjo, edhe për faktin se në Australi janë mahnitur me paraqitjet e Vangjelit në kampionat, aq shumë, saqë mund të ketë edhe ndonjë ofertë për të vijuar andej karrierën e tij si futbollit. Madje, kjo është edhe dëshira e vetë lojtarit, por jo vetëm kaq.
Përmes një kontrate në këtë kontinent të vogël, Vangjeli kërkon të tërheqë edhe familjen e tij për të ndërtuar jetën në Australi edhe më pas ta mbyllë me futbollin. Gjithsesi, e rëndësishme mbetet që bisedimet janë ende në rrugë e sipër dhe primare do të jetë që Takaj fillimisht ta garantojë zyrtarisht vijimin e projektit të tij te Skënderbeu.
Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka njoftuar se ...
Durrësi është sot për sot bregdeti më i frekuentuar, kjo fal...
Sot, në Ukrainë po mbahen gjedhjet e parakohshme parlamentar...
Procesi i aplikimit për strehim social pritet të pësojë ndry...
Sulmi me armë në 20 qershor 2019 në Durrës, ndaj Plaurent De...
Këto janë titujt e faqeve të para të shtypit të ditës, e die...
Moti do të jetë me kthjellime përgjatë Ultësirës perëndimor...
Nëse dëshironi të jeni një inovator, duhet të merrni përsipë...
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit zhvilloi mbrëmjen e sotme nj...
Kejvina Kthella është një nga vajzat më seksi të showbizit s...
Bukuroshja e njohur e ekranit Eva Murati, pas përfundimit të...
Një ditë pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës Ramush H...
Adrola Dushi është një nga modelet më të famshme shqiptare. ...
Ylli i filmit “Tom Raider”, Simon Jam është sulmuar me thikë...
Kryebashkiakja në detyrë e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, ...
Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu i befasoi të gjithë ndjek...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin ...
Shtatori pritet të sjellë ndryshime të mëdha në televizion. ...
Noizy është reperi më i suksesshëm i momentit në Shqipëri. K...
“Do vazhdoj të jem në zyrë derisa të na mbështesin njerëzit”...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...