Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Në muajin shkurt të këtij viti, Prokuroria e Tiranës dhuroi spektakël më një sërë arrestimesh të zyrtarëve të lartë në lidhje me skandalin e tenderit të byzylykëve.
Prokuroria lëshoi 8 fletë arreste, për zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë midis tyre funksionarë dhe ish funksionarë, të cilët akuzoheshin për ?Shpërdorim detyre? dhe ?Shkelje të barazisë në tendera?.
Nën verifikim, siç u tha atëherë nga Prokuroria përfunduan edhe dy ish ministrat e Drejtësisë, Ylli Manjani dhe Petrit Vasili.
Në këto rrethana Prokuroria e Tiranës njoftoi se kishte rihapur çështjen e mbikqyrjes elektronike, si dhe kishte rinisur hetimet për tenderin e byzylykëve.
Kur u duk se gjithçka ishte harruar, Prokuroria njoftoi se kishte vënë nën hetim 12 persona, 4 prej të cilëve, Gjykata i la me masë arresti shtëpie dhe 8 të tjerë i la me masën detyrim paraqitje.
Në arrest shtëpie u vënë ish-sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë, Juliana Hoxha dhe drejtori i shërbimeve mbështetëse Aurel Lamce, si dhe specialistët e IT Lysien Ali dhe Arlind Alikaj.
Zyrtarët në fjalë ishin kallëzuar penalisht edhe nga ish-ministri i Drejtësisë Gazmend Bardhi, për skandalin me tenderin e byzylykëve që lidhet me mbikqyrjen elektronike të të dënuarve.
Shtrirja e hetimeve përkonte edhe me kohën kur dikasteri drejtohej nga ish-ministrat Petrit Vasili dhe Ylli Manjani.
Në media u raportua se në pesë procedura tenderimi, ishin evidentuar shkelje që kishin lidhje me shërbimin e kamerave në burgje si edhe mbi regjistrin noterial që nuk funksiononte.
Dy ish-ministrat Ylli Manjani dhe Petrit Vasili u thirrën për t’u marrë në pyetje për pozicionin dhe rolin e tyre që ata kanë pasur në 5 tendera.
Manjani u paraqit në Prokurori ku u mor në pyetje nga prokurori Kreshnik Ajazi, ndërsa Petrit Vasili e injoroi thirrjen e Prokurorisë.
Prokuroria përfshihet në skandal
Por, çfarë ka ndodhur me këto hetime që u reklamuan me bujë në media.
Skandali i tenderit të byzylykëve është thelluar. Jo nga hetimet, por nga Prokuroria që s ‘dihet se çfarë po bën me këtë çështje.
CNA.al e ka pyetur Prokurorinë e Tiranës se çfarë ka ndodhur me këto hetime, duke i kërkuar informacione, për dy ish ministrat e Drejtësisë, Manjani dhe Vasili por edhe për kompaninë që Ministria e Drejtësisë lidhi marrëveshje për byzlykët me shoqërinë Soft & Solutions të Ermal Beqirit.
Pas më shumë se dy muajsh, Prokuroria ka denjuar të kthejë një përgjigje gjysmake, duke treguar se hetimet janë pushuar që në vitin 2018.
“Mbi bazën e referimit të bërë nga Ministria e Drejtesisë, me ministër të kohës z.Gazmend Bardhi, Prokuroria pranë Gjykatës se Shkallës së Parë Tiranë ka regjistruar procedimin penal nr.10438 datë 27.12.2017 për veprën penale ?Shpërdorimi i detyres?, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Në përfundim të hetimeve, nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, më 01.03.2018 është kërkuar pushimi i çështjes dhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka vendosur pushimin e çështjes penale”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë së Tiranës.
Por se çfarë u bë me hetimet që u rihapën, Prokuroria nuk thotë asnjë fjalë.
Të jenë një vit mbrapa Elisabeta Imeraj dhe prokurori Kreshnik Ajazi, dhe të harrojnë çfarë njoftimi kanë lëshuar më herët, apo po tentojnë fshehin dështimin e tyre?
Fillesat e skandalit
Ylli Manjani ka udhëhequr Ministrinë e Drejtësisë në kohën që u dha tenderi i byzylykëve, në vitin 2016, ndërsa Vasili e ka marrë detyrën në janar të vitit 2017.
Në muajt mars dhe prill të vitit 2017, dyshohet se ka Vasili ka pasur dijeni për skandalin, por ka heshtur.
Sipas fakteve të bëra tashmë publike, Ministria e Drejtësisë lidhi marrëveshje për byzlykët me shoqërinë Soft & Solutions të Ermal Beqirit.
Ermal Beqiri ka qenë një nga tre ekspertët që nxorën të pafajshëm Ilir Metën dhe rrëzuan videon e përgjimit Meta-Prifti.
Bëhet fjalë për një tender me vlerë 2 milionë euro i cili u fitua nga bashkimi i tre operatorëve ekonomikë: Soft & Solution, Fastech dhe Ratech.
Fillesat ky skandal i ka që në vitin 2016, në kohën që u dha tenderi dhe Ministria e Drejtësisë drejtohej nga Ylli Manjani.
Sipas asaj që është raportuar në media, në garë morën pjesë shtatë firma, por plot pesë prej tyre, në mënyrë të çuditshme, nuk paraqitën as ofertën ekonomike.
Më pas, Komisioni i Vlerësimit e lexoi të gjithë dokumentacionin e paraqitur nga shtatë kompanitë dhe shpalli fituesin në më pak se 48 orë.
Bashkimi i Operatorëve që fitoi tenderin me vlerë 196 milionë lekë të reja e shkatërroi konkurrencën duke bërë një skonto prej vetëm 2 milionë lekësh të reja (sa 1% e vlerës totale).
Në një muaj kohë,pra në kohë rekord Bashkimi i Operatorëve nënshkroi kontratën për furnizimin me 300 byzylykë elektronikë dhe me softëare-in e administrimit të tyre.
Bashkimi i Operatorëve përbëhej nga tri shoqëri shqiptare: Ratech shpk, Fastech shpk dhe Soft & Solutions.
Është pikërisht prania e shoqërisë Soft & Solutions, që e bëri të dyshimtë këtë process, pas së cilës qëndron Ermal Beqiri. Ky i fundit njihet si njeri i afërt me ish-ministrin Ylli Manjani.
Në atë kohë që u dha tenderi, Ermal Beqiri shte përgjegjës i IT-së pranë Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.
Në fakt, Ermal Beqiri ishte një ndër tre ekspertët, të cilët, në vitin 2011, zhvelerësuan akuzat ndaj Ilir Metës për korrupsion, duke treguar se video-përgjimi i bërë nga Dritan Prifti, ishte manipuluar./CNA.al
Skandali i byzylykëve/ Manjani mbyll gojën në Prokurori
Skandali i byzylykëve/ Gjykata urdhëron të regjistrohet procedimi penal
Thellohet skandali/Byzylykët nuk u vendosen të burgosurve
MD merr në dorëzim byzylykët/Ministri teknik urdhëron shkarkimin e dy zyrtarëve (Emrat)
Abuzim me tenderat/ Arrestohen 4 zyrtarë, në hetim dy ish-ministra
Ish-ministrave të LSI-së iu tunden prangat/ Plas skandali i ekspertit të dosjes së Ilir Metës
Nga licensat e noterëve tek skandali i byzylykëve/ Fundoset ish-ministri i Ramës?
Nga ‘lidhja” me Balilin tek skandali i byzylykëve/ Zbulohen pronat e dyshimta të Manjanit
Banorët e zonës së “Astirit”, shtëpitë e të cilëve preken ng...
Ylli televiziv Megan Barton Hanson është përfolur shumë nga ...
Deputeti i listës së Lulzim Bashës, Kujtim Gjuzi ka tërhequr...
Një makinë në qytetin e Lezhës është përfshirë nga flakët pa...
Para 6 javësh, modelja e famshme Abbey Clancy është bërë nën...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të ...
Një fatorino është plagosur në Durrës, pasi ka rënë nga urba...
Në disa lagje të Tiranës, në datat 22 dhe 23 korrik, do të k...
Aktori i humorit Bes Kallaku ka lajmëruar fansat se së shpej...
Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka ku...
Policia në Fier ka bërë të mundur parandalimin e një ngjarje...
Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar Xhensila Myr...
Një 48-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Dibrës,...
Dy persona janë arrestuar nga policia, pasi dyshohen se vidh...
Me rastin e 20 vjetorit të fronëzimit të tij në Mitropolinë ...
Dy aktorët më të pëlqyer të humorit, Ermal Mamaqi dhe Bes Ka...
Avokati i njohur Altin Goxhaj e ka cilësuar sot kreun e Part...
Avokati i njohur Altin Goxhaj, ka bërë deklarata të forta so...
Avokati i njohur Altin Goxhaj, ndërsa ka komentuar dorëheqje...
Aktorja e njohur Amy Jackson është kritikuar pafund nga ndje...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...