Moti i keq dëmton linjat elektrike/ Berati e Divjaka në terr
Moti i keq që ka përfshirë vendin ka lënë pa energji elektri...
Në Tiranë, një vajzë 18 vjeçare kërkoi ndihmën e mediave për t?u mbrojtur nga abuzimet seksuale, që sipas saj, kryente i ati me të prej 3 vjetësh.
Ajo i tregoi programit Fiks Fare në televizionin Top Channel se si policia dhe prindërit e shtynë të tërhiqte denoncimin, ndërsa tani kërkon ndihmë nga mediat.
Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Ilirian Agolli, e intervistoi vajzën denoncuese, e cila tha se policia nuk veproi për ta mbrojtur. Zëri dhe emri i saj janë fshehur për arsye sigurie.
Programi i njohur investigativ “FIKS FARE” publikoi në televizionin Top Channel denoncimin e një vajze 18-vjeçare, sipas të cilës babai e dhunonte seksualisht prej 3 vjetësh.
Vajza thotë se denoncoi dhunën disa muaj më parë në polici me ndihmën e një avokati, por pas një jave u detyrua ta tërheqë denoncimin për shkak të presioneve.
Mesazhe me presione, nga të afërm që e braktisnin asaj i vinin edhe gjatë intervistës së sotme.
?Unë kam vajtur në polici para disa muajsh dhe bëra një denoncim nëpërmjet një avokati në Tiranë. Denoncimin me avokat e bëra në Tiranë, sepse në qytetin ku jetoj jam fare e pambrojtur. Pasi bëmë denoncimin, një polic aty e mori babain në telefon dhe i tha që ka ardhur një dosje e zezë për ty, ndaj duhet të vish ta shikosh me patjetër. Babai shkon aty dhe i lexon të gjitha. Më merr në telefon dhe më thotë: Duhet të vish. Do të vij mamaja të të marrë?. Shkoj në polici dhe policia më kërcënon: Nëse nuk ka prova, ti do të arrestohesh, sepse akuzohesh për një denoncim të rremë. U detyrova ta tërheq denoncimin brenda një jave, sepse nuk kisha asnjë provë? – tha vajza denoncuese.
Vajza thotë që i kish marrë si kërcënime thëniet e policëve, se do të dënohej, nëse dëshimtë e saj nuk dilnin të vlefshme.
Ajo e tërhoqi denoncimin dhe u fejua më pas me një djalë, por përsëri babai i kërkonte favore seksuale, ndaj ajo bëri regjistrime të bisedave me të.
Vajza thotë se babai ka miq e shokë brenda radhëve të policisë, që e mbrojnë duke i treguar të dhëna sekrete nga denoncimet dhe hetimet. Ajo theksoi se pasi zhgënjye nga policia, mendoi t?u drejtohej mediave si një rrugë shpëtimi.
?Babai i mësoi të gjitha se kush e bëri denoncimin, me cilin numër u bë denoncimi, dhe me çfarë linje dhe profili Facebook-u u bë denoncimi. Këto të dhëna në shtete të tjera janë mjaft private, ndërsa në qytetin tonë dolën të gjitha? – tha vajza denoncuese.
Babai tashmë i arrestuar Ishte në dijeni të çdo lëvizjeje të vajzës drejt kryeqytetit, madje edhe kur shkoi në televizionin Top Channel.
Vajza thotë se edhe më parë e kishte denoncuar babanë në polici si kultivues i bimëve narkotike, por doli shpejt nga qelia për ato.
Ndërsa pas denoncimit të abuzimit seksual, ai i thoshte vajzës që nuk kishte ku të shkonte tjetër dhe se në fund përsëri do të mbetej në dorë të tij.
?Qofsha vajza e fundit me këtë lloj historie dhe shpresoj që shumë vajza të tjera, që janë në të njëjtën pozitë, le ta bëjnë edhe ato një denoncim të tillë dhe mos të frikësohen nga askush? – tha ajo.
E pyetur nga ?Zëri i Amerikës? mbi pretendimet e vajzës për mosreagim dhe presion nga forcat e rendit, policia njoftoi se nuk mund të komentonte ngjarjen, përderisa ka filluar një hetim nga prokuroria.
Një zyrtar i saj pohoi për VOA-n se çdo pretendim i vajzës, çdo thënie e saj dhe çdo veprim policor që është kryer gjatë kësaj periudhe do të verifikohet nga prokuroria dhe nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, e njohur si SHÇBA.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin Kurbin bënë arrestimin e shtetasit Sh.I., 48 vjeç, banues në atë qytet, thuhet në njoftimin e djeshëm të policisë.
?Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet të ketë konsumuar vepren penale të “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari”, parashikuar nga neni 106 i Kodit Penal. Materialet për veprime të mëtejshme do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kurbin?, njoftoi policia të martën në mbrëmje./VOA
Moti i keq që ka përfshirë vendin ka lënë pa energji elektri...
Një aksident ka ndodhur në Vërdovë të Pogradecit.Dy automjet...
Analisti Andi Bushati ka komentuar situatën politike në vend...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vijon takimet ...
Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë publik në rrjetet soci...
Në dhjetor të vitit 2017, ish-këshilltari për Sigurinë Kombë...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Ilir Mustafaj, pritet të dal...
Presidenti Ilir Meta ka nxjerre dekretin e dytë për datën e ...
Ish kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Int...
Një stuhi e furishme ka përfshirë të gjithë vendin pasditen ...
Avokati i Ruhan Hirajt, i cili u ekstradua nga SHBA pasi aku...
Deputetja Rudina Hajdari, në një postim në rrjetet sociale, ...
Ditën e sotme Qeveria ka marrë një vendim mbi mbrojtjen pers...
Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, së bashku me nj...
Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cak...
Koleksionisti i njohur, Gjergji Thimo, të cilit iu sekusestr...
Një aksident rrugor ka ndodhur para pak minutash në Librazhd...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ë...
Një aksident ka ndodhur pak çaste më parë në aksin Kavajë Rr...
Ish deputeti i LSI, Petrit Vasil komentoi protestën e së hën...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...