web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Komisionerët kanë mbushur kutitë"/ Vasili: Do vazhdojmë t'i demaskojmë

1 Korrik 2019, 11:29, Aktualitet CNA

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar me anë të një deklarate për shtyp duke denoncuar mospërputhjen e shifrave gjatë numërimit të votave në disa bashki të vendit.

Vasili tha se kutitë e votimit janë mbushur nga vet komisionerët e PS duke dashur të mbulojnë faktin që shqiptarët bojkotuan këto zgjedhje dhe kryeministrin Edi Rama.

 ?Proces i paligjshëm dhe antikushtetues, monist, të cilët u futën dhe mbyllën dritat duke mbushur kutitë, por duke qenë të trash si kryetari i tyre, harrun këta derdimenë se mbushën kutitë me më shumë se 100 %.

Procesi i demaskimit të këtyre delenxhinjëve do të vazhdojë, se ndonjëri do të thotë që këta janë po aq delenxhinjë sa edhe idiot. ? ka thënë Vasili ndër të tjera./CNA.al





Lajmet e fundit nga