LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bie zia tek Rilindja/ Veliaj më pak vota se në 2015-tën

1 Korrik 2019, 21:49, Aktualitet CNA
Bie zia tek Rilindja/ Veliaj më pak vota se në 2015-tën

Procesi i numërimit të votave për krerët e rinj të bashkive po shkon drejt fundit. Shumica e qytetarëve e kanë mësuar se kush do ti qeverisi në katër vitet e ardhshme.

Në Tiranë janë 9 kutitë e fundit dhe Veliaj do të jetë edhe katër vjeçarin tjetër kryebashkiak.

Mirëpo në një palë zgjedhje si këto dhe me një kandidat përballë të cilin e censuroi me të gjitha mënyrat për të mos pasur hapësirën mediatike që të shpaloste programin e tij, Veliaj ka pësuar një rënie nga viti 2015.

Në ndryshim nga Partia Socialiste e cila në kryeqyetet ka një rritje të numrit të votave Veliaj ka humbur 10 mijë vota në krahasim me vitin 2015 shkruan CNA.al

Kjo tregon se qytetarët e Tiranës, janë mërzitur dhe janë lodhur prej propagandës dhe portretit te tij që të shfaqet kudo nëpër media.

Më këtë rënie Erion Veliaj ka dështuar si asnjë kandidat tjetër i PS-së në Shqipëri. Në selinë e Rilindjes ka rënë zia dhe vetë Veliaj mësohet se është përplasur ashpër me stafin e tij të ngushtë.

Ky rezultat është edhe më i ulët po të kemi parasysh denoncimet për blerje votash apo mbushje të kutive. Në Tirane pritet të dalin fakte për dhjetra mijëra vota të hedhura në kuti.

Më poshtë sjellim edhe fotot përkatëse të rezultateve në vitin 2015 edhe sot./CNA.al

Rezultati i vitit 2015

Rezultati i vitit 2019

Lajmet e fundit nga