Krimi që ka ndodhur me protestën
Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, rinia. Për Zvërne...
Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, rinia. Për Zvërne...
E kuptoj zemërimin dhe zhgënjimin tuaj sot në mëngjes.
Partia Demokratike sot i ngjan një treni të mbushur plot me pasagjerë, që timonieri e ka nxjerrë nga shinat për llogari të vet, dhe tani po përpëlitet i shkatërruar në anë të rrugës.
Përgjegjësia e vetme e juaja, është se i besuat trenin njeriut të gabuar, dhe sot jeni afër asgjësimit
Rifuteni trenin në shina dhe zgjidheni vetë kapitenin. Mos lejoni që ata që u nxorën nga shinat, t?u mbajnë peng në trenin e braktisur.
Dhe për këtë, shmangni disa simptoma kronike, që ky kapiten ka aplikuar për 29 vjet, sa herë humbet. Por këtë radhë nuk ka humbur, këtë radhë ka asgjësuar Partinë Demokratike.
E para, mos humbisni kohë të dëgjoni përralla për pjesmarrje të ulët në zgjedhje nga populli, apo për interpretime sipas oreksit, të raportit të OSBE- ODIHR.
Pjesëmarrja nga populli kundërshtar me ju, ka qenë maksimale, dhe pak më shumë se sa ka qenë për 29 vjet nga ajo parti.
Socialistët kanë marrë tërë jetën 750 mijë vota në këtë vend dhe pak më shumë se aq, kanë marrë prapë dje. As janë ulur, as janë shtuar, as kanë bojkotuar.
Përkundrazi, me marrëzinë e tij, lideri juaj i bashkoi rreth Edi Ramës, që mund t?i kishte humbur këto zgjedhje nëse ju do konkurronit.
Nëse keni qejf ta llogarisni me përqindjet e listës formale prej 3.4 milionë qytetarësh, nga të cilët 45 për qind janë jashtë, llogariteni. Me atë listë socialistët kanë marrë 21 për qind, kurse ju 13 për qind, sikur të merrnit pjesë, sipas zgjedhjeve të fundit. Nuk fitoni gjë duke gënjyer veten.
Nga këto zgjedhje, Edi Rama ka marrë maksimumin, pasi lideri juaj i kishte llogaritur si zgjedhje me të cilat do digjte Shqipërinë, por dogji veten.
Edi Rama ka marrë për këto zgjedhje, mbështetje të pazakontë ndërkombëtare, ndërkohë që nëse do ishte ndryshe, ai mund të ishte i akuzuari i Perëndimit këtu.
Me qëndrimin ndaj tij, me zgjedhjen e rrugës revolucionare, ju bashkuat socialistët rreth Edi Ramës dhe i bëtë ata, të harrojnë zhgënjimet e tyre 6 vjeçare.
Nuk di kush tjetër mund t?ia bënte këtë dhuratë një kryeministri në vitin e gjashtë, përveç liderit tuaj.
E dyta, mos bini në kurthin e atyre që thonë se tani nuk është koha të merremi me veten. Tani është koha të merreni me veten, se më vonë duhet të mereni me zgjedhjet.
Tani është koha që dikush të mbajë përgjegjësi për aventurën revolucionare të dështuar ku e futi PD, tek djegia e mandateve, bojkoti i zgjedhjeve dhe lënien e saj pa asnjë pushtet.
Unë nuk mbaj mend këto gjashtë vjet që Lulzim Basha të thotë humba një herë. Edhe kur humbi më 2015, edhe kur humbi më 2017, dhe kur u shpartallua më 2019, ai thotë ?fitore?.
Nëse do ishte fitore çdo humbje që Lulzim Basha pëson këtu e gjashtë vjet, atëhere s?keni pse bëni më protesta, luftë, apo revolucione, se ju jeni të fituar kështu siç jeni.
E treta, që nuk duhet të mashtroheni, është kjo përpjekja për të bërë sikur keni një plan të ri dhe akoma më keq, sikur keni dhe aleatë.
Shmangni fytyrën e Fatmir Mediut, Mesilës, Gon Dukës apo Nard Ndokës nga ekrani, se ata nuk vijnë për t?u dhënë, por për t?u marrë ndonjë votë. Akoma më keq nëse vijnë për t?u dhënë mendje.
Merreni me guxim debatin brenda jush dhe besojani PD-në një grupi të ri, nga ata që janë të lirë të luftojnë dhe të afrojnë energji të reja në PD.
Duke mbajtur ato fytyra, ju mbani të ngrirë mijëra shqiptarë që nuk afrohen tek PD, falë atyre.
Ata që u nxorën nga shinat dhe u kanë lënë në anë të rrugës të gremisur, nuk mund t?ju rifusin sërish në shina. Por dhe nëse ju fusin, do t?ju përplasin përsëri.
Merreni me guxim një marrëveshje të re mes njëri- tjetrit dhe kundërshtarëve, për një reformë të thellë kushtetuese, reformë elektorale dhe rregulla më të ashpra kundër krimit elektoral, dhe hidhuni në betejën që mund të ringrejë PD.
Ndryshe s?do keni më të ardhme. Dikush tjetër do të bëjë atë që po hezitoni të bëni ju.
Së fundmi, mos dëgjoni opinionistë të paguar nëpër ekrane, që shpikin fitoret tuaja, stërhollojnë gënjeshtra dhe faktorizojnë njerëz pa asnjë votë në këtë vend.
Ata nuk janë duke ju mbrojtur ju dhe PD, por janë duke mbrojtur gënjeshtrat e tyre, të cilat çuan PD në këtë humnerë.
Shumica e tyre nuk kanë qenë kurrë me PD. Shumica janë ata që frymëzuan ?97-n dhe nuk është se u dhimbset PD. As ju.
Thjeshtë një herë ju çuan buzë greminës me armë në dorë, nje herë ju çuan buzë greminës, duke ju çarmatosur.
Tani prej sot ata duan të tregojnë se nuk kanë gabuar dhe ju keni fituar. Ata në fakt nuk kanë gabuar, se ja kanë arritur qëllimit ta shkatërrojnë PD, por ju duhet të mbroni PD edhe nga këta./CNA.al
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në një lidhje direkte ...
Ministrja e Shtetit për Marëdhëniet me Parlamentin, Elisa Sp...
Pas deklaratës së ambasadës amerikane në Tiranë ka reaguar e...
Ka përfunduar numërimi i votave në Vlorë.Në garën për bashki...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një postim në rrjetet ...
Ish kreu i Grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka f...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka reaguar pas zgjedhjeve të zh...
Deputeti Kujtim Gjuzi në një prononcim eksluziv për CNA.al k...
Gazetari Armir Shkurti ka ironizuar liderin demokrat, Lulzim...
Kryedemokrati Lulzim Basha siç e ka bërë traditë të përnatsh...
“Votimet e djeshme treguan se shqiptarët e mbështesin Partin...
Lulzim Basha, kryetari i PD-së është intervistuar nga rrjeti...
Kreu i PD-së Lulzim Basha gjatë konferencës tashmë të përnat...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha në një konferencë për mediat foli...
Nëpërmjet një postimi në faqen e tij në rrjetet sociale depu...
Analisti Fatos Lubonja ka folur për raportin e OSBE/ODIHR li...
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave edhe në Bashkinë...
Një ndërtesë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në ...
Kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetet sociale, ka ...
Sot në 1 korrik mund të bëhet një analizë e plotë e Lulzim ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...