web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shkatërrohet banda italo-shqiptare/ 12 të arrestuar për trafik droge

24 Qershor 2019, 14:24, Aktualitet CNA

Pas një aksioni të ndërmarrë nga antimafia e Romës, një bandë italo-shqiptare e trafikut të kokainës është shkatërruar në Itali.

Mediat italiane raportojnë se grupi në fjalë kryente trafik kokaine nga Belgjika drejt Italisë nëpërmjet fluturimeve low cost.

Në pranga kanë rënë shqiptarët Julian Tare, Bledar Shtembari dhe Renato Hasa, së bashku me 9 persona të tjerë.

Sipas hetimeve, banda italo-shqiptare ka kryer transportin e drogës që nga 2016-ta dhe më pas e shpërndante në tregun vendas./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga