“E di sa të shkurtra i ke”/ Komentuesja “prek” pikën e dobët të reperes
Reperja nga Kosova, Rina Balaj sapo ka publikuar këngën e sa...
Të gjithë skeptikët që kanë pasur dyshime nëse opozita duhet të bojkotonte apo jo zgjedhjet lokale me Edi Ramën, sot e kanë marrë një përgjigje më shumë. Atë ia kanë dhënë pesë kamikazë të Kolegjit Zgjedhor që kanë mbi kokë kosën e reformës në drejtësi, njësoj si Arta Marku apo Donika Prela që nuk hetojnë dot narkotrafikantët që vjedhin vota.
Këta të pestë, Astrit Kalaja, Ridvan Hado, Tomor Skerli, Artur Malaj dhe Lindita Sinanaj, vendosën këtë të hënë se dekreti i Kreut të Shtetit për anullimin e 30 qershorit si datë zgjdhjesh është i pavlefshëm.
Por, më qesharak sesa vendimi që morën është mënyra si ata u përdorën për të mbërritur deri aty.
Pasi Ilir Meta plasi bombën e anullimit të zgjedhjeve, pasi dekreti i tij hyri në fuqi kur u botua në Fletoren zyrtare, Rilindjes që nuk tërhiqej nga zhvillimi i zgjedhjeve moniste, i duhej një shteg ligjor për të shpëtuar. Për këtë shërbeu partia pa anëtarë e famozit Idajet Beqiri. Ajo i bëri një kërkesë KQZ-së gjoja për tu ç?rregjistruar nga zgjedhjet pas dekretit presidencial. KQZ sipas planit i?a hodhi poshtë.
Dhe nga një përdorimsh Beqiri mori vlerë dy përdorimshe sepse iu drejtua Kolegjit Zgjedhor, në mënyrë që ti jepte mundësi Edi Ramës për t?u justifikuar se një gjykatë e hodhi poshtë moslejimin e zgjedhjeve.
Dhe ngjau pikërisht ashtu sikurse Lapsi.al e kishte parashikuar se do të ndodhte që në 13 qershor (lexo linkun poshtë).
Pra, partiza e Beqirit i shërbeu kombit duke zgjidhur krizën më të madhe kushtetuese që ka kaluan ndonjëherë Shqipëria.
Ata pesë gjykatës, duke marrë përsipër të mos lejonin ç?rregjistrimin e ?Unitetit?? nga gara i shpëtuan fytyrën dhe lundrimin në paligjshmëri Edi Ramës.
Për ata gjyqtarë nuk ka aspak rëndësi argumentimi juridik që kanë zgjedhur, i rëndësishëm është përdorimi politik. Sepse ata u bënë pjesë e një makinerie të skicuar në zyrën e kryeministrit, për mënyrën se si fushata do vazhdonte në mënyrë të paligjshme, se si KQZ do sillej si një bandë që interpretonte dekretet presidenciale, se si do futej në lojë Idajet Beqiri, se si shfaqen e tij do ta vazhdonte Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, për të mbyllur në fund historinë në Kolegjin Zgjedhor.
Pra, Astrit Kalaja, Ridvan Hado, Tomor Skerli, Artur Malaj dhe Lindita Sinanaj, nuk bënë asgjë më shumë sesa ajo që tha Edi Rama vetëm një minutë pasi u njoh me dekretin e Metës: ai është i pavlefshëm dhe presidenti duhet shkarkuar.
Në këtë kuptim, ata janë disa mjeranë që tremben për vendin e punës, me të cilët nuk ia vlen të merresh. Fabula e tyre ka rëndësi për tjetër gjë. Ajo ka rëndësi për të na dëshmuar se deri në ç?pikë e ka kapur për gryke shtetin Rilindja.
Ndryshe pse PS do ta vazhdonte fushatën kur së paku formalisht dhe përkohësisht ajo ishte pezulluar me ligj pas dekretit të Metës? Ndryshe pse KQZ do të sillej aq politikisht duke u shtirur se ky dekret ishte i pavlefshëm? Ndryshe policia pse do të zbatonte urdhrat partiakë, se zgjedhjet do të zhvillohen me çdo çmim, pavarësisht nga rezervat e bashkive të drejtuara nga opozita?
Le të supozojmë për një moment se dekreti i Metës ishte antikushtetues dhe në tejkalim të kompetencave presidenciale. Le të supozojmë se ai mund të rrëzohej, jo ekskluzivisht nga gjykata kushtetuese që mungon, por nga kolegji apo gjykata administrative?
Por përsëri dalim tek pyetja: pse asnjë organizëm shtëtëror nuk priti qoftë dhe vendimin e këtyre gjykatave minore?
Përgjigja është e thjeshtë: se ato e dinin paraprakisht vendimin që do të merrej. Në ç?do autokraci nuk ka vend për surpriza.
Edhe Kolegji Zgjedhor i kësaj të hënë këtë vërtetoi. Ai dëshmoi se pushteti e ka shtrirë në arkivol shtetin.
Dhe qoftë edhe vetëm për këtë bojkoti i opozitës ishte tejet i vlefshëm. Për të na treguar se deri ku mund të zhyten duart në krim. Për të na bindur se si sillen banditët kur ua lë fushën bosh: njësoj si grabitësit me maska përpara kasafortave të hapura të një banke./CNA.al
Reperja nga Kosova, Rina Balaj sapo ka publikuar këngën e sa...
Një dalje publike e Lulzim Bashës në një emision televiziv n...
Katie Waissel ka treguar format e saj të mahnitshme në një p...
Pas takimit që kreu i PD Lulzim Basha bëri sot me aletatët e...
Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor i cili la në fuqi datën 30...
Episodi përmbyllës i këtij edicioni të “Keeping With Kardash...
Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka sh...
Kukësi nuk ia doli dot që ta mundë Partizanin në kampionat, ...
Ish-kreu i Libras, dhe ish-deputeti i Rilindjes, Ben Blushi ...
Avokati Altin Goxhaj, e ka quajtur vendimin e sotëm të Koleg...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, i cili u a...
Ministri i Jashtëm italian, Enzo Moavero Milanesi ka folur s...
Përfshirja e fëmijëve në politikë, po bëhet gjithnjë e më sh...
Edhe pse ishte 19 vjec, Jessica Hyer mendoi se mund t’i pagu...
Ditën e djeshme moderatorja dhe këngëtarja Luana Vjollca nis...
Mëngjesin e djeshëm menaxheri i reperit me origjinë shqiptar...
Në datat 2, 3 dhe 4 gusht në Prishtinë do të mbahet festival...
Për shkak të formave të saj shumë seksi, modelja Kejvina Kth...
Këngët e tij jane të pëlqyera dhe shumë të klikuara nga gjit...
Temperaturat e nxehta kanë bërë që plazhet dhe pishinat të j...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...