Braçe i përgjigjet Bashës/ "Demokraci pa zgjedhje nuk ka"
Zv/kryeministri i vendit, Erion Braçe ka reaguar në rrjetet ...
Shkrimtarja Flutura Açka ka publikuar disa foto në të cilat tregon vizitën e saj në qytetin e Korcës.
Shkrimtarja e njohur ka shkruar në rrjetet sociale se ?Edhe pse shiu nuk pushoi veçse ato pak çaste kur mbollëm pemën në Parkun e Poetëve, edhe pse tërmetet nuk reshtën së tranduri tokën dhe së kërcënuari pe vërteti korçarët, Korça, ky qytet mahnitës, më joshi të endërroj të jem banore e saj.?
Ajo ka folur me emocione dhe superlative për qytetin juglindor, Korcën duke thënë se pot ë rrish aty, Tirana të duket e ?pabukur?.
Açka ka mblellë pemën akaci me emrin e saj në qytetin e Korçës ndërsa sqaron se ndodhet aty me ftesë të kreut të bashkisë Sotiraq Filo dhe aktores dhe drejtoreshës së Teatrit të Korçës, Zamira Kita me rastin e Netëve të Korçare të Poezisë.
Postimi i plotë i Flutura Açkës
Korça, mahnitësja!
Edhe pse shiu nuk pushoi veçse ato pak çaste kur mbollëm pemën në Parkun e Poetëve, edhe pse tërmetet nuk reshtën së tranduri tokën dhe së kërcënuari pe vërteti korçarët, Korça, ky qytet mahnitës, më joshi të endërroj të jem banore e saj. Nuk të mjafton një fundjavë e gjatë të shohësh vetëm muzeumet e Korçës tani, nuk të mjafton java të endesh rrethinave dhe pikave turistike të mrekullueshme të saj: Boboshtica, që është një frymë larg, Prespa, një perlë e patjetërsyeshme vetëm një e përpjetë larg, Dardha, që të kërkon një paradite mbresëlënëse, Voskopoja, ku dita do të të duket e shkurtër. Korça, me njerëzit e mrekullueshëm të saj, që ditën ta ruajnë Korçën, por jo vetëm ta ruajnë. Tani ata e kanë zbukuruar atë. Mbase është qyteti shqiptar më i denjë për t’ua rekomanduar të huajve, sepse është qyteti ku ka restorante të mrekullueshëm, bare e qoshka të pastra, të mirëmbajtura, me shije dhe bujari, ka mbrëmje të mbushura me art dhe aktivitete kulturore, dhe ka muzetë, muzetë e saj mahnitës: Muzeun Gjon Mili, Muzeun e Artit Mesjetar, Muzeun Bratko, etj. As Tirana nuk e ka atë çfarë ka Korça. Ta vizitosh e të rrish në Korçë, Tirana të duket e pabukur. Ishte një kënaqësi të mbillja akacien me emrin tim në Parkun e Poetëve mes miqsh të rinj që njoha aty, të hershëm për të cilët më kishte marrë malli dhe plot të tjerë të hujaj e shqiptarë që të bëjnë të ndjehesh aq mirë. Korçën në këta vite e kanë drejtuar njerëz qe e kanë dashur fort qytetin e tyre e që meritojnë nderimin e qytetarëve të saj, por edhe të qytetarëve të të gjithë Shqipërisë, sepse para se të jenë përfaqësues të një ngjyre, ata janë përfaqësues së ngjyrës më të bukur që ka ky qytet: klasit. Dhe patriotizmit. Ai u jep edhe dizajnin rrugëve, shtëpive, artit, muzeve, klubeve te serenatës, vakteve me shije, dhe gjithçkaje me të cilën ky qytet është bekuar.
Faleminderit Kryetarit të Bashkisë Korçë, z. Sotiraq Filo.
Faleminderit gruas së përkushtuar për kulturën e këtij qyteti, aktores dhe njeriut shpirtbukur Zamira Kita.
Netët Korçare të Poezisë së shpejti mbushin 25 vjet, por ato, sikurse pema që mbolla dje, do të jetojnë më të gjatë se ne dhe të lenë shenjat te ky qytet ku rikthimi i shpeshtë është i pashmangshëm./CNA.al
Zv/kryeministri i vendit, Erion Braçe ka reaguar në rrjetet ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka gënjyer në l...
Blogerja e njohur, Armina Mevlani nuk ka pasur asnjëherë kom...
Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj dhe homologu i tij ...
Një aksident tragjik ka ndodhur sot paradite në Gjormë të Ku...
Banorët e fshatit Floq, në Korçë, janë konfliktuar me prefek...
Ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu, ka akuzuar qeverinë pë...
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka reaguar në lidh...
Të tjera lëkundje tërmeti janë shënuar në Korçë, gjatë natës...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas prot...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot disa foto të ...
“Protesta më e madhe që ka parë ndonjëherë Shqipëria në këto...
Pas protestës së dhunshme të mbrëmjes së djeshme, kanë mbetu...
Dy ditë më parë, Partia Socialiste hapi zyrtarisht fushatën ...
Rreth 30 persona janë vënë në pranga nga policia, ndërsa 30 ...
Presidenti amerikan Donald Trump, i cili të hënën qëndron në...
Departamenti Amerikan i Shtetit njofton se tani kërkon nga a...
Qeveria shqiptare ka harxhuar vitin e kaluar për të mirëmbaj...
Katër të burgosur, mes të cilëve dy shqiptarë, janë arratisu...
Fillimi i javës do të shoqërohet me reshje shiu dhe stuhi me...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...