web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha për negociatat/ Koha për t’i kërkuar falje shqiptarëve

29 Maj 2019, 15:37, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një takim me qytetarët e Fierit foli për Raportin e KE për Shqipërinë.

?Në këtë betejë e bëjmëmqë kurrë më e njejta bandë oligarkësh e kriminelësh, të mos marrë më peng qeverinë e radhës.

Ne luftojmë t’i japim fund tranzicionit dhe t?i hapim rrugën Shqipërisë europiane.

Ditën e sotme, për të tretin vit radhëzi, Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Ne dëshirojmë që Shqipërisë t?i japim negociatat sa më parë. Por ka tre vite që hapja e negociatave është refuzuar. Vendet Europiane kanë raportet e agjencive të ligjzabtimit, raportet e korrupisionit dhe krimit të organizuar me qeverinë. Vendet e Bashkimit Europian marrin vendime mbi raportet që tregojnë të vërtetën. Sot Edi Rama, duhet t?i kërkonte falje shqiptarëve?, theksoi Basha./ CNA.al





Lajmet e fundit nga