web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Po pres ditën e martesës"/ Ronela Hajati flet troç kur pyetet për virgjërinë

28 Maj 2019, 12:10, Aktualitet CNA

Ajo ka shumë vite në skenë dhe këngët e saj bëhen gjithmonë hite. Këngëtarja Ronela Hajati ishte e ftuar së fundmi në emisionin “NIN” dhe gjatë rubrikës “Haje ose thuaje”, Ronela Hajati është vënë përballë disa pyetjeve të sikletshme të cilave ka refuzuar t’i përgjigjet.

E pyetur nga Alaudin Hamiti se me cilin prej kolegëve në muzikë ka flirtuar, Ronela ka nisur të qeshë dhe ka thënë se nuk është nga ata tipa që flirton, duke refuzuar të japë një emër. E gjithë situata u rrethua te emri i Young Zerkës, por me të qeshura Ronela nuk tha asnjë emër.

Asaj iu drejtuar edhe një tjetër pyetje e sikletshme, pasi u pyet ?je e virgjër? dhe Ronela i ktheu përgjigjen epike: “Jam edhe unë, si të gjitha shoqet e mia jam edhe unë, po pres ditën e martesës.”





Lajmet e fundit nga