web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vazhdon sulmi ndaj Bindjes/ Rama dhe Basha drejt marrëveshjes

24 Maj 2019, 14:45, Aktualitet CNA

Pas Salvador Kaçaj dhe Bledar Sinellës ditën e sotme është tërhequr nga gara për zgjedhjet e 30 Qershorit kandidati i Bindjes Demokratike për Kamzën, Ylber Gjata.

Në letrën e tij dërguar KQZ, Gjata ka dhënë si argument se nuk mund të jetë pjesë e garës për arsye shëndetësore dhe për shkak të trajtimeve që duhet të marrë jashtë vendit.

Pas bashkisë së Lezhës, asaj të Kavajës radha i ka ardhur asaj të Kamzës për tu shfrytëzuar nga Lulzim Basha për të sulmuar kandidatët e Bindjes Demokratike.

Të treja bashkitë e mësipërme aktualisht drejtohen nga Partia Demokratike./CNA.al





Lajmet e fundit nga