web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zgjedhjet lokale/ Balla: 30 qershorin nuk e luan topi

24 Maj 2019, 12:15, Aktualitet CNA

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka zhvilluar sot takime në Belsh dhe në Cërrik, në kuadër të zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit.

Balla është shprehur se 30 Qershori është afat Kushtetues dhe nuk e luan topi.

Pas deklaratës që bëri sot presidenti, Ilir Meta, ku u shpreh se është gati të ndryshojë edhe datën e zgjedhjeve, Balla ka reaguar duke thënë se data e zgjedhjeve nuk do të ndryshojë.

“Më 31 Maj starton fushata elektorale. Duhet të zhvillojmë një fushatë të qetë dhe të komunikojmë me njerëzit. Zhvillimi i zgjedhjeve me 30 Qershor është afat Kushtetues dhe nuk e luan topi. Kush do të tentojë të pengojë qoftë edhe një qendër votimi do të hasë në forcën e ligjit” tha ai./CNA.al





Lajmet e fundit nga