web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga mazhoranca tek Opozita Parlamentare/ Ja, cilët janë deputetët që u betuan sot

16 Maj 2019, 09:24, Aktualitet CNA

Sot në Kuvend janë betuar 12 deputetë të rinj. Jo vetëm nga Opozita parlamentare, siç jemi mësuar deri më tani por edhe nga mazhoranca ka pasur hyrje të reja.

Opozita parlamentare është shtuar me deputetët Halil Valteri, Selami Jenisheri, Besnik Troplini, Krenar Rryçi dhe Kostaq Papa të cilët kanë qenë në listën shumëemërore të PD. Ndërsa nga radhët e LSI, në Kuvend kanë hyrë dhe janë betuar deputetët Vasil Sterjovski, Edmond Stojku, dhe Suzana Topi.

Edhe 6 deputetë  të rinj nga mazhoranca janë betuar sot në Kuvend, për shkak se pararadhësit  tyre, kanë dalë jashtë loje duke qenë se do të garojnë për kryetarë bashkish në zgjedhjet vendore të 30 Qershorit.

Kështu Eljo Hysko mori mandatin e Rakip Sulit, cili  kandidon për Bashkinë e Kamzës, Adriana Jaku mori mandatin e Pjerin Ndreut, i cili synon Bashkinë e Lezhës, Florenc Spaho  mori mandatin e Nuri Belbës, që do të kandidojë për Bashkinë Prrenjas, si edhe Ardit Konomi mori mandatin e Ilir Xhakollit, i cili do të kandidojë për Bashkinë e Pogradecit./CNA.al





Lajmet e fundit nga