web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lista punësimi për vota/ Zbardhen abuzimet e Manjanit dhe Vasilit në krye MD

16 Maj 2019, 09:04, Aktualitet CNA

Pas interpelancës të kërkuar nga deputeti Lefter Maliqi, Ministrija e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka shenjëstruar paraardhësit e saj, Ylli Manjani dhe Petrit Vasili.

Pa i përmendur me emra, Gjonaj, ka thënë se në vitin 2017 kohë kur ka marrë edhe detyrën e ka gjetur në gjendje të mjerueshme sistemin e drejtësisë.

?Gendja në të cilën e gjetëm në 2017 ishte e mjerueshme edhe për mungesën e sigurisë dhe kushtet e infrastrukturës ku ndodheshin të dënuarit. Në më pak se dy vite kemi bërë ndryshim rrënjësor duke e kthyer në një sistem të sigurt. Ndryshuam rekrutimin e stafit. E shikonin drejtorin për të bërë ndere partiake dhe e shikonin pozicionin për përfitime. Në sirtarët e atyre që i kishin harruar u gjetën lista të punësimeve sipas zonave të deputetëve dhe përfitime votash. Por tani çdo rekrutim realizohet në bazë të njohurive”, ka athënë Gjonaj./CNA.al





Lajmet e fundit nga