web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

LSI nuk ndal sulmet ndaj ndërkombëtarëve/ Pse kanë frikë për hetimin e dosjes 339 dhe 184 ?

14 Maj 2019, 12:19, Aktualitet CNA

Lëvizja Socialiste për Integrim ka sulmuar sërish sot ndërkombëtarët.

Ish-kreu i grupit parlamentar të kësaj force politike, Petrit Vasili në një postim në rrjetet sociale shkruan se ?Ndërkombetarët e strehuar në Tiranë kanë një druajtje dhe frikë të madhe të kërkojne qartë e prere hetimin e dosjes 339 dhe 184 dhe cuarjen e fajtorëve përpara drejtësisë?.

Më tej, Vasili i drejton edhe disa pyetje ndërkombëtarëve, ndërsa thekson se ?Pse kjo frikë e nderkombëtarëve për hetimin e dosjes 339 dhe 184 ?

Pse ky pajtim me grabitjen kriminale të zgjedhjeve nga Edi Rama, kur në vendet e tyre mbreterojnë standarte të larta në zgjedhje dhe të papajtueshme me manipulimin e vjedhjen?

Pse kjo heshtje fajtore e ndërkombetarëve ndërkohe,që media botërore si VOA,ZDF RAI e plot të tjera bubullojnë për grabitjen e zgjedhjeve nga krimi dhe trafikantët?

Pse në Amerikë, në Karolinen e Veriut vetëm pak javë me parë anullohen zgjedhjet për manipulime, ndërsa në Shqipëri i grabit krimi i bërë njësh me qeverinë dhe ndërkombëtaret heshtin??

Postimi i plotë i Vasilit:

Nderkombetaret “pa memorje” dhe Standarti Amerikan i zgjedhjeve te Karolines se Veriut, perballe atij rilindas te dosjes 339.

Nderkombetaret e strehuar ne Tirane kane nje druajtje dhe frike te madhe te kerkojne qarte e prere hetimin e dosjes 339 dhe 184 dhe cuarjen e fajtoreve perpara drejtesise.

Pse kjo frike e nderkombetareve per hetimin e dosjes 339 dhe 184 ?

Pse ky pajtim me grabitjen kriminale te zgjedhjeve nga Edi Rama, kur ne vendet e tyre mbreterojne standarte te larta ne zgjedhje dhe te papajtueshme me manipulimin e vjedhjen?

Pse kjo heshtje fajtore e nderkombetareve nderkohe,qe media boterore si VOA,ZDF RAI e plot te tjera bubullojne per grabitjen e zgjedhjeve nga krimi dhe trafikantet?

Pse ne Amerike ne Karolinen e Veriut vetem pak jave me pare anullohen zgjedhjet per manipulime ndersa ne Shqiperi i grabit krimi i bere njesh me qeverine dhe nderkombetaret heshtin?

Nderkombetaret nuk mund te kene nje standart per veten dhe te predikojne nje skarcitet politik zgjedhor si standart,qe mjaftoka per shqiptaret sikur ata te jene qytetare te dores se dyte.

Meqenese nderkombetaret e strehuar kane nje “coroditje” te kujteses po ju rikujtoj cfare ndodhi ne Karolinen e Veriut ne zgjedhjet per Kongresin Amerikan:

Një konsulent për fushatën e Mark Harris-it akuzohet se ka manipuluar me votat, duke hedhur vetë vota të parregullta në kuti gjatë zgjedhjeve në mes të nëntorit ne Karolinen e Veriut.

Harris, i cili deklaroi se kishte fituar ndaj rivalit demokrat Dan McCready, pas këtij skandali u shpreh se do të kërkojë mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Anëtarët e bordit të zgjedhjeve, tri demokratë dhe dy republikanë unanimisht vendosën për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, pas një jave shqyrtimi të çështjes.

Shqiptaret jane qytetare te dores se pare e te shkelqyer.Ata do te refuzojne rrepte cdo imponim te pajtimit me zgjedhje te kriminalizuara ngado qe te vije.

Shqiptaret do te votojne me standartin e Karolines se Veriut dhe jo me standartin kriminal te rilindjes se Edi Rames.





Lajmet e fundit nga